Kur të humbasim peshë, ku mbetet yndyra?

  • 10 janar 2019 - 10:25
Kur të humbasim peshë, ku mbetet yndyra?

Përkundër faktit që reklamat e ndryshme të dietave dhe pilulave për heqjen e kilogramëve të tepërt nuk ndalojnë se premtuari që nëpërmjet produkteve të tyre ne do ta 'djegim yndyrën', e vërteta është që trupat tanë nuk e konvertojnë yndyrën në energji. Kjo gjë do ta shkelte ligjin e Konservimit të Masës. raporton Gazeta Kosova Sot

Kur humbasim peshë, ne thjesht humbasim atome, të cilët nuk mund të konvertohen në energji. Ndonëse një gjë e tillë ka qenë e njohur për shkencëtarët, në vitin 2013, fizikani australian, Ruben Meerman, kishte vendosur t'i matë përbërësit që e lëshonin trupin gjatë procesit të humbjes së peshës.

Si rezultat ai ka ardhur në përfundim që për çdo 10 kilogramë yndyrë që i humbasim, 8.4 kilogramë nxirren në formë të dyoksidit të karbonit ndërsa pjesa e mbetur prej 1.6 kilogramësh konvertohet në ujë, që më pas nxirret jashtë në formë të lotëve, djersëve, urinës etj. Pra, yndyra që ne djegim shkon në ajër.

(Kosova Sot)