Çfarë i bën njerëzit të qeshin?

  • 19 March 2019 - 10:31
Çfarë i bën njerëzit të qeshin?

Kjo është një pyetje e madhe. Disa mendojnë se shkaktarët e qeshjes janë fizikë, sikur që është gudulisja. Por, në fakt, askush nuk mund ta dijë me saktësi se për çka bëhet fjalë. Më së shpeshti, gjërat që na bëjnë të qeshemi janë idetë qesharake, idetë që nuk përputhen midis vete, apo idetë që, kur të shprehen me fjalë, kanë më shumë se një kuptim, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Janë shkruar me libra të tërë rreth asaj sesi të bëhen njerëzit të qeshen. Natyrisht, ekziston edhe një pjesë e kësaj pyetjeje. Pse qeshen njerëzit kur shohin diçka qesharake? Nuk dihet. Por, me gjasë ata që qeshen e dinë këtë. Si do që të jetë, me gjasë edhe ju do të pajtoheni se sikur njerëzit të mos qeshnin, jeta do të ishte tepër e zymtë. Apo jo?

(Kosova Sot)