Pse duhet t'i pastrojmë dhëmbët?

  • 17 March 2019 - 08:37
Pse duhet t'i pastrojmë dhëmbët?

Pse është higjiena e gojës e rëndësishme?

Higjiena e gojës parandalon problemet dentare – kryesisht formimin e pllakës dentare dhe gurrëzave, të cilat janë faktorët kryesore në krijimin e problemeve të mishit të dhëmbëve si dhe kariesit (prishja e dhëmbëve).

Higjena rutinë e gojës

Është e rëndësishme që të bëhet zakon pasja e një higjiene të mirë të gojës duke përdorur furçën dhe fillin dentar çdo ditë.

Larja e dhëmbëve

Dhëmbët duhet të lahen të paktën dy herë në ditë. Përdorni furçë me fije të buta. Koka e furçës duhet të jetë aq e vogël sa të futet në të gjithë pjesët e gojës. Furça si rregull duhet të ndërrohet çdo 3-4 muaj. Shume veta mendojnë se një furçë elektronike kryen një pastrim më të mirë prandaj ato janë bërë kaq shumë popullore kohët e fundit. Është e këshillueshme që të përdoret një pastë dhëmbësh që të përmbajë fluor. (fluori ndihmon në parandalimin e kariesit)

(Kosova Sot)