Pse qajmë kur jemi të lumtur?

  • 14 January 2019 - 10:22
Pse qajmë kur jemi të lumtur?

L otët janë sinonim i mërzisë dhe si të tillë shpeshherë rrjedhin kur jemi duke vuajtur për një situatë të caktuar. Megjithatë, jo rrallëherë ndodh që lotët të dalin edhe në situatat kur ne jemi tmerrësisht të lumtur ose shumë të befasuar,raporton Gazeta Kosova Sot

Tani, një grup i psikologëve thonë që e kanë gjetur arsyen pse një gjë e tillë ndodhë, duke thënë që lotët e gëzimit janë një mënyrë e trupit për ta ruajtur ekuilibrin emocional.

Psikologët thonë që, kur reagojmë ndaj një emocioni shumë pozitiv me një emocion negativ, trupi ynë ia del që të rikuperohet më shpejt nga emocionet e fuqishme. 

(Kosova Sot)