Malet nuk e kanë formën që njerëzit mendojnë që e kanë

  • 18 February 2019 - 15:00
Malet nuk e kanë formën që njerëzit mendojnë që e kanë

Nëse dikush ju kërkon që ta vizatoni një mal, me siguri që do ta kishit vizatuar një në formë piramide, që është i gjerë në fund e i rrëpirët në majë. Megjithatë, studimet e bërë së fundmi tregojnë që malet janë shumë më ndryshe nga ajo se si i përfytyrojmë ne, gjë kjo që është lajm i mirë për ata që mëtojnë të shkojnë në pjesët më të larta të botës, për t'i ikur temperaturave të larta, të shkaktuara nga ngrohja globale.

Një studim i ri, i bërë së fundmi nga ekologët Paul Elsen dhe Morgan Tingley, ka treguar se malet janë më të shumëllojshme në formë dhe shumica e tyre kanë hapësirë të gjerë në majë. Kjo i bie që shumë kafshë, kalojnë kohë më të mirë në pjesë më të larta të maleve për shkak të klimës së përshtatshme dhe, më e rëndë- sishmja, për shkak të hapësirës më të gjerë. 

 

 

(Kosova Sot)