Si e shkatërruan bandat Kosovën...?

Si e shkatërruan bandat Kosovën...?
  • 15 February 2018 - 08:12

Shumë e dëmtuan vendin dhe popullatën

KËTA BANDITË SHKELIