Gjithçka që nuk keni ditur për qenin e gjahut Labrador

  • 14 March 2019 - 15:06
Gjithçka që nuk keni ditur për qenin e gjahut Labrador

Qeni i gjahut i llojit Labrador është një nga llojet e shumta të zagarëve. Ky lloj është shumë miqësor, inteligjent dhe me natyrë të mirë gjë që i bën miq të mrekullueshëm dhe qen të mirë punues. Zagarët e llojit Labrador njihen si një nga racat e qenve që mëson më së shpejti dhe që reagon mirë ndaj lëvdatave. Labradorët janë relativisht të mëdhenj me meshkujt që peshojnë nga 27 kg deri në 36 kg dhe femrat që peshojnë nga 20 kg deri në 31 kg. Ata janë qenë energjik dhe të shoqërueshëm. Gëzofi i tyre është i shkurtër dhe i butë e mund të jetë i zi, i verdhë ose i kafenjtë (që njihen me emrin ‘çokollatë’) në ngjyrë, të radhitura në bazë të shpeshtësisë. Qentë e të gjitha ngjyrave mund të paraqiten potencialisht në të njëjtën familje., raporton Gazeta Kosova Sot

Ngjyra përcaktohet fillimisht nga dy gjene. Variacionet në shumë gjene të tjera kontrollojnë detajet më të vogla të ngjyrës së gëzofit që në labradorët e verdhë ndryshon nga e bardha deri te ngjyra e lehtë e artë e deri te ngjyra e kuqe si e dhelprës. Labradorët e verdhë kanë hundë të zezë ose me ngjyrë rozë, labradorët me ngjyrë të çokollatës ose me ngjyrë të zezë kanë hungë të njëjtë me ngjyrën e gëzofit. Një ngjyrë shumë e hapur e quajtur ‘e hirtë’ nuk njihet zyrtarisht por kërkohet nga disa pronarë prandaj labradorët me ngjyrë jashtëzakonisht të hapur të verdhë ose me ngjyrë shumë të hapur të kafenjtë mund të përshkruhen kështu nga pronarët e tyre të paskrupullt.

Kujdes shëndetin: Disa lloje të labradorëve janë të shpejtë dhe atletik. Jetëgjatësia e labradorëve zakonisht ndryshon nga 12 deri në 13 vjet dhe është një racë e shëndetshme me relativisht pak probleme të mëdha. Problemet e zakonshme të labradorëve me shëndet janë:

*Labradorët kanë zakonisht tendenca për infektim të veshëve sepse veshët e tyre të lëshuar ngujojnë ajrin e lagësht. Kjo është e lehtë të kontrollohet por ka nevojë për kontrolle të rregullta për t’u siguruar që një problem nuk është duke u shkaktuar pa u parë.

 
* Labradorët shpesh ushqehen më tepër se që duhet dhe fitojnë mbipeshë, për shkak të shijimit të apetitit të shëndetshëm, shijimit të ëmbëlsirave dhe sjelljes së mirë ndaj njerëzve. Një labrador i shëndetshëm duhet të mbajë një bel të hollë në vend se të ketë një bel të ngarkuar ose me dhjam.


* Një labrador që noton për një kohë më të gjatë pa pushim mund të fitojë një ënjtje që njihet si ‘bisht noti’. Kjo mund të trajtohet lehtësisht nga një klinikë veterinarie dhe me pushim të bishtit.

* Shumë herë labradorët vuajnë edhe nga rreziku i problemeve me gju.

(Kosova Sot)