Brexit është larg së qeni problemi më i madh i Evropës

Brexit është larg së qeni problemi më i madh i Evropës
  • 15 January 2018 - 10:20

VIZIONI I SË ARDHMES SË EVROPËS

Populistët nacionalë më nuk e duan daljen nga BE-ja

Shkruan: Paul Hockenos

Lindja 'origjinale' ishte një brez vendesh gjatë Luftës së ftohtë, duke filluar nga Bullgaria e deri te Polonia, që qëndroi gjatë katër dekadave të sundimit të imponuar komunist sovjetik. Emërtimet jo të pëlqyeshme, si "Blloku lindor" dhe "Evropa lindore", u hoqën nga përdorimi kur revolucionet e kadifenjta të vitit 1989 filluan të përhapeshin në tërë rajonin, duke iu dhënë fund regjimeve besnike ndaj Moskës dhe duke përgatitur rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe për krijimin e demokracisë shumëpartiake. Satelitët komunistë të Evropës me krenari kthyen sovranitetin dhe traditat nacionaliste dhe demokratike, të cilat kishin qenë 'në gjumë' që nga viti 1945. Konfirmimi i tyre përfundimtar rreth kthimit në përqafimin evropian, ishte hyrja e këtyre vendeve në BE gjatë viteve 2000.

Imitimi i demokracisë liberale Por, sot janë evidente kornizat e një blloku të ri lindor: një aleancë e butë midis demokracive autoritare, me orientim nacionalist, të mishëruara në Hungari dhe Poloni të cilat, për ironi, nuk tentojnë të imitojnë demokracitë liberale perëndimore të Francës dhe Gjermanisë, por më shumë Rusinë joliberale dhe autokratike të Vladimir Putinit. Për dallim nga Britania, ato nuk duan që të dalin nga BE-ja, por më me dëshirë, që BE-në ta përshtatin sipas imazhit të tyre. Në një shenjë afërsie midis Budapestit dhe Varshavës, kryeministri i ri polak, Mateusz Morawiecki, vendosi që vizitën e parë jashtë vendit ta bënte në kryeqytetin e Hungarisë, në vend se në Bruksel, apo Berlin, sikur që është tradita. Morawiecki dhe homologu i tij hungarez, Viktor Orban, riafirmuan refuzimin e imigrantëve nga vendet e tyre, si dhe refuzimin që të margjinalizohen brenda BE-së. "Duam që zëri ynë të dëgjohet, meqë këto vende (të Evropës qendrore) kanë një vizion rreth të së ardhmes së Evropës", tha Orban, i cili pritet që të rizgjedhet pa problem në prill. nPor, ky vizion i së ardhmes së Evropës, edhe pse kryesohet nga udhëheqjet nacionaliste-populiste në Poloni dhe Hungari, nuk kufizohet vetëm brenda territoreve të Bllokut të vjetër lindor: ai tani përfshin Austrinë me qeverinë e re të krahut të djathtë, derisa pjesa më e madhe e shteteve liberale, post komuniste, e refuzojnë atë. Partitë ksenofobe evropiane të ekstremit të djathtë kanë mbështet[s në tërë kontinentin, duke përfaqësuar, mesatarisht, 16% të ligjvënësve në legjislaturat shtetërore dhe 15% në Parlamentin evropian, sipas një analize të bërë në 22 vende evropiane, nga "Bloomberg". Këta votues me qejf do ta zgjidhnin 'Viktor Orbanin' e tyre, apo një figurë të ngjashme me ideologun e njohur konservator polak, Jaros?aw Kaczy?ski, nga Partia (në pushtet) e ligjit dhe drejtësisë. Të djathtit ekstremë, sikur që është Marine Le Pen në Francë, përshëndesin zgjedhjen e këtyre forcave në Evropën qendrore, duke i parë ato si bastione të një lëvizjeje mbarë evropiane: të nacional-populizmit në pushtet, aty ku ajo dhe 'shokët' e saj duan të jenë.

