Gjëra interesante për Antarktikun

  • 10 janar 2019 - 15:12
Gjëra interesante për Antarktikun

Shumica e peshqve kanë ‘antifriz’ natyral në gjakun e tyre.

Një shishe me ‘ketchup’ e datës 1912 është në kabinën e një hulumtuesi të vjetër.

Shkencëtarët kanë gjetur akull 800,000-vjeçar të Antarktikut.

Tërë uji në Polin Jugor është akull i shkrirë.

Një ajsberg gjigant e ka madhësinë e shtetit të Konektikatit, SHBA.

Temperatura më e ultë në tokë (-88 gradë celsius) u regjistrua në Antarktik.

Antarktiku ishte në afërsi të ekuatorit qindra miliona vjet më parë.

Erërat mund të arrijnë shpejtësinë 321 km/h.

Në Polin Jugor bie vetëm rreth 3 cm borë në vit.

Në pjesë të këtij kontinenti nuk ka rënë shi për të paktën 800,000 vjet. 

(Kosova Sot)