Mësoni disa gjëra interesante për shpendët
Shpendët janë kurrizorë që kanë aftësi për të fluturuar. Trupin e kanë të mbuluar me pupla, gjymtyrët e përparme të tyre janë krahët, krahët janë shndërruar në gjymtyrë për fluturim. Shpendët edhe mund të fluturojnë edhe mund të ecin si shtazët e tjera. Ecjen e bëjnë me gjymtyrët e prapme. Shpendët nuk kanë dhëmbë, por e kanë sqepin që gjendet në koken e tyre.
Shpendët zhdukin insektet e dëmshme, larva e tyre dhe vezet, e në këtë mënyrë e paksojnë numrin e insekteve që janë shumë të rrezikshme për kopshtie, pemishte, toka të punuara, dhe vende të tjera. Shumë shpend grabitqarë ushqehen me kufoma shtazore me ç’rast e pastrojnë natyrën prej mbeturinave që janë burim i infektimeve. Pastaj shpendët që ushqehen me frute luajnë rol të madh në natyrë duke bërë të mundur përhapjen e farave të bimëve.
(Kosova Sot)