Pse janë tigrat kaq të frikshëm?

  • 07 March 2018 - 12:44
Pse janë tigrat kaq të frikshëm?

Madhësia dhe fuqia e tigrit, dhëmbët dhe kthetrat e mprehta, si dhe sjellja e gërhitja e tij janë të frikshme për ne. Por për tigrin ato janë thjesht mjete të nevojshme të mbijetesës. Tigri është grabitqari më i lartë në vendbanimin e tij. (Kjo do të thotë që ata hanë edhe grabitqarë të tjerë, por nuk ka grabitqarë që e ha tigrin). Grabitqarët e rangut të lartë kanë tendenca të jenë të mëdhenj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Tigrat peshojnë nga 90 deri në 272 kg. Kjo e bën gjahun më të lehtë për ta. Por, një derr i egër me 272 kg mund të jetë i rrezikshëm edhe për një tigër. Tigri e zë në pritë derrin dhe e mban me kthetrat e tij derisa ta copëtojë qafën e presë me nofullat e tij të fuqishme dhe dhëmbët e mprehtë. Nëse tigri nuk e fiton kontrollin shpejtë mbi derrin, derri mund të kundërluftojë dhe ta lëndojë tigrin.

Më pas tigri mund të vdesë urie për shkak të pamundësisë për të bërë gjah. Tigrat gjithashtu mbrojnë territoret e tyre kundër tigrave të tjerë për t’u siguruar që do të kenë mjaftueshëm ushqim për të mbijetuar. Nëse e shihni tigrin në kopsht zoologjik duke e kërcënuar me gërhitje një tjetër tigër, është e sigurt që janë duke konkurruar për ushqim ose hapësirë.

(Kosova Sot)