Fakte argëtuese për Panterin

  • 07 March 2018 - 09:23
Fakte argëtuese për Panterin

Ja disa fakte interesante për panterat. A e keni ditur që panterat në fakt janë leopardë dhe jaguarë të cilët kanë një mutacion të rrallë që quhet melanizëm dhe e bën ngjyrën e tyre të kthehet në të zezë

Kafsha që njihet si ‘panter’ në fakt i referohet tri llojeve të maceve të mëdha, leopardëve (Panthera Pardus), ose jaguarëve (Panthera noca) që kanë mutacionin e ngjyrës së bardhë ose të zezë si dhe një nënspecieje e pumës (Puma Concolor). Panteri i zi është një jaguar i zi për amerikanët ose një leopard i zi i Azisë dhe Afrikës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në fakt panteri i zi ka ngjyra  shenja normale (në formë  të pikave) por ato janë shumë të vështira për t’u dalluar në gëzofin aq të errët të kafshës.

Melanizëm quhet mutacioni i pigmentimit me ngjyrë të errët në një jaguar ose leopard që e shkakton gëzofin të jetë i zi dhe ndodhë në rreth 6% të popullatës.

E kundërta e melanizmit është albinizmi i cili është një mutacion edhe më i rrallë dhe mund të ndodhë në shumicën e specieve të kafshëve. Panteri i bardhë është tepër i rrallë dhe është një leopard, jaguar apo pumë albine.

Për shkak se gjeni i melanizmit është dominant te jaguarët, një jaguar i zi mund të ketë këlysh të zinj ose me pika, derisa dy jaguarë me pika mund të kenë vetëm këlysh me pika.

Përveç ngjyrës mendohet që një panter i zi është më pak pjellor se macet e mëdha me ngjyrë normale dhe gjithashtu është shumë më i paparashikueshëm dhe më agresiv.

Panterat e zinj janë notues shumë të mirë dhe janë macet e mëdha më të forta, që ngjiten në drunj dhe e kapin prenë duke kërcyer nga ta. Ata janë në gjendje të kërcejnë deri në 6.09 metra për të kapur prenë e tyre që përfshinë kafshë me madhësi mesatare si dreri apo majmunët dhe lepuj e zogj më të vegjël.

Panteri i zi ka një dëgjim shumë të mirë, shikim ekstremist të mirë dhe një nofull shumë të fortë.

Panteri i zi shpesh quhet ‘fantazma e pyllit’. Është një sulmues i mençur dhe i qetë. Mbulesa e errët e trupit të tij i ndihmon të fshihet dhe ta ndjek prenë lehtësisht e sidomos natën.

Panteri me ngjyrë të hapur bezhe që jeton në Floridë, është një nga 30 nënspeciet e pumës në Amerikën Veriore. Panteri i Floridës është adaptuar në pyjet nëntropikale dhe ambientet e lagështa të Floridës, sidoqoftë ata janë kafshë shumë të rralla, dhe deri më 2013 besohej që në Floridë gjenden vetëm 160 panterë të tillë.

(Kosova Sot)