Sita e vetting-ut të bjerë edhe në sistemin e kalbur gjyqësor në Kosovë!

Sita e vetting-ut të bjerë edhe në sistemin e kalbur gjyqësor në Kosovë!
  • 01 November 2017 - 08:39

Shkruan: Reshat Badallaj Zhuriani

Për të shpëtuar Kosovën që të ecë përpara

Vetting-u duhet të hyjë dhe të trazojë këtë bandë mafioze të lidhur me krimin e ekonomik, që shkatërruan vendin deri në themel dhe u bënë të kamur si sheikët e Arabisë, që deri dje nuk kishin bukë për të ngrënë

Për të shpëtuar Kosovën që të ecë përpara është e domosdoshme të bjerë sita apo fshesa në sistemin e kalbur gjyqësor dhe me bindje të plotë dhe pa kurrfarë dyshimi se në këtë kope të turpit, që na qiten hije të zezë në botën e qytetëruar, do të kapë shumë maskarenj, të kapur gisht për gisht në valle të krimit dhe të turpit. Adresa do të jetë e saktë për të zbuluar se këtu bëjnë strehë matrapazët e zhytur në krim shumë të organizuar që janë më meritorët jo për të mirë, por për shkatërrimin e vendit që me shumë të drejtë qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin te këta argatë të deridjeshëm të Serbisë fashiste, të qenit plak Titos, të kasapit të Evropës, Slobodan Milosheviqit, dhe të gjakprishurit të Rrahmanzisë. Në qoftë se bie sita e Vettin-gut, këtu do të shihet dhe zbulohet se kush janë ata që nuk e lanë te ecën përpara dhe drejt sistemi gjyqësor në Kosovë? Kush janë banditët dhe kryebanditët që nga majat e larta të shtetit,mafio-oligarkët dhe banditë dhe kryebanditët e bandave politike, që e kanë bërë zap këtë kope të dalë nga stanet e Beligradit, por mjerisht shqipfolës.

Banda më e rrezikshme në tërë Ballkanin quhet 'DEVOLLI'

Cili do të ishte roli i bandës mafioze të kanaleve të nëntokës që quhet "PRONTO" dhe cila ishte lidhja e tyre klanore me këta matrapazë, kush janë ata faqezinj të sistemit gjyqësor që janë të lidhur me bandën kriminale më të rrezikshme në tërë Ballkanin, që quhet 'DEVOLLI'? Dhe, jo vetëm këta, por ju garantoj me kokën time se në këtë kope maskarenjsh, fjala është për sistemin e kalbur gjyqësor, se përse nuk u trazua askush nga bandat më kriminale në Evropë, që vepruan në Kosovë, për të shkatërruar buxhetin e shtetit dhe ekonominë e vendit dhe përse heshtën për skandalet dhe aferat korruptive më të mëdha në tërë Evropën. Por, të mos mendojë askush se në këtë krim mafioz nuk kanë gisht edhe prorusët e Pacollit dhe të Mimozës, ata të Rambos, ish-jugosllavët,titistët e dalë nga UDB-ja famëkeqe, që quhet LDK, sa për Nismën nuk po flas, se edhe afrikani në cep ka dëgjuar se janë hajna. Duhet t´i hapen dyert VETTINGut dhe të trazojë këta maskarenj që trashën buxhetin e Serbisë, bënë multimilionerë bandën serbiane Devolli, kryebanditët dhe banditët e bandave politike dhe se pa diskutim edhe shumë matrapazë në këtë sistem të kalbur e të turpit, gjyqësor i thënçin. Kush di të thotë vetëm një rast dhe vetëm një e jo më shumë se cilën bandë të krimit të organizuar kundër Kosovës e kombit e trazuan ose e kapën. Këta faqezinj vetëm bënin shou sa për t´i hedhur pluhur syve popullit, përse nuk u burgosën banditët shkuar banditëve të KLANIT MAFIOZ PRONTO, kur dëgjohet publikisht se si vepruan kundër vendit; përse nuk u burgosën banditët dhe kriminelët e bandës serbiane DEVOLLI, që dëmtoi buxhetin e Kosovës me miliona dhe jo vetëm kaq, por futën mallra me simptoma kancerogjene dhe heshtin dhe tregohen symbyllur dhe lënë të zhvillojnë veprimtarinë shkatërruese të vendit dhe këtyre faqezinjve u thuhet prokurorë! Jo more, këta janë edepsëz dhe pikë!

Vetting-u duhet të hyjë dhe të trazoj- këtë bandë mafioze

Sa toka në zemër të Prishtinës iu falën bandës serbiane, sa leje ndërtimi janë dhënë kundërligjshëm? Kur jemi këtu, duhet marrë në pyetje edhe titisti, banditi i ish-jugosllavëve që quhet LDK, që quhet Sami Hamiti e deri te Shpend Ahmeti dhe patjetër nuk duhet harruar këlyshin e UDB-së, krushkun e Jovica Stanishiqit dhe anëtarin e UDB-së serbe që në Beograd dhe në Prishtinë ka shëtitur nëpër lokalet e kësaj organizate terroriste, më shumë se dhomat e tij, që quhet spiuni BATON FAZLI HAXHIU. Dhe, më besoni se kjo pastaj do të lidhet zinxhir, për t´i kapur banditët dhe kryebanditët e bandave politike, deri te policia që deri dje kanë rrahur si kafshët shqiptarët për interesa të "VËLLAZËRIM-BASHKIMIT" të Serbosllavisë... Dhe, do të shihnin se do të mbusheshin burgjet me këta keqdashës, hajna, vagabondë e kriminelë që shkatërruan vendin pa pikë mëshire, që rritën papunësinë më të madhe në Evropë, ndërkaq këta banditë shkuar banditëve, përpos që i kishin të punë- suar të gjithë anëtarët e familjes, këta banditë punonin edhe në pesë vende pune e populli vdiste urie dhe fukarallëku i ka prekur mish e asht... Vetting-u duhet të hyjë dhe të trazojë këtë bandë mafioze të lidhur me krimin e ekonomik që shkatërruan vendin deri në themel dhe u bënë të kamur si sheikët e Arabisë, që deri dje nuk kishin bukë për të ngrënë...
Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)