Si e dorëzuan bandat politike shtetin te mafio-oligarkët?

Si e dorëzuan bandat politike shtetin te mafio-oligarkët?
  • 03 November 2017 - 08:17

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

Dialogu me babën tim, ndjesë pastë!

Vëllai im, Mitati, dhe motrat e mia arrestoheshim që nga viti 1981, pas demonstratave dhe pandërprerë asnjëherë nuk u ndal zullumi ndaj nesh, sepse ishim të dënuarit e parë nga viset tona. Dikur, më duket se u bë mjaft dhe një ditë prej ditësh, në një mbrëmje, posa iku milicia shqipfolëse që na kërkoi për shkrim të parullave që u shkruan në fshat dhe në derën e tradhtarëve, më pyeti babai edhe pse nuk kishte shkollë, por njihej si punëtori në rendin e parë të asaj krahine:"Bir, a do të fitoni"?- Po i thashë, sepse historia e popujve që kanë qenë të shtypur gjithmonë kanë fituar edhe në qoftë se kanë qenë të shtypur me shekuj dhe se këta qentë e Titos kur e kanë formuar partin terroriste që quhej Lidhja Komuniste e Jugosllavisë kanë punuar ditë e natë dhe a e pe që po na përcjellin dhe po na dëgjojnë edhe frymëmarrjen... Dhe, ndjesë pastë vazhdoi:"Edhe në qoftë se fitoni s'mund ta mbani dhe prapë kanë me ardhur në pushtet qentë e Titos..."Dhe, unë pyeta veten dhe mendoja natën në shtrat çka po thotë baba, si ka mundësi të vijnë në pushtet këta këlyshë, që na quanin armiq, nacionalistë e llojlloj epitetesh tjera, si do të ketë mundësi të vijnë në pushtet këta këlyshë që nëpër mbledhje zagarët dhe langonjtë shqipfolës kërkonin të "ndalin rrymën në shtyllë" dhe të na lenë në terr, si ka mundësi të vijnë në pushtet sërish këlyshët e Serbosllavisë, të qenit plak Tito, që kërkonin as lopët të mos na merr çobani në mal... Eh, ndjesë pastë dhe shpirti të beftë dritë, qofsh i xhenetit dhe të pastë pranë Zoti, e kishte ditur këtë punë 100%, pa asnjë ditë shkollë dhe unë me shkollë bile vinin njerëzia të pyesnin tek unë se si t´ia bëjmë dhe nuk paskam pasur haber dhe shpeshherë kur punoj, në punë më besoni akoma më tingëllon:"Bir, edhe në qoftë se s'mund ata mbani se prapë kanë me ardhur në pushtet qentë e Titos që po i dënojnë shqiptarët..."

Banditët e hoteleve të Rognerit tradhtuan dhe shkelën gjakun e dëshmorëve

Kujt i ka vajtur mendja se pas luftës që u vranë mijëra shqiptarë, do të vijnë spiunët, tradhtarët e kombit, argatët e Serbosllavisë? Në luftën titanike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Shaban Jashari, burrit të Drenicës, që e humbi tërë familjen për kauzën kombëtare, pavarësinë e vendit nga barbarët sllavo-jugorë dhe mercenarët rusë, do të vijnë në pushtet, kopilët e qenit plak Titos, që mbanin fotografinë e këtij krimineli nëpër dhomat dhe odat e tyre për t´i parë njerëzia, sërish të vijnë në pushtet. Për të luftuar Serbinë fashiste që posedonte armatimin më modern luftarak është dashur të gjendet një zonë që ka traditë të kryengritjes dhe kjo u gjet DRENICA dhe pikërisht familja e Shaban Jasharit dhe humbën familjen që nga plaku e deri në foshnjën në djep. I mbushën livadhet me varre, para syve sa të zgjohen nga gjumi, ndërkaq, banditët e hoteleve të Rognerit, jo vetëm që tradhtuan dhe shkelën gjakun e dëshmorëve, por këta banditë shkuar banditëve u pasuruan për dhjetë-njëzet breza, u bënë më të kamur se sheikët e Arabisë, nga fshatrat ku as dreqi, qoftë largu, nuk bën ve, uzurpuan prona shtetërore, bile edhe në qendër të Prishtinës, dhe ndërtuan shtëpi luksoze që edhe ambasadorët e Amerikës habiten dhe nuk i kanë këto shtëpi të këtyre banditëve që u pasuruan në emër të luftës, leckamanët që nuk kishin brekë për të veshur. Kujt i ka vajtur mendja që pas luftës, që Serbia fashiste me pushkaxhinjtë dhe kasapët dhe hamshorët vranë mijëra shqiptarë, edhe foshnjën në gji nëne, prenë me sakicë e hanxharë burra, gra, fëmijë dhe i dogjën për së gjalli, i humbën pa shenj e pa dokë, dhunuan hamshorët kanibalë dhe shtazarakë mijëra femra shqiptare dhe këta vagabondë shkuar vagabondëve, këta kriminelë shkuar kriminelëve, këta hajna shkuar hajnave, në emër të gjakut të popullit që derdhi gjakun lumë i lanë pa bukë në sofër jetimët, do t´i lënë pa ilaçe invalidët e luftës për t´i shëruar plagët, jo më pak se 50 luftëtarë të UÇK-së bënë vetëvrasje e këta banditë shkuar banditëve janë bërë milionerë me vetura luksoze. Haram e paçin për jetë të jetëve!

