Të mos shpresohet te ndonjë referendum tjetër, anti-Brexit - Opinione - Kosova Sot
Të mos shpresohet te ndonjë referendum tjetër, anti-Brexit

Të mos shpresohet te ndonjë referendum tjetër, anti-Brexit

REVOKIMI NUK ËSHTË NJË STRATEGJI E QËNDRUESHME

BE-ja do të kërkonte garanci që Britania nuk do ta hapte më çështjen e Brexitit për një numër të caktuar vitesh

Shkruan: Wolfgang Munchau 

Mbështetësit e një referendumi të dytë po ashtu bëjnë një supozim implicit, por të gabuar, se Britania mund ta revokojë procesin e Nenit 50 në mënyrë të njëanshme. Natyrisht, njerëzit mund të kenë mendimet e tyre ligjore private. Por, duhet ta dimë se Komisioni Evropian nuk e sheh këtë çështje në këtë mënyrë

Mundësia që Brexiti do të revokohet para marsit të vitit 2019 nuk është krejt zero, por është shumë e vogël. Le të supozojmë, për hir të argumentit, se 'revokuesit' do t'ia dalin që t'i tejkalojnë pengesat e para. Dhoma e përfaqësuesve hedhë poshtë marrëveshjen për të dalë nga BE-ja. Pason mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat i fiton një parti e cila është e përkushtuar për një referendum tjetër. Që të dyja këto janë supozime të pamundshme, por le ta marrim këtë mundësi, të paktën për rastin. Në referendume, njerëzit pranojnë, apo refuzojnë propozimet. "A duhet Skocia të jetë shtet i pavarur?", kjo ishte një pyetje e mirë. E tillë ishte edhe pyetja "A duhet Britania të mbetet anëtare e BE-së"? Ato përjashtojnë mundësitë tjera dhe janë vetëm dy zgjidhje. Por, cilën pyetje do ta bënit në një referendum të dytë rreth Brexitit? "A pranoni marrëveshjen e tërheqjes, apo doni të mbeteni në BE?" Kjo duket e favorizuar në mesin e atyre që janë pro mbetjes në BE, por ajo ofron një zgjidhje false. 

Opsioni i tretë

Ekziston një opsion i tretë, që nuk është ofruar: as marrëveshje, as anëtarësi. Ekziston vetëm një pyetje e cila nuk është përsëritje e referendumit të vitit 2016, dhe e cila ka përgjigje të qarta po dhe jo: "A e mbështetni marrëveshjen e daljes nga BEja?" Nëse përgjigja është po, atëherë parlamenti do ta ratifikonte marrëveshjen dhe Britania do të dilte nga BE-ja. Po të votohej jo, atëherë Britania përsëri do të dilte, por pa ndonjë marrëveshje. Është e qartë që kjo nuk është ajo për çka angazhohen mbështetësit e mbajtjes së një referendumi të dytë. Nuk ekziston ndonjë pyetje e cila është e qëndrueshme për brenda, që nuk është bërë tanimë dhe e cila do ta mbante Britaninë në BE. Pamundësia e daljes me një pyetje të mirë, tanimë demonstron absurditetin e kësaj ideje. Cili do të ishte instruksioni politik nga një votim i ngushtë për mbetje, në një dalje shumë më të ulët në votime, sesa në vitin 2016? Dhe, nëse do të mbahet një referendum i dytë, atëherë pse të mos mbahet edhe një i tretë? Mbështetësit e një referendumi të dytë po ashtu bëjnë një supozim implicit, por të gabuar, se Britania mund ta revokojë procesin e Nenit 50 në mënyrë të njëanshme. Natyrisht, njerëzit mund të kenë mendimet e tyre ligjore private. Por, duhet ta dimë se Komisioni evropian nuk e sheh këtë çështje në këtë mënyrë. E, as Këshilli evropian dhe Parlamenti evropian. Mendoni për një moment se si do ta shikonte këtë Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Gjykata do të shqyrtonte implikimet më të gjera të vendimit të saj. Nëse ajo do të vendoste në favor të Britanisë, atëherë vendet anëtare do të ishin të lira që ta përdornin Nenin 50 për kërcënime politike, pa asnjë pasojë. Natyrisht, BE-ja ka deklaruar se do ta mirëpriste një ndryshim të qëndrimit nga Britania. Por, le të mos gabojmë: BE-ja do të negocionte dhe do të tentonte imponimin e kushteve, me qëllim të mbrojtjes së interesave të veta. Ajo do të negocionte me po aq vështirësi për zhbërjen e Brexitit, sa edhe gjatë negociatave për ta kompletuar atë. BEja po ashtu do të kërkonte garanci që Britania nuk do ta hapte më çështjen e Brexitit për një numër të caktuar vitesh. 

Marrëdhënia e ardhshme me BE-në

Revokuesit nuk kanë analizuar në hollësi ndikimin më të gjerë të një referendumi të dytë, duke përfshirë edhe kohezionin politik të BE-së. A janë ata të përgatitur për trazira? Mbështetësit e Brexitit do të mund ta bojkotonin këtë referendum. Cili do të ishte udhëzimi politik nga një votë e ngushtë pro mbetjes në BE, nga një votim edhe më i ulët sesa ai në referendumin e kaluar? Dhe, po të ketë një referendum të dytë, atëherë pse të mos ketë edhe një të tretë? Një zgjidhje shumë më e mençur është ajo e paraqitur nga sir Keir Starmer: të pranohet rezultati i referendumit, të shkohet përpara dhe të përqendrohemi te përmbajtja e marrëdhënies së ardhshme me BE-në. Partia laburiste është në një pozicion të mirë për të ndikuar në këtë vendim, nëse arrin që të apelojë edhe deri te konservatorët pro evropianë. Por, për një gjë të tillë, asaj do t'i nevojitej që të distancohej qartazi nga sugjerimi helmues për një referendum të dytë. Ajo që ka më së shumti rëndësi, pro evropianët në Britani do të duhej të reflektonin për një moment rreth asaj pse Britania votoi për dalje në referendumin e parë. Nuk ishte rastësi që Britania ishte vendi me numrin më të madh të atyre që ishin për dalje. A dëshirohet me të vërtetë që të ketë kthim te ai raport jo i shëndoshë? A e dëshiron BE-ja një gjë të tillë? Pse mendoni se kjo do të funksiononte tani, kur nuk funksionoi më parë? E tërë ideja nuk ka fare kuptim. Revokimi nuk është një strategji e qëndrueshme. Ajo paraqet një mision vetëvrasës politik. 

(Kosova Sot)

9 orë e 16 minuta më parë
11/12/18