Konspiracionet e liderëve botërorë

  • 20 November 2018 - 15:08
Konspiracionet e liderëve botërorë

Në qershor 2013, 150 politikanë, udhëheqës dhe bankierë u mblodhën prapa dyerve të mbyllura në Britani për takimin e 61-të vjetor të Bilderberg-ëve. Kush janë Bilderberg-ët? Dhe a janë duke e udhëhequr ata në mënyrë sekrete botën, siç besojnë disa njerëz? Teoritë kosnpirative kanë menduar për shumë kohë që grupet sekrete si 'Bilderberg-ët' janë prapa të gjitha ndodhive në botë.,raporton Gazeta Kosova Sot.

Për shembull, Masonët e lirë, që u themelua më 1717, përdorin shtrëngime sekrete të duarve dhe shenja sekrete për të identifikuar njëri-tjetrin, shenja më e njohur është syri gjithëpamës që ndodhet në kartëmonedhën e dollarit. Kjo ndoshta pasi që Benjamin Franklin ishte Mason. Por, edhe grupe të tjera kanë presidentë në mesin e tyre. Më 1832, një klub elitë, i njohur si Vëllazëria e Vdekjes, u themelua në Jeil. Më vonë, ai ndryshoi emrin në 'Kafka dhe Eshtra' (Skull and Bones) dhe përmban dy presidentët Bush në mesin e anëtarëve të vet, bashkë me njerëz të tjerë në pozita të larta të fuqishme.

Më 1954, u krijua edhe grupi i Bilderberg-ëve, për të promovuar një mirëkuptim mes Amerikës dhe Evropës Perëndimore. Presidentë dhe mbretër madje kanë marrë pjesë në konferencat e tyre. Pra, a janë duke kontrolluar gjithçka nga prapaskena këto grupe? Ndoshta tashmë kemi thënë më shumë se që duhet!

(Kosova Sot)