Ç’është kubi i Rubikut?

  • 18 March 2019 - 15:10
Ç’është kubi i Rubikut?

Kubi i Rubikut u zbulua në vitin 1975, nga Erno Rubik, një profesor i arkitekturës në Shkollën e Budapestit për Art Komercial, në Hungari. Ai është një objekt me gjashtë anë dhe me shumë ngjyra, që ndahet në tri rende dhe tri shtylla. Secili rend dhe shtyllë mund të sillet për 360º, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Çdo anë përbëhet nga 9 katrorë. Secila anë e kubit e ka një ngjyrë të caktuar.

Qëllimi i lojës është që të gjendet mënyra që të gjitha anët e kubit të kenë ngjyrë uniforme. Ana e portokalltë duhet t’i ketë të gjithë 9 katrorët e portokalltë, anën tjetër të bardhë dhe kështu me radhë.

Erno Rubik donte t’ua mësonte studentëve të tij objektet tredimensionale, prandaj bëri këtë kub dhe kërkoi patentimin e tij në vitin 1975. Kubi u bë një modë e preferuar në Hungari. Për këtë shkak, Rubik vendosi ta patentonte atë edhe në Evropë dhe Amerikë. “Ideal Toys” lidhi kontratë me Rubikun për ta prodhuar dhe për ta shitur këtë kub në tregun amerikan. Deri në vitet 1980, kubi i Rubikut ishte lodra më e shitur, kështu që shitësit ballafaqoheshin me një kërkesë tepër të lartë për të. Vetëm në vitin 1980 u shitën më shumë se 4,5 milionë kuba të tillë në SHBA. Versionet pirate filluan që ta mbizotëronin origjinalin. U botuan disa libra që tregonin sesi të zgjidhej loja e kubit sa më shpejt që të ishte e mundur, me sa më pak lëvizje. 

(Kosova Sot)