A po duam shtet ligjor, apo kanunor?!

A po duam shtet ligjor, apo kanunor?!
  • 07 February 2018 - 08:01

Kosova ka vetëm një Bac, në aspektin respektativ, dhe këtë e dinë më mirë se unë edhe shumica e këtyre liderëve, që ishin në këtë darkë

Zejdush Kastrati: Nuk është vetëm takimi i së dielës në vilën e Pacollit në Hajvali,kur zbriti e gjithë paria e shtetit të Kosovës, por edhe me rastin e konstituimit të kësaj qeverie, përkatësisht marrëveshjes, edhe për këto kooalicione ekzistuese, janë zhvilluar, takime te shumta, pikërsisht në këtë lokacion dhe pothuaj edhe me të njëjtit aktorë! Nga xhirimet e takimit të parë (çka dimë ne, opinioni, sepse me siguri ka pasur edhe takime tjera) kemi vërejtur dhe dëgjuar edhe kur liderët tanë nikoqirin, Behgjet Pacollin, gjithnjë e thirrnin Bac...! Kosova ka vetëm një Bac, në aspektin respektativ, dhe këtë e dinë më mirë se unë edhe shumica e këtyre liderëve, që ishin në këtë darkë, por edhe në darka tjera, por si duket lakmia për pushtet, interesi personal...i "detyroi",ta harrojnë BACIN e vërtetë,Bacin i cili për shumicën nga ata kaherë ka "vdekur",Bacin që është harruar, Bacin që nuk jeton më në këtë Kosovë ,për të cilën mbajti hiq me pak,se 28 vite burg...! Edhe në ndejën e së dielës mbrëma, Begji i Hajvalisë, të shumtën e rasteve, u quajt Bac, e nga disa edhe zëvëndëskryministër, por nga dikush edhe shef. Ky Bac ishte paksa nën "ethet" e gripit dhe edhe në një komunikim elektronik privat deklaroi se e gjithë kjo shoqëri i erdhi në Hajvali për ta vizituar dhe për t'i dëshiruar edhe shërim sa më të shpejtë. Ndërsa, Baci i vërtetë, ai i kazamateve, i vuajtjeve dhe persekutimeve, edhe pse i sëmurë me vite, gjithnjë i lënë në mëshirën e disa miqve dhe dashamirëve të paktë, jo që nuk është vizituar,(nga disa asnjëherë), por është harruar krejt, apo si duket, në shenjë "nostalgjie" këta që po shkojnë në ahengjet e Pacollit po e thërrasin e Bacin e Hajvalisë Bac, sepse edhe ky"i gjori" jetoi me vite, "i syrgjynosur",larg Kosovës dhe larg shqiptarisë, dhe këtë"ndoshta" po e bëjnë në shenjë respekti dhe përkujtimi për bacën Adem! Takimet, si ky i së dielës mbrëma, pa marrë parasysh konkluzionet dhe qëllimet, e që po dihet se janë, puro interes partiak, klanor, personal...,prezantojnë edhe një anë tjetër shumë të dëmshme, që ka të bëjë me (mos) fuqizimin e këtyre Institucioneve, sepse, para botës, si shumë herë tjera, edhe kësaj radhe po tregohemi, se nuk jemi për shtet ligjor,por për shtet kanunor dhe atë vetëm e vetëm që të mbesin në pushtet.

SHKRUAN: ZEJDUSH KASTRATI

(Kosova Sot)