Kush na mallkoi që çdo vjet po dështojmë ??

Kush na mallkoi që çdo vjet po dështojmë ??
  • 31 December 2017 - 07:57

SHKRUAN: FATON MEHMETI

Në fillim të vitit të ri urojmë që ky vit të jetë më i mirë. Fatkeqësisht çdo vit përsëritet e njëjta situatë, në fund të vitit dështim me shpresë se viti tjetër të na gjej më mirë, por këto mbesin veç ëndrra. Fajtorë për të gjitha mbetet politika. Politika e mbrapshtë, nuk ka ndryshuar sjellje as mentalitet, ajo, jo që nuk iu shërben qytetarëve, por mbetet kërcënuese edhe për ekzistencën e tyre. Menduam se më shpalljen e pavarësisë, Kosova shumë shpejt do të arrinte të forcohej si në aspektin social, ekonomik e kulturor, pasi qe deri atëherë arsyetimi ishte se kompetencat i kanë të huajt se po ti kemi ne ndryshe do të ishte situata. Kosova ma mbushur nëntë vjet që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe askush nuk e ka menduar ndonjëherë se ky vit do ta gjejë Kosovën në një situatë totalisht dëshpëruese. E dëshpërimi nuk ka së si të mos jetë evident kur kemi një papunësi dhe varfëri ekstreme në rritje, ku skamja e lufta për mbijetesë vazhdojnë të jenë pjesë e përditshmërisë për shumë familje kosovare, duke dëshmuar kështu edhe një herë realitetin e rëndë me të cilin po ballafaqohen qytetarët e shtetit të Kosovës.

Kosova e zhytur ne krim dhe korrupsion

Më një qeverisje e cila para se gjithash e ka hallin e vet dhe të një rrethi të ngushtë klientelist e jo hallin e popullit nga të cilët e morën bekimin për të qeverisur këtë vend, me një korrupsion i cili edhe pse "po luftohet" prapë është në rritje. Më një nepotizëm të skajshëm, më një shëndetësi të pa shëndetshme, më një arsimim të dobët dhe aspak cilësor dhe i cili para së gjithash po prodhon mosdije, më një rini të papunë e cila ja ka mësyrë rrugëve të Evropës për një jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme. Kosova e zhytur ne krim dhe korrupsion nuk bëri asgjë për të kthyer dinjitetin e qytetarëve, me një qeveri arrogante dhe pa dinjitet vetëm sa janë zbehur shpresat e të rinjve. Liberalizmi i munguar i vizave është rezultat i krimit dhe korrupsionit, i kësaj qeverie të dështuar. Janë të paktë zërat kritike në këtë shoqëri, dhe pak mediat që kanë mbrojtur interesin e qytetareve karshi shantazheve të këtij pushteti. Kosova po vuan së fundi prej një morie problemesh, dhe i ka të gjitha shenjat e një shteti të dështuar. Shteti ka rënë në duart e politikanëve të djallëzuar, të papërgjegjshëm dhe të korruptuar, të cilët po mendojnë vetëm për xhepat e tyre dhe jo për qytetarin. Për më tepër politikanët në Kosovë janë bërë vetë pjesë e krimit. Politika shqiptare në Kosovë është shndërruar vetëm në betejë për pushtet dhe se secila parti që vjen në pushtet ka qëllimin e forcimit të klientelave, zhvatjen e popullit e shërbimin e plotë për mafio-oligarkët, e jo mirëqenien e qytetarëve.

Duket se qëllimi i çdo pushteti është të ketë një shoqëri të tillë mosreaguese

Ajo që duhet të bëjnë qytetarët është mos nënshtrimi ndaj politikanëve, pasi deri tani jemi treguar të nënshtruar ndaj politikës, e kjo u ka pëlqyer politikanëve. Duket se qëllimi i cdo pushteti është të ketë një shoqëri të tillë mosreaguese, pasi do i kenë duart e lira për të bërë cfarë të duan dhe si të duan, pa qarë kokën fare për qytetarët . Në anën tjetër duke mbushuar xhepat e tyre dhe vazhdimin e jetës luksoze në vendin më të varfër të rajtonit. Derisa të kemi shoqëri të tillë hiponotizuese dhe qeverisja e të tillë. Padyshim se vendin e parë për nga varfëria do e mbajmë dhe për një kohë të gjatë... Duket se qëllimi i çdo pushteti është të ketë një shoqëri të tillë mosreaguese, pasi do i kenë duart e lira për të bërë cfarë të duan dhe si të duan, pa qarë kokën fare për qytetarët . Në anën tjetër duke mbushur xhepat e tyre dhe vazhdimin e jetës luksoze në vendin më të varfër të rajonit. Derisa të kemi shoqëri të tillë hiponotizuese dhe qeverisja e të tillë. Padyshim se vendin e parë për nga varfëria do e mbajmë dhe për një kohë të gjatë. Derisa shndërrohemi në servilë për një vend pune, derisa u duartrokasim kriminelëve dhe nuk mendojmë për të nesërmen, fatkeqësisht çdo vit do të jetë i njëjtë. Derisa synimi për një jetë më të mirë dhe të dinjitetshme do të mbetet vetëm ëndërr e parealizuar. Gjithsesi shpresa vdes e fundit, andaj me shpresën për një vit më të mirë se ky që po e lëm pas. Gëzuar Kosovë 2018 !

( Shkrim enkas për " Kosova Sot" për numrin festiv të Viti të ri )

(Kosova Sot)