A e dini se cila është pema më helmuese në botë ?

  • 12 December 2018 - 08:56
A e dini se cila është pema më helmuese në botë ?

Manchineel njihet si pema më helmuese në botë. Pemën e rrezikshme e ndeshim më shpesh në Florida, Bahame dhe Karaibe. Megjithëse autoritetet përgjegjëse kanë vendosur shenja paralajmëruese për publikun, prapë së prapë janë regjistruar mjaft raste helmimi. Fryti i kësaj peme ngjan me mollë të vogël, që pasi të ëmbëlson të hidhëron njëherë e mirë.  Qumështi i bardhë i Manchineel është tejet gërryes dhe helmues, imagjinoni akoma dhe një pikë e saj në lëkurë mund të shkaktojë flluska, djegie, enjtje etj.

Viktimat më të shpeshta të toksicitetit janë udhëtarët që e përdornin pemën si strehë nga shiu. Lëngu i pemës është kaq djegës sa akoma dhe pikat e shiut që bien nga degët mund të shkaktojnë lëndime serioze.

Lëvorja e pemës është shumë helmuese dhe djegia liron një lloj tymi që shkakton verbëri të përkohshme ose të përhershme. Manchineel ka gjethe të gjelbëra vezake dhe një lartësi prej 15 metrash.

 

(Kosova Sot)