Mësoni gjëra interesante për dallëndyshet

  • 15 mars 2019 - 10:28
Mësoni gjëra interesante për dallëndyshet

Dallëndyshet janë zogj të vegjël me shpinë të zezë të stolisur në blu, fyt në ngjyrën e “ndryshkut”, bark të bardhë dhe bisht të gjatë. Kur fluturojnë, ato duken tërësisht të zeza. Eshtë e lehtë të identifikohen nga bishti i gjatë dhe fluturimi i lehtë.

Dallëndyshet i cicërojnë dhe përshpërisin njëra-tjetrës kur qëndrojnë nëpër tela ose përgjatë anëve të ndërtesave – madje mundet edhe të të zgjojnë nga gjumi. Ato fluturojnë në veri të Europës në pranverë për t’u riprodhuar, i lindin dhe i rritin te vegjëlit e tyre. Ato mund të shihen në Mbretërinë e Bashkuar nga marsi në shtator. Dallëndyshet i ndërtojnë foletë e tyre duke ngjitur baltën në formën e një kupe të vogël.

Me çfarë ushqehen?

Më së shumti me insektet fluturuese, më rrallë mundet me insektet që zihen në fluturim nga toka ose sipërfaqe ujore, por ndonjëherë mund të zihen gjithashtu duke qëndruar mbi bime ose nën tokë.

Foletë e dallëndysheve

Foleja zakonisht është e fshehur brenda një ndërtese ose poshtë një ure. Ajo zakonisht ka formën e një çerek-sfere të ndërtuar me baltë ose argjile; e përzier me fije të gjata bari dhe kashtë. Eshtë e ngjitur në mure, trarë, kornizë dhe është gjithmonë e hapur nga lart.

(Kosova Sot)