KUR FEJA BËHET POLITIKË, KOMBIT DHE SHTETIT U DEL FLAKA

KUR FEJA BËHET POLITIKË, KOMBIT DHE SHTETIT U DEL FLAKA
  • 01 January 2018 - 09:04

BAROMETRI KOMBËTAR

SHKRUAN: PROF.DR. MEHDI HYSENI 

Esenca e përmbajtjes së këtij shkrimi ka të bëjë me kritikën denoncuese të propagandës së zezë të rrencave, të shpifësve, të keqinterpretuesve dhe të bastarduesve të rregullave të mirëfillta të fesë islame, të fryteve dhe të vlerave kombëtare dhe atdhetare shqiptare, siç është Armad Ali, cili, në emër të rremë të rregullave të fesë islame sipas "shkollës" antishqiptare sllave ballkanike, po përhap propagandë dezinformuese dhe subversive kundër pavarë- sisë kombëtare dhe shtetërore të SHQIPËRISË ETNIKE. Këtë e bëri në prag të kremtimit të 105-vjetorit të saj( 28 Nëntor 2017), duke apeluar se " sipas fesë islame është haram festimi" i kësaj dite më të ndritshme dhe më të rëndësishme të gjithë KOMBIT SHQIPTAR. Kjo është një gënjeshtër sui generis e "imamit" Aramad Ali, sepse as Kurani e as Bibla nuk e ndalojnë kremtimin e pavarësisë së Shqipërisë e as të datave historike të heronjve kombëtarë të saj. Komprometohet dhe falsifikohet feja islame; fyhet Kombi, Shteti dhe vlerat e tij, askush nuk reagon!? -Turp, pse nuk reaguan, sipas detyrës, ata që paguhen shtrenjtë dhe e kanë për detyrë të reagojnë kundër këtij fenomeni negativ poshtërues antishqiptar - Armad Ali? 1) Pse nuk reagoi Bashkësia Islame e Kosovës (BIK)? 2) Pse nuk reagoi Komuniteti Mysliman i Shqipërisë? 3) Pse nuk reagoi Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë? 4) Pse nuk reagoi Qeveria e Shqipërisë së Edi Ramës? 5) Pse nuk reagoi qeveria e Kosovës së Ramush Haradinajt? 6) Pse nuk reagoi Presidenca e Shqipërisë së Ilir Metës? 7) Pse nuk reagoi Presidenca e Kosovës së Hashim Thaçit? 8) Pse nuk reaguan asnjë nga subjektet politike të Shqipërisë dhe të Kosovës? 9) Pse nuk reaguan asnjë nga shoqëritë civile për mbrojtjen dhe liritë e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe në Kosovë? 10) Pse askush nuk reagoi nga elita e akademikëve zulmëmëdhenj të Akademisë së Shqipërisë, të Akademisë së Kosovës dhe të Akademisë ShqiptaroAmerikane në Nju-Jork? -Deri kur do të heshtim para dukurive të tilla negative antishqiptare dhe anticivilizuese , të cilat pothuajse që tri dekada kanë mbërthyer shoqërinë shqiptare me indoktrinimin, me përçarjen, me diferencimin, me mercenarizmin dhe me terrorizmin, të gjitha këto, armë të rrezikshme për bastardimin dhe degjenerimin e fesë së mirëfilltë islame, të kulturës, të qytetërimit, të vlerave kombëtare, atdhetare dhe shtetërore të KOMBIT SHQIPTAR dhe të SHQIPËRISË ETNIKE? Po qe se shqiptarëve u mohohen të drejtat dhe liritë kombëtare, që të jenë të bashkuar, të lirë, sovranë dhe të pavarur nën çatinë e Shqipërisë Etnike, atëherë, si skllevër, të shfrytëzuar, si lypsarë, të varur, të shtypur, të përbuzur dhe të copëtuar në disa shtete të huaja kolonialiste sllave ballkanike, nuk do t'i shpëtojë kurrfarë feje, as kurrfarë "tallavaje", qoftë orientale a perëndimore. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe objektivë se me urata, me lutje, me mashtrime, me premtime të kota, dhe me mulla të importuar të kallëpit Armad Ali, nuk fitohet liria dhe pavarësia. Fundja, këtë e kanë dëshmuar edhe qindra kryengritje dhe luftëra të kombit shqiptar për liri dhe për pavarësi, që nga epoka e lavdishme e heroit tonë kombëtar Skënderbeu e deri te heroi Adem Jashari (1998) për çlirimin dhe për pavarësimin e Kosovës (17 shkurt 2008), të cilën, të gjithë shqiptarët në mbarë botën, vit për vit e kremtojnë bashkërisht, ashtu sikurse përvjetorët legjendarë kombëtarë të Skënderbeut, si dhe pavarësinë gjithëkombëtare të SHQIPËRISË ETNIKE të Ismail Qemalit (28 Nëntor 1912). Sikur të kishin qenë gjallë Skënderbeu, Ismail Qemali, Avni Rrustemi dhe Adem