Pse na duket Toka e rrafshët?

  • 07 March 2018 - 12:42
Pse na duket Toka e rrafshët?

Imagjinojeni Tokën si një top plazhi me gjerësi 90 cm. Nëse e fshehim topin brenda rërës dhe e zbulojmë vetëm një pikë me madhësinë e një monedhe, ajo pjesë e vogël e sipërfaqes së lakuar, do të duket e rrafshët, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Nëse një person do të zvogëlohej në madhësi dhe do të vendosej në atë pikë, ai person do të ishte në gjendje të shihte vetëm një pjesë të vogël të pikës dhe ajo do të dukej edhe më e rrafshët. Kështu që për personin e vogël që qëndron në një top të madh, topi, ose në këtë rast planeti, duket thuajse plotësisht i rrafshët. 

(Kosova Sot)