A pushojnë drurët së rrituri ndonjëherë?

  • 18 March 2019 - 09:31
A pushojnë drurët së rrituri ndonjëherë?

Edhe po, edhe jo. Nëse i kanë kushtet e përsosura, drunjtë nuk do të pushojnë kurrë së rrituri. Por, kushtet e tilla kurrë nuk hasen në realitet, në natyrë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Çdo vit, drunjtë qesin filiza dhe gjethe të reja dhe trungu i tyre bëhet më i gjatë. Por - sikur edhe të gjitha gjallesat e tjera - edhe drurët janë në mëshirë të shumë gjërave: ata mund të preken nga sëmundjet, mund të goditen nga rrufeja, apo mund edhe të priten nga njerëzit, p.sh. Ajo që duam të themi, është se rrethanat jetësore ndryshojnë. P.sh, kur druvarët shkojnë në mal për të prerë drunj, ata ia fillojnë nga drurët më të vjetër. Ta marrim shembullin e drurit të verrit. Pasi druvarët të presin drunj në mal, drurit të verrit i krijohen të gjitha kushtet për rritje, sepse verrit i duhet sasi e madhe e dritës për t’u rritur. Por, kur të fillojë të rritet druri i bredhit, atëherë ai ia merr anën verrit. Ata ia zënë dritën verrit, i cili, për këtë shkak, vdes në mungesë të dritës.

Druri më i vjetër në botë ka rreth 5 000 vjet. Bëhet fjalë për një lloj pishe, e cila në SHBA quhet Methuselah. Këto pisha rriten shumë ngadalë: çdo 100 vjet ato rriten vetëm 2-3 cm.

(Kosova Sot)