A e dini si duken fjollat e borës? (Foto)

  • 19 November 2018 - 09:08
A e dini si duken fjollat e borës? (Foto)

Bora është reshje atmosferike në formë kristalesh uji të ngrirë që bien në tokë në trajtë flokësh të bardha dëbore.

Dëbora formohet kur avujt e ujit që gjenden në shtresat e larta të atmosferës (ajrit) në një temperaturë nën 0 °C ngrin dhe bie në tokë kur temperatura e sipërfaqes është më e vogël se 2 °C dhe, në shtresat e ndërmjetme nuk gjenden temperatura më të larta se 0 °C, përndryshe dëbora shkrihet dhe bëhet llohë ose shi. Dëbora bie zakonisht në stinën e dimrit por, ka raste të rralla që bie edhe në stinë të tjera.

(Kosova Sot)