Retë

  • 14 March 2019 - 09:19
Retë

Ajri gjithmonë përmban një sasi të avullit, i cili ka origjinën nga oqeanet, liqenet dhe nga toka. Retë formohen kur ajri ftohet nën një temperaturë të caktuar, ashtu që një pjesë e avullit të ujit shndërrohet në ujë, apo akull. Retë përbëhen nga miliona pika të vogla të ujit apo nga kristalet e akullit, të cilat janë aq të vogla, saqë rrinë pezull në ajër. Sasia e avullit të ujit që gjendet në ajër quhet lagështi e ajrit. Ajri i nxehtë dhe i lagësht shpesh shkakton paraqitjen e stuhive, transmeton gazeta Kosova Sot.

Retë marrin emrin sipas formës së tyre dhe sipas lartësisë mbi nivelin e detit. Retë grumbullore kanë formë pirgu dhe kanë shtresa të shumta; “alto-” nënkupton nivel të mesëm, kurse “cirro-” nivel të lartë të reve. Kështu, retë grumbullore janë të nivelit të ultë dhe me shtresa; retë alto-grumbullore janë të nivelit të mesëm, kurse retë ‘cirris’ janë të nivelit të lartë dhe të vogla.

(Kosova Sot)