Çka shkruante gazeta "Kosova Sot" e autori i shkrimit për ndarjen e klubit të VV-së?

Çka shkruante gazeta
  • 12 December 2017 - 08:13

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

 Gazeta më e lexuar në Ballkan, në gjuhën shqipe, që ka vetëm një emër e që quhet "KOSOVA SOT", përmes analistit dhe opinionistit të kësaj gazete, Reshat Badallaj-Zhuriani, ishte e para që kishte bërë lajmin se po ndahet klubi "Vetëvendosje" dhe për të bindur, ne jemi të detyruar për t´iu përkujtuar me fakte se në qoftë se është ngrënë pitja, tepsia ka mbetur në vend, thuhet nga viset e mia nga vij unë, Zhuri i krahinës së Lumës. Disa paçavura dhe disa Portale u thënçin trumbetojnë se kinse paskan shkruar këta që është rrenë e kulluar e asgjë më shumë. Lajmi i parë jepet nga gazeta numër 1, "KOSOVA SOT" dhe pastaj mund të lexohet në gazeta të tjera, nuk e kam fjalën tani për këtë shkrim,por gazeta "KOSOVA SOT" jep e para lajmin si e paanshme, e shpejt, e saktë... Tani po i kthehemi temës. Shkruam, në shtator dhe në tetor, se ky klub do të ndahej dhe se do të plasë bomba dhe kemi shkruar me emër dhe mbiemër se kush janë protagonistët dhe për sherrin e bandës serbiane Devolli dhe argatët e tij të dreqit, Shpend Ahmetin e jahtit, që bënte salltanete në jahtin e tij disa milionësh, në ujërat e thella të Malit të Zi. Ne u japim fakte të pakontestueshme lexuesve se a është kjo që shkruajmë e vërtetë dhe të mos i mbesim borxh: Ky shkrim është botuar më datën 26 tetor 2017. Ne kemi shkruar se sipas burimeve të mia të sigurta nga oborri i brendshëm i kësaj kopeje, kemi përmendur tamam si doli tani ky pazar i këtij klubi, dhe të lexoni më shumë kujdes se a po del pikë për pikë, POR NJË GJË NUK ËSHTË THËNË,NUK ËSHTË THËNË E VERTETA SE KU FILLON SHERRI. Sherri i kësaj katrahure fillon nga Peja, Devollët e kanë ndërsyer argatin e tyre Dardan Molliqajn dhe bishtdredhurin Shpend Ahmetin që të zgjerojnë sherrin edhe te të tjerët. Po ashtu, nuk përmend se dyshohet aty se BANDA SERBIANE DEVOLLI IA KA MBUSHUR GRYKËN ME PARA TË PISTA KËTYRE BANDITËVE DHE PSE E ZGJODHËN TANI MOMENTIN TË SHPËRTHEJË KY MATRAPAZLLËK.

Ahmeti e Molliqaj, matrapazët e lidhur me bandën Devolli

 Tani, miku nga hierarkia e lartë i këtij klubi kërkon mendimin tim se si do zhvillohet ngjarja e mëtejme, se kush do të mbetet Albin Kurti apo grupi tjetër. Unë dhashë mendimin tim se Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj janë matrapazë dhe do të humbin si shurra e pulës në popull, këta e kane ndier veten në qejf se ua ka turbulluar mendjen banda serbiane Devolli, ndërkaq populli jo pashallëku i Prishtinës e do Albin Kurtin dhe vazhdova se ju shumë e keni mashtruar popullin, shumë e keni tradhtuar, shumë e keni rrejtur, shumë dallavere keni bërë, shumë e keni tradhtuar elektoratin, shumë e keni mashtruar popullin dhe keni bashkëpunuar me argatët e bandës serbiane dhe së shpejti do të zbulojmë se keni deputetë brenda që kanë bashkëpunuar me ata që kane mbajtur trabojnicën e Aleksandër Rankoviqit dhe se kjo familje ka bashkëpunuar më vonë me ata që kanë vrarë me dorën e tyre shqiptarë, po ashtu, ju keni deputetë të familjeve që janë dekoruar nga Serbia dhe do të lexoni menjëherë me fakte dhe faksimile nga Reshat Badallaj-Zhuriani... Ky është opinioni im i botuar më 26 tetor 2017, prandaj të mos guxoj e të provoj askush që të mundohet të marrë bajrakun e gazetës dhe të autorit, sepse minarja nuk futet në thes, se do të shfrytëzoj rastin se kur botova këtë shkrim, disa nuk e besuan këtë.