Prirja kah ushtritë e mëdha dhe kufijtë e fortifikuar

Përkundër dallimeve, ka shumëçka që i lidh popujt e bllokut të ri lindor: një siguri e fortë shtetërore, refuzimi i refugjatëve dhe imigrantëve, islamofobia, prirja kah ushtritë e mëdha dhe kufijtë e fortifikuar, lufta kundër gjykatave dhe mediave të pavarura dhe ndjenjat miqë- sore ndaj autokratëve të ngjashëm që janë në pushtet në Rusi, por edhe në Turqi, Izrael dhe SHBA. Prirjet e tyre gjejnë shprehjen në nocionin e "Evropës së atdheve", apo "Evropën e popujve", gjë që është një vizion i frikshëm dhe regresiv për të ardhmen e BE-së dhe Evropës në tërësi. Populistët nacionalë më nuk duan daljen nga BE-ja, por tani duan që ta marrin atë në duart e veta, duke bërë më pas një konfederatë evropiane sipas vlerave kombëtare. Evropa e popujve është një tubim i vendeve të krishtera evropiane, të cilat e definojnë veten si mburojë ndaj islamizmit, në njërën anë dhe neoliberalizmit të stilit amerikan, në anën tjetër. Ndeshjen e civilizimit ata e kanë 'bukë e ujë': një betejë të ashpër e cila do ta përcaktojë fatin e Evropës. Bërthama e saj është në "Mitteleuropa", thotë Orban, i cili mburret se Evropa qendrore është zonë e lirë, pa imigrantë. Në këtë Evropë, qeveritë kombëtare do të ndiqnin kurse sovrane nacionale, të papenguara nga diktatet nga Brukseli, apo Berlini. Njëra ndër karakteristikat e saj të pakta mbinacionale: një zonë e tregtisë së lirë, e cila, sipas tyre, do të funksiononte pa integrim. Koncepti esencial i kësaj Evrope nativiste është vet kombi, që kuptohet si grup i pastër racor, i cili ka të drejta të veçanta dhe një fat të shenjtë, të përcaktuar nga gjenealogjia, historia dhe territori. Ky është një koncept rrënjësisht i ndryshëm rreth të drejtave, krahasuar me atë aktualin në BE, duke u bazuar te të drejtat e popujve, e jo të njerëzve. mDhe, sikur që na mëson historia, të drejtat kombëtare dalin përtej kufijve, psh në vendet fqinje, të cilat konsiderohen tokë e atij populli. Në këtë mënyrë Rusia justifikoi aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe Serbia aneksimin e pjesëve të Kroacisë dhe Bosnjës në fillim të viteve 1990. Lufta është bukë për nacionalistët e shkollës së vjetër - por vetëm në emrin e fiseve të tyre, e jo të kushedi çfarë afganëve, apo kurdëve. Për këtë arsye, kjo Evropë e kombeve, nëse do të formohet ndonjëherë, nuk do të zgjaste shumë, sikur që nuk zgjati as Evropa e midis dy luftërave botërore. Blloku i ri lindor tanimë i ka liderët e vet, në formën e Orbanit dhe Kaczy?skit, të cilët artikulojnë Evropën e kombeve dhe refuzojnë që ta lejojnë BE-në që t'i pengojë në krijimin e demokracive jo liberale në zemër të Evropës. Orban, një njeri i dhënë pas pushtetit, rishkroi ligjet dhe rikonfiguroi gjykatat, me qëllim që të sigurohej se partia e tij 'Fidesz' do të mbetet në pushtet edhe gjatë viteve në vijim; edhe sulmet e tij kundër mediave të lira dhe manifestimi shtetëror i ksenofobisë i shërbejnë të njëjtit qëllim. Kaczy?ski është një fundamentalist katolik, ku veprimet e tij diktohen nga vizioni i tij për një Poloni klerike, mundësisht nën udhëheqjen e partisë së tij.

Formimi i Evropës së kombeve

Kornizat e një Blloku të ri lindor u dalluan më mirë pak para Kërshëndellave, kur BE-ja ndërmori iniciativën për sanksionimin e qeverisë polake, për shkak të përzierjes së shtetit në punën e gjykatave, gjë që paraqet një lëvizje të paprecedente në historinë e BE-së. Por, po ashtu i paparashikueshëm ishte veprimi i shpejtë i dy aleatëve kryesorë të Varshavës - Hungarisë dhe Çekisë, të cilat i dolën Polonisë në mbrojtje, duke vizatuar kështu linjat e betejës për vitin 2018. Ky mund të jetë një moment vendimtar. Komisioni evropian, dora ekzekutive e BE-së, e akuzoi qeverinë polake për rrezikim të vlerave fundamentale të shtetit demokratik. Gjatë dy viteve të fundit, thoshte komisioni, partia polake në pushtet ka miratuar 13 ligje, të cilat i bëjnë gjykatat të ndjeshme ndaj përzierjes politike nga ekzekutivi. Por, Varshava nuk u tërhoq as 1 mm, duke insistuar se është e gatshme që të luftojë. Duket se liderët e partisë në pushtet kanë vite që janë përgatitur për një gjë të tillë. As qeveritë djathtiste-populiste të Bllokut lindor, e as mbështetësit e tyre nga mesi i partive radikale dhe nacionaliste në Evropë, për momentin nuk janë mjaft të fuqishme, sa që ta formojnë Evropën e kombeve. Por, mbështetja e tyre është në rritje e sipër dhe ato kanë ndikim te makineria e BEsë, duke penguar punën e saj me anë të vërejtjeve që sillen nga imigracioni, e deri te energjia, ku kanë aleatë edhe jashtë radhëve të tyre. mDuke bërë publike procedurat zyrtare ndaj Polonisë, BE-ja e përmbylli vitin 2017 me një mënyrë ogurzeze. Nëse mungesa e unitetit do ta pengojë BE-në nga ndërmarrja e reformave fundamentale, të cilat ajo i ka parashikuar për vitin 2018, atëherë realiteti i Evropës së kombeve do të vijë më në fokus, në këtë, apo në atë mënyrë.

(Paul Hockenos është autor i "Berlin Calling: A Story of Anarchy, Music, the Wall, and the Birth of the New Berlin")

(Kosova Sot)