A e dini se kur ka filluar përdorimi i kutive?

  • 18 January 2019 - 09:31
A e dini se kur ka filluar përdorimi i kutive?

Njerëzimi ka filluar të përdorë kuti qysh para 20,000 vjetësh. Në fakt, kjo gjë ka mundësi të ketë filluar edhe më herët, megjithatë provat më të hershme datojnë nga ajo kohë. Ndër inovacionet më të hershme kanë qenë kutitë për bartjen e fëmijëve, të cilat janë punuar nga leckat e ndryshme, që njerëzit i përdornin si rroba, trasmeton gazeta Kosova Sot.

Kutitë tjera të hershme kanë qenë të punuara nga lëkura dhe pjesë të organeve të kafshëve, të cilat janë përdorur për bartjen e ujit. Një tjetër përdorim i hershëm i kutive ka qenë bartja e gacave të zjarrit nga një vend në një vend tjetër, pasi që, siç dihet, në kohën e njerëzve të lashtë ndezja e zjarrit ka qenë një sfidë në vete. 

(Kosova Sot)