Dhjetë gjëra që duhet t’i dini për gomarët

  • 22 November 2018 - 11:25
Dhjetë gjëra që duhet t’i dini për gomarët

1. Gomarët janë kafshë që e pëlqejnë shoqërinë e njerëzve dhe të gomarëve të tjerë. Nëse janë vetëm, mund të bien në depresion.

2. Gomarët mund të jetojnë deri në 25 - 35 vjet, por në vendet e pazhvilluara, ku ngarkohet me punë të mëdha, zor se mund ta arrijnë moshën 10-vjeçare.

3. Gomarët e kanë një kujtesë shumë të mirë dhe mund t’i kujtojnë gomarët e tjerë, apo vendet që i kanë parë para 25 vjetëve.

4. Gomarët nuk kanë gëzof të qëndrueshëm në ujë, prandaj nuk u pëlqen të rrinë në shi për një kohë të gjatë.

5. Në pushimoret bregdetare britanike punojnë rreth 800 gomarë, kurse rreth 200 sish punojnë në plazhin e Blekpulit.

6. Kur jetojnë në bashkësi, gomarët e zgjedhin më të fortin nga mesi i tyre që t’i udhëheqë ata. Nëse tufa e gomarëve sulmohet nga ujqit apo grabitqarët e tjerë, atëherë mu lideri i tufës do të ballafaqohet me sulmuesit, duke u mundësuar të tjerëve që të ikin dhe të shpëtojnë.

7. Gomarët që përdoren për punë, shpesh ngarkohen me barrë tepër të rëndë.

8. Në vendet e varfra, gomarët nuk janë të shtrenjtë për t’u blerë, prandaj njerëzve më shumë u konvenon që ta blejnë një gomar tjetër, sesa ta mjekojnë gomarin e sëmurë, apo të lënduar.

9.  Dhembja është shkaktar i shpeshtë i problemeve me sjellje të gomarit - artriti apo dhembja e shpinës mund të jenë shkaktarë të kokëfortësisë së njohur të gomarit.

10. Gomarët janë kafshë inteligjente, të cilat mund të mësojnë njësoj sikur qentë dhe macet, apo delfinët. 

(Kosova Sot)