Banditët vodhën popullin deri në palcë

Kujt i ka vajtur mendja se do të formohet grupi banditësh, për të shitur toka të Kosovës dhe të bashkëpunojë me serbianët dhe të harrojë gjakun e derdhur lumë të shqiptarëve akoma pa e larë shiu dhe pa e tharë dielli. Kujt i ka vajtur mendja se do të formohet banda kriminale kundër Kosovës dhe popullit të saj që quhet banda "Pronto", që do ta dëmtonin Kosovën më zi se nipat e Drazh Mihajlit, që do të punësojnë tërë familjen, me baxhanakë e boxhanakesha dhe jo vetëm kaq, por një bandit i këtij klani hajdutësh të punojë në pesë vende pune dhe dikush tjetër asnjë të punësuar... Cilit i ka vajtur mendja se banditët do të vjedhin popullin deri në palcë, pa gjynah fare, në çdo dikaster, në arsim, në asfalt... Cilit i ka vajtur mendja se sërish do të vijnë zagarët dhe langonjtë nëpër gjyqe që i kanë dënuar shqiptarët për interesa të Rankoviqit dhe sërish erdhën ata që i ke sot. Kësaj katrahure të përgjegjësisë nuk mund t´i ikë Hashimi i Brojës, që dëgjohet në përgjime duke biseduar me banditët e këtij klani banditesk, më i zi se ai i Zemun Poljes. Kujt i ka vajtur mendja se Ramush Haradinaj do të bashkëpunonte dhe vetëm për para me bashkëpunëtorin më të ngushtë të Dragoljub dhe Sreten Kariçit. Ramush Haradinaj, edhe pse e dinte se bashkëpunëtori i "forca srbija", Dragoljub, e kishte kumbarë harambashin dhe ortakun serb, Ramiz Kelmendi, e harroi gjakun e dëshmorëve dhe bashkëpunonte ditë e natë me këtë. Ramush Haradinaj bashkëpunoi edhe me gjysmëanalfabetin dhe serbo-rusin Behgjet Pacolli, që i tha mikut të tij, Slobodan Millosheviqit:" Kosovo ne mozhe bez Serbije". E dinte mirë këtë punë ky puthador pushtetesh, por rëndësi kishte vetëm paraja. Turp, turp,turp, e mos i gëzofsh! Kujt i ka vajtur mendja se sërish në pushtet do të vije kopili i Titos, hajni i diasporës, krahu i djathtë i rrahmanzinjve, Isa Mustafa, që në kohën e këtij kopili u vranë shumë shqiptarë dhe ky ngrinte dolli dhe bënte dyzen ahengu. Kujt i ka vajtur mendja që këtij kopili të Titos do të udhëhiqte një qeveri kuislinge që i kushtoi shumë shtrenjtë Kosovës duke sjellë 'Zajednicën' dhe duke shitur toka Malit të Zi... Cilit do t'i shkonte mendja se pjella titiste, Shpend Ahmeti, do t'i jepte toka bandës serbiane 'Devolli' tokat në zemër të Prishtinës... Dhe, në fund fare, cilit i ka vajtur mendja se sërish do të vinte atë që tha babai im, i pa shkollë, ndjesë pastë, se sërish do të vinin ata dhe do të bëhen zv.ministra, proverbët dhe prorusët, zagarët dhe langonjtë e UDB-së, Ramiz Kelmendi dhe Behgjet Pacolli, gjysmanalfabeti dhe të bëhet një xhambaz ministër i Punëve të Jashtme? Cilit? Këtë kolerë dhe murtajë ia mundësuan Kosovës Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe kopili i Titos, Isa Mustafa. Historia shqiptare sa të jetë toka e qielli, për jetë e mot, nuk do t'ua harrojë këtë tradhti kombëtare. Mbajeni mend mirë! Sepse këta për interesa hajnie e dorëzuan shtetin te mafio-oligarkët... Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës! Poshtë tradhtarët dhe langonjtë e kombit!

(Kosova Sot)