"Qeni i keq ta sjellë ujkun në torishtë"

  • 27 December 2017 - 08:11

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

Domosdo këtë shkrim duhet ta nis me këtë titull, sepse kur Kosovën e kanë katandisur njerëzit e paditur, të pakulturë, oligarkë e banditë, me mosdijeni dhe lajthitje e sollën Gjykatën Speciale. Jo vetëm që e sollën, por këta ofenduan edhe një komb të tërë, duke e krahasuar xhelatin me viktimën. Banditët e bandës 'Pronto' dhe ish-jugosllavët, që quhet LDK, pra kopilët e Titos, u bënë bashkë për interesa të tyre personale dhe jo kombëtare ose shtetërore më mirë të themi, se këta kopukë ku kuptojnë se çka është kombëtare, qëllimin e kishin se si të ndajnë Kosovën copë-copë, që iu turrën si llavë ujkonjash, pra, vraponin si zagarët pas kockave pas hajnisë,kurse sa për t´i hedhur pluhur syve popullit para kamerave televizive, grindeshin. Kjo kope banditësh e kuptuan vonë se unë Reshat Badallaj-Zhuriani i kisha njerëzit brenda në Qeveri, në Kuvend dhe në bandat politike që dikush po i quan parti.

Bëheshin bashkë për ndarjen e pasurive

 Këta banditë që nga majat e shtetit e kuptuan se kur zbardhi dita u botua një shkrim nga unë se ku do të mbahej një mbledhje dhe aty kishte plasur sherri se si ka mundësi ky të dijë se do të mbahej mbledhja dhe ku? Sido që të jetë, ne rregullisht shkruanin se këta njerëz do t'i sillnin vetëm të zeza vendit dhe i bien kambanave të mortit dhe kështu ndodhi mjerisht. Muaj të tërë e lanë vendin banditët e kryebanditët vetëm për pazare se si t´i ndajnë postet, i harronin sharjet jo vetëm në rrënjë e në degë, por janë sharë si qentë edhe në gra shtrati, mirëpo këta matrapazë, mashtrues, kur vinte puna për poste dhe për ndarjen e pasurive, si të ishte malli i babës, banditët u bënin bashkë. Shih për këtë, banditët dhe kryebanditët u pasuruan për dhjetë, njëzet breza, u bënë më të kamur se sheikët e Dubait, që deri dje nuk kishin brekë për të veshur. Hajnat që nga majat e shtetit, të Qeverisë kuislinge, Kuvendit kukull, kryebanditët dhe banditët e bandave politike, ndërtuan hotelet më luksoze, uzurpuan male, fusha, fabrika, por jo në emrin e tyre. Regjistruan ose në emër të rrospive. Armiqtë punonin kundër Kosovës dhe interesave të saj, futën në Kosovë lloj-lloj shërbimesh sekrete, futën edhe mafio-oligarkët e bandës serbiane Devolli që udhëhiqej nga arkitekti serb, këlyshi i UDB-së dhe krushku i kryekriminelit, Jovica Stanishiq, që quhet BATON FAZLI HAXHIU, që u kap me pelë për dore, duke bërë dyzen ahengu në hotelin piktoresk të Brezovicës. Kjo bandë mafioze serbiane blen çdo dikaster në Kosovë, blen që nga majat e shtetit, kuislingët e Qeverisë të udhëhequr që nga kopili i Titos, Isa Mustafa, kuvendi kukull me lloj- lloj banditësh, blen kryebanditët e banditët e bandave politike, blen edhe sejmenët dhe tyxharët e timonierit të Prishtinës, Shpend Ahmetin, dhe disa këlysh që i shkonin prapa aty rrotull, cuba dhe kusarë. Shitën tokat mu në zemër të Prishtinës, jepnin leje ndërtimi sallamadi dhe askush nuk i trazonte këto kope banditësh. Në këtë gazetë numër 1 shkrova disa herë se më shumë hajna ka në organet shtetërore sesa në burgje dhe tani flisni çka po del se çka do të dalë. Pritni edhe pak.

