Si bëhet fotografia?

  • 19 March 2019 - 14:39
Si bëhet fotografia?

Me gjasë keni parë aparat klasik të fotografimit, në pjesën e përparme të të cilit dallohet thjerrëza. Ajo ka për detyrë që të bëjë një imazh në pjesën e pasme të fotoaparatit, një pikturë të asaj nga ku është drejtuar fotoaparati, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në pjesën e pasme të fotoaparatit gjendet filmi fotografik, i cili përbëhet nga një shtresë e pastër plastike, me materie kimike të ndjeshme në dritë. Materiet e ndjeshme në dritë, kur ekspozohen ndaj dritës, përjetojnë ndërrime kimike.

Këto janë vetëm informatat themelore sesi bëhet fotografia. Për informata më të hollësishme mund të shikoni në ndonjë enciklopedi. 

(Kosova Sot)