Po ndahet "Vetëvendosja"?! Fitili është ndezur

 Mos u largoni këtyre ditëve nga gazeta më e lexuar "KOSOVA SOT", se kësmet në të ardhmen do të lexoni: Jemi në gjurmën e një prokurori në Gjykatën Speciale, se ky është tradhtar, jo vetëm që ka ngritur padi penale kundër shqiptarëve për interesa serbiane, por, duke dënuar "nacionalizmin, irredentizmin, shovinizmin shqiptar dhe sipas këtij këlyshi të qenit plak Titos, duke cenuar vëllazërim-bashkimin e kombeve e kombësive të Jugosllavisë" Sot në gazetën më të lexuar në Ballkan, në gjuhen shqipe, që quhet "KOSOVA SOT", kemi shkruar se plasi bomba në kopenë e "Vetëvendosjes". Tani, nga burimet e mia të sigurta, që më vijnë nga oborri i brendshëm dhe kolibja e kësaj kopeje të staneve të Prishtinës, thotë se pas rezultateve përfundimtare do të ndahet në dysh klubi "Vetëvendosje". U plasi bomba në dorë dhe krisma do të dëgjohet menjëherë pasi të bëhen analizat e zgjedhjeve të fundit që pësuan debakël të paparë. Burimi ynë e thotë edhe një gjë shumë të çuditshme, që për mua do të ishte jo e pabesueshme, sepse te këta ndodhin 1001 çudira brenda natës. Fjala është se Dardan Molliqaj, sipas tij, gjithmonë do t´ia kthejë shpinën Albin Kurtit dhe do t´i mbështet kumbarës së bandës serbiane që quhet Devolli, që ka emër dhe mbiemër, e ky quhet Shpend Ahmeti. Ç´është e vërteta, nga ana ime është për t'u habitur, por burimi këmbëngul se është kështu. Dyshimi dhe kundërshtimi ishte se si ka mundësi që kasneci dhe tellalli Dardan Molliqaj t´ia kthejë shpinën Albin Kurtit dhe të përqafohet me derdimenin e Ali Ahmetit. Kur e paska harruar Shpend Ahmeti, kur Dardan Molliqaj, e kishte marrë në pyetje Shpendin, tamam në stilin e KGB-së ruse dhe të UDB-së famëkeqe serbo-çetnike. Shpend Ahmeti dhe Ylli Hoxha ishin dridhur si thupra para gangsterit Dardan Molliqaj, fjala ishte në ditën kur arrestohet dhe plaçkitet nga forcat e Policisë së Kosovës dhe bastiset dhe ku aty gjendet arsenal armësh për t´i sulmuar institucionet shtetërore të ndërtuar me djersen e popullit. Ylli Hoxha dhe Shpend Ahmeti, në ditën kur bastiset dhe arrestohet Albin Kurti, nuk ishin aty. Dikush dyshon se ishin frikacakë, kurse dikush tjetër dyshonte se këta janë informatorë të trupave të policisë. Përgjigjja e burimit tim nga atje ishte: INTERESI, O RESHAT!!!

Sherrin më të madh ia kanë lënë dredharakut Shpend Ahmeti

Prej ditës dhe natës, kur takohet Shpend Ahmeti, në ujërat e thella të Malit të Zi dhe më herët me banditët e bandës serbiane DEVOLLI, të klanit të nëntokës, ka filluar ndjekja dhe dyshimi, edhe pse këta ishin në dijeni. Por, bishtdredhuri Shpend Ahmeti, me gjasë kishte edhe diçka të fshehur me Devollët, e që nuk dinte zinxhiri komandues i kësaj kopeje, që dikush ka rrahur gjoks për ta. Por, Shpendi, pas zgjedhjeve të parafundit, filloi të gjuajë me shqelma, i dehur nga "fitorja", blerja dhe mashtrimet që iu bënë votuesve dhe pastaj u tradhtuan elektorati dhe nuk piu ujë dhe nuk vendosi asgjë vota e qytetarit që ia dhanë. Sepse, ky me sejmenët e tij shitën tokat në zemër të Prishtinës, leje ndërtimi, si i thonë fjalës çdo gjë të gjallë. Shpendi, pasi filloi të flejë mbi para që ia dha banda serbiane Devolli, u soll si mbret e me fodullëk dhe nuk i ndalte salltanetet. Përçarjet dhe mospajtimet kanë filluar që moti, por shumë gjëra rrinë të mbyllura sekret që nuk i di populli, por një ditë do të dalë dhe nuk mund të fshihet më. Uji do të përplasë kapakun nga vlimi i madh. Pas zgjedhjeve të 22 tetorit janë dalldisur dhe nervozuar tej mase me britma e hidhërime, sherrin më të madh ia lanë dredharakut Shpend Ahmetit dhe një grupi tjetër ata që e përkrahin atë për interes. Flitet dhe bërtitet në stilin:"Do ta shohim, do ta shohësh se kush kollitet këtu, mjaft më u bë me ty, ti na ke dëmtuar shumë, po ne kemi heshtur dhe shumë gjëra të tjera..."

Pazari i majmë

Tani për tani kështu është situata e ndërlikuar këtu, po priten rezultatet përfundimtare dhe në qoftë se nuk bie Prishtina dhe pastaj do t'ia dëgjoni krismën, më thotë miku. Vetëm në qofte se luan pazari i pistë mund ta ndalë këtë batërdi, përndryshe kjo nuk ka të ndalur, se "Vetëvendosja" do të ndahet në dy pjesë, ata me Albin Kurtin, e disa të tjerë me Shpend Ahmetin. Kjo nuk mund të ndahet po qe se hyn në mes pazari me para të majme dhe se ndoshta heshtin, përndryshe fitili është ndezur, vetëm mungon shpërthimi. Fajin herë ia hedhin njërës dhe herë ia hedhin tjetrës për debaklin që e pësuan. Dhe, përfundon burimi im i sigurt kështu:" Reshat, më duket se këtu do të hyjnë ndërmjetësues Devollët që t´i po i quan me shumë të drejtë banditët. Të lumtë!" Dita nuk është e largët kur do t´i dalë e vërteta kësaj kopeje të staneve të dala nga hiri i zeznajës të bandës serbiane Devolli, që bëri hatanë në Kosovë, që plaçkiti çdo të gjallë në Kosovë dhe se trashi xhepat e tij, duke i bartur jashtë shtetit dhe duke trashur buxhetin e Serbisë fashiste. Në këtë valle i kapi gisht për gisht "Vendvendosjen", kumbara i vjetër serbian, Shpend Ahmeti, që nga kjo botë do të ikin me marre të zezë dhe damkën e hajnisë dhe tradhtisë shtetërore dhe kombëtare... Larg nesh qoftëlargu! Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)