Jashari, "imami" i çoroditur Aramad Ali dhe të gjithë të tjerët si ky armik, për sjelljet dhe për veprat e tyre të ndyra shpifëse, tradhtare dhe agjenturore antishqiptare, do ta kishin paguar shtrenjtë "faturën" e tyre, ashtu sikurse tradhtarët: Hamzai, Esat Pashë Toptani, Hasho Tuxhari e shumë renegatë të tjerë, tanimë të ngordhur, që i ka damkosur edhe historia, edhe kombi shqiptar. Po kush është ai "imam" Armad Ali, që ka guxim ta baltojë gjithë kombin shqiptar dhe pavarësinë e tij?! -Derisa eruditët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare: Sami, Abdyl dhe Naim Frashëri, Hoxhë Tahsini, si dhe personalitetet e shquara kombëtare, fetare dhe atdhetare: "Mulla Isuf Kraja (1899-1912), Hafiz Ali Korça (1873-1956), Hoxhë Kadri Prishtina (1878-1925), Haxhi Vehbi Dibra (1867- 1937), njëri ndër interpretuesit dhe komentuesit më të mirë të Kuranit, Hafiz Ymer Shemsiu (1895-1945), Mulla Idriz Gjilani (1901-1949), Ymer Prizreni, Haxhi Zeka… etj."(Shih në: http://besimtari.com/hoxhallaret-figura-teshquara-te-kombit/) me sjelljen, me dijen dhe me veprën e tyre patriotike kanë kontribuar për afirmimin, për vlerat, për njohjen, për lirinë, për bashkimin dhe për pavarësinë e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, atëherë, kush është ai horr dhe analfabet Armad Ali, që me paçavuren e pistë të tij proserbe (kinse në emër të fesë islame), i kundërvihet pavarësisë së Shqipërisë Etnike, duke e quajtur atë "haram"?! Kur feja bëhet politikë, djajtë e kanë fjalën kryesore, edhe në xhami, edhe në kishë, edhe në pushtet, jo hoxha, as prifti e as kryetari i shtetit. Këtë e dëshmoi edhe dreqi Armad Ali me shpifjen dhe me gënjeshtrën politiko-propagandistike kundër pavarësisë së Shqipërisë (1912), se gjoja "është haram" kremtimi i saj, si dhe i datave të tjera të rëndësishme të historisë kombëtare dhe shtetërore. Ky qenka faqja e mugët dhe më e zezë e fesë islame dhe e kombit shqiptar, Armad Ali (imam shqipfolës): "Mos e festoni Ditën e Pavarësisë, është haram"! (http://www.kosova-sot.info/lajme/230023/befason-imamishqiptar-mos-festoni-diten-e-pavaresiseeshte-haram//29/11/2017). Nuk ka asnjë dyshim se ky mesazh denoncues dhe mohues i kremtimit të Ditës më të bardhë të Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, është simetrik me gjuhën e keqe politike dhe propagandistike kolonizuese ( antiliri dhe antipavarësi shqiptarëve) të popave të Patrikanës së Pejës, të Manastirit të Deçanit, të Manastirit Graçanica, të Hilendarit, që me shekuj kanë luftuar jo vetëm kundër pavarësisë së SHQIPËRISË ETNIKE, por edhe për zhdukjen e farës shqiptare (iliro-pellazge) në Ballkan. Ata hoxhallarë dhe imamë falsë, që mohojnë flamurin dhe festën e pavarësisë, si Armad Ali, ata nuk janë shqiptarë, por, filosllavë rrenca dhe shpërfytyrues të fesë islame, të Zotit, të kombit dhe të atdheut shqiptar. Ky farë soji i ri "imamësh" duhet të paditet, edhe nga i gjithë populli, edhe nga të gjitha strukturat qeveritare dhe joqeveritare në institucionet dhe në organet përkatëse të drejtësisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, që të merren masa rigoroze kundër tyre për shkak të helmimit dhe të infektimit të popullit me ideologji ekstreme fundamentaliste të vahabizmit dhe të salafizmit , që kanë për qëllim futjen e zjarrit përbashkësisë dhe harmonisë shekullore fetare (islame, katolike dhe ortodokse) të shqiptarëve deri në vëllavrasje , ashtu sikurse në Liban, në Libi, në Irak, në Afganistan…, etj. për të degjeneruar dhe për të shkatërruar në themel substancën e identitetit kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve në Ballkan. Zotit i besojmë të gjithë, por mos ma prekni Kombin dhe Shqipërinë Etnike, se me injorantë të shtirur si "engjëj" dhe "tebdilë si barinj" nuk nderohet as Zoti, as feja, as Kombi e as Atdheu! (Vijon)

(Kosova Sot)