Si u zbulua zjarri ?

  • 20 February 2019 - 14:42
Si u zbulua zjarri ?

Zjarri është një dukuri e djegies e shoqëruar me nxehtësi të lartë, tym dhe dritë në formë flakësh përcëlluese,raporton  Gazeta Kosova Sot

Flakët janë një trup gazrash që lëshojnë nxehtësi e dritë. Zjarret ndizen kur një lëndë djegëse i nënshtrohet nxehtësisë ose formave të tjera të energjisë, si p.sh. një shkrepëse etj. dhe ushqehen nga shkarkesa të energjisë termike (ngrohtë), deri sa të jetë mbaruar e gjithë lënda djegëse.

Zbulimi dhe përdorimi i zjarrit nga njeriu besohet të ketë ndodhur para 300.000 vjetësh, por ndoshta mund të jetë përdorur para 790.000 vjetesh siç dëshmojne gjetjet e bëra në vitin 2004 në Gesher Benot Jakov. Kontrollimi i zjarrit ishte një hap i rëndësishëm në lindjen e kulturës njerëzore dhe Qyteterimi i qyteterimeve.

(Kosova Sot)