U bënë akademikë me diploma analfabetët

 Këta banditë ishin bërë tamam si koshi i grenzave dhe kishin ngulur thellë thumbi helmues në trupin e Kosovës. Ajo lëngonte nga dhembja. E goditën edhe në zemër, shkatërruan ekonominë e vendit bandat serbiane të mafio-oligarkëve kishin lëshuar rrjetin si të merimangës edhe në dogana dhe në sistemin e kalbur të drejtësisë. Banditët e bandave politike (kupto politika) i futi gishtat edhe në sistemin gjyqë- sor, kot thoshin se është e ndarë. Me qindra miliona dëmtuan buxhetin e shtetit me kontrabandë, nuk paguanin taksa, fusnin krunde derrash e qensh racistët e banditët dhe i shisnin për miell. Sërish askush nuk i trazonte. Kush? Nuk kishte se kush, se këta banditë shkuar banditëve kishin ulur aty kopilët e Titos që dënonin shqiptarët si nacionalistë, irredentistë, shovinistë. I harruan krimet serbe, të stërnipave të Svesti Saves, Car Dushanit, të Dragutin Drazh Mihajlit, te Aleksandër Rankoviqit, të qenit plak Jozhe Titos, të kasapit Slobodan Millosheviq e deri te epoka e rrahmanzinjve që punonin kundër interesave të Kosovës. Harruan vagabondët gjakun e derdhur lumë që i prenë shqiptarët me sakicë e hanxhar i dhunuan mijëra femra, si thonë fjalës, dogjën çdo gjë të gjallë. Banditët dhe kryebanditët për interesa të tyre personale kur e panë se po i digjet bishti, vepruan sipas asaj:"STAMBOLLI PO DIGJET, KURVA PO KRIHET", pa menduar fare, të papjekur, të pashkolluar (lëri ata që u bënë dr, akademikë) me diploma të blera. Merreni me mend që njeriu që nuk e njeh analfabetin ka titullin dr. Ku ndodh kjo në botë pos në Kosovë. Dhe, për të mos i rënë akoma muhabetit rrotull, vetëm mendoni se çka bënë vagabondët dhe idiotët e sojit të tyre, nënshkruan dhe ia hapën derën edhe Gjykatës Speciale, e vunë në baraspeshë XHELATIN ME VIKTIMËN, ATA QË VRANË E PRENË ME SAKICË E HANXHAR, ATA QË DHUNUAN FEMRAT SHQIPTARE, ATA QË BËNË KRIME QË NUK I NJEH BOTA E CIVILIZUAR DUKE PRERË KOKA SHQIPATARËSH DHE KAFKAT E TYRE I BËNË DEKORACIONE ME LLAMBA ELEKTRIKE DHE I VUNË NËPËR KAFENE QË KUR DEHESHIN HULIGANËT CETNIKË NXJERRNIN PATLLAKËT DHE SHTINË NË KAFKAT E VDEKURA TË SHQIPTARËVE... Kurrë historia shqiptare nuk do t'ua falë këtë. Dhe, këta banditë analfabetë thonë:"Ejani tani t´i biem pishman!". Kjo gjykatë do të duhej të merrej me këtë soj e sojsëz, që plaçkitën pasuritë e Kosovës duke u bërë miliarderë dhe duke siguruar pasuri me hajni për 50 breza! Unë konsideroj se kjo është më e rëndë- sishme. E shihni kur shkruaja: MOS IA BËJ VARRIN DIKUJT TJETËR SE VETË DO TË BIESH NË TË". Shkrimin për sot po e përfundoj me një thënie atje nga viset e mia në Zhur të krahinës së Lumes, ku thuhet: QENI I KEQ TA BJEN UJKUN NË TORISHTË!".Pra ,ujqërit do të bëjnë batërdi, kurse ju do t'i lani të gjitha të zezat në këtë botë. Coftina keni për t'u bërë për korba. Kështu e keni kërkuar dhe keni vënë "imza". E bajshi me shnet. Në mbrojtje të vlerave të UÇK-së do të vihet vetëm gjaku i derdhur për këtë tokë që ja la ZOTI HISE dhe assesi profiterët hajdutë, bile as kopilët e Titos, as banditët e klanit PRONTO, që mori yrnek klanin e Zemunpoljes dhe as ata që do i sjellin dërgutët e osmanët, udbashët e bimbashët e Sulltan Sylejmanëve të Top Kapisë... Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)