Ramush Aga, tokën e shitën Toptanët modernë, ndaj mos humb kohë me mashtrime

Ramush Aga, tokën e shitën Toptanët modernë, ndaj mos humb kohë me mashtrime
  • 11 November 2017 - 08:00

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

Ramush Haradinaj, kryeministër i vendit, u bë me atë që luftoi hapur, që unë dua të bëhem kryeministër i vendit dhe i erdhi hesapi për t'u bërë bashkë krahu i luftës, se nusja për inatin e vjehrrës po ikën te mullinxhiu për mullar sane. Ramush Aga është duke bërë një Qeveri më të madhe jo vetëm në Evropë, por më të madhe se në Amerike, që ka 50 e ca shtete, duke punësuar nga klanet e tyre familjarë dhe duke kaluar me zv.ministra që askush nuk e ka dhe për këtë kope duhet paguar jo më pak se 800.000 euro dhe duke blerë vetura më luksozet, që deri dje shkonin me magar në mulli. Kjo Qeveri është e mbushur me plot banditë, që kanë skandale dhe afera korruptive, me hajna që akoma janë në procedurë penale zyrtarisht për hajni, të pafytyrë e të pamoralshëm. Hajna që deri dje nuk kishin brekë dhe tani me hotele luksoze që po dihen publikisht dhe me lidhje të moçme me spiunë të UDB-së dhe tradhtarë të kombit, po deshët ua them me emër dhe mbiemër, të lidhur me sojin e klanit "Pronto" me ish- serbosllavët dhe tani me kumbarë serbianë, si soji i Devollëve dhe ETC-së, por këta nuk i brengos fare kjo punë, këta vetëm të mbajnë pushtetin dhe t´i kanë duart e lira për të vjedhur. Ramush Aga, më duket se po i thonë RAMBO, SE NË MULLI PASKA USHTRUAR DIKUR DUKE I NGRITUR THASËT ME MIELL, QË KISHIN NGA 50-60 kilogramë, dikur bëri shumë zhurmë se thoshte se e shitën KULLËN DHE ÇAKORRIN. Tashti, që erdhi në krye të kësaj parie, e ka ulur shumë bishtin. Nuk dëgjohet së bërtituri me fjalët që nuk e kupton kush, bile skuqet dhe nervozohet po qe se dikush ia zuri në gojë këtë muhabet, sepse po e zë bishtin me derë si të dhelprës plakë.

Populli nuk është thes me kashtë

 Shën Naumin e shitën Zogollët dhe Toptanët, kurse Zhlebin, Çakorrin, Kullen e shitën Toptanët modernë, shefi i klanit "Pronto", Hashimi i Brojës dhe kopili i Titos, hajni i Diasporës dhe krahu i djathtë i Rrahmanzisë, Isa Mustafa. U hallkat dhe u dalldis Ramush Agai për tokat e tij, nuk la gjë pa bërtitur dhe pa u sharë me Mehën e Drenicës, duke thënë se m´i shitët tokat, m'i morët tokat. Këtë marrëveshje të Zogollëve dhe Toptanëve modernë të Isa kopilit të Titos dhe të shefit të klanit "Pronto", Hashimi i Brojës, që para lufte e hante sapunin për djathë, kurse tani i lyen flokët me xhel që nuk mund t´ia lëvizë as cunami, ecën bile me kollare, që në Drenicë i THOSHIN KËRPESH, që vunë imza në letër e vërtetoi AMERIKA, NATO DHE BASHKIMI EVROPIAN dhe kjo ka marrë fund. Tashti, këta të Ramush Agës kurrë nuk e përmendin, në fakt i bëjnë ca komisione, sa për t´i hedhur pluhur syve, kinse Rambo që ngrinte thasë me miell në mulli, dëshiron që popullit t´ia humbë vëmendjen. Kot e ka, se populli nuk është thes me kashtë si mendojnë këta dallkaukë. Populli po i sheh të gjitha dhe mos mendoni se është i verbër. Pra, për të mirën e popullit nuk do të ishte keq që të mos humbisni kohë, të mos harxhoni buxhetin e shtetit, të mos e hani haram djersën e taksapaguesve të qytetarëve të Kosovës, se kjo punë ka vdekur me varrmihësit shqipfolës të Toptanëve dhe Zogollëve modernë që do të futen në kronologjinë e historisë shqiptare si tradhtarë që për interesa të tyre personale shitën mijëra hektarë tokë.

Mjerimi në spitale

Ndaj, përqendrohuni në zhdukjen e papunësisë, në spitale, që janë mjerim, që për një sëmundje duhet dërguar jashtë shtetit, që duhet marrë nga shtëpia çarçafë e jorganë, që nuk kanë ilaçe dhe banditët i detyrojnë t´i marrin në barnatoret private që i kanë hapur këta banditë që janë aty, shikoni në arsim mjerimin, shikoni se populli po futet në dimër pa rrymë e nxehje dhe jo të blini vetura si të Çurçillit dhe Kenedit, shikoni se si punësoni klane mafioze familjare, shikoni sa zv. ministra keni bërë dhe sa duhet paguar, shikoni si luani dhe i hidhni si leckë veteranët që lanë gjymtyrët kundër bandave serbo- çetnike dhe mercenarëve rusë. Nuk keni mjete, po si i keni mjetet për t´i ndarë për banditët në Qeveri. Do të ishte e udhës që banditët në Qeveri të presin për rrogat dhe jo invalidët të luftës, sepse ju hajna dhe banditë në Qeveri, përpos rrogës dhe që jeni të punësuar, ju keni siguruar pasuri të vjedhur për dhjetë-njëzet breza,POPULLI I DI DHE PO I SHEH ME SY NË BALLË. Ndaj, lëri pallavrat se nuk mund të rrëzoni atë QË KA FOLUR AMERIKA, BASHKIMI EVROPIAN DHE NATO. LËRINI PALLAVRAT DHE KTHEJUNI INETRESAVE TË QYTETARËVE TË KOSOVËS. MOS SHITNI DUSHKUN PËR GOGLA, SE ASKUSH MË NUK E HA ATË PYKË. Dhe, doni të harxhoni buxhetin në Gjykatën e Arbitrazhit. Atje dërgoni lëndët për mafio-oligarkët dhe për hajnat që e shkatërruan Kosovën deri në palcë. Vëri gishtin kokës dhe mendohu pak esëll. Keni tjetër frikë dhe e bëni këtë, SEPSE FJALËT QË KENI DHËNË DUHET TË JEPNI DORËHEQJE PA U ULUR MIRË NË KARRIGEN E BERBERIT. Kjo është behania e çervishit për një lugë tëlyen. Gjërat tjera nuk pinë ujë. Kot e ke. Kthehu sinqerisht në hallin e qytetarëve. ZOTIN DORËZAN!

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)