Aeroportet më të ngarkuara në botë

  • 14 mars 2019 - 10:40
Aeroportet më të ngarkuara në botë

Nëse gjendeni ndonjëherë në aeroportin ‘Hartsfield-Jackson’, nuk do të jeni vetëm. Kjo, pasi që ky është aeroporti më i ngarkuar në botë. Më 2012, qendra e ‘Delta Airlines’ u shërbeu më se 95 milionë pasagjerëve. Aeroporti i Pekinit në Kinë dhe aeroporti ‘Heathrow’ në Londër ishin në vendin e dytë dhe të tretë, me rreth 82 milionë dhe 70 milionë pasagjerë, respektivisht, transmeton gazeta Kosova Sot.

Derisa aeroportet e zëna kanë radhë të gjata të pritjeve dhe trafik të dendur ajror, ato ofrojnë edhe mundësi argëtimi për udhëtarët si qendra luksoze tregtare dhe holle të mahnitshme të pritjes. Kur është fjala për mallrat, Aeroporti Ndërkombëtar i Memfisit ka lëvizur rreth 4 milionë tonë të mallrave më 2012, kurse vendin e parë e mban Aeroporti i HongKongut, që është edhe më i ngarkuari nga kjo kategori me 4.1 milionë tonë mallra në të njëjtin vit.

(Kosova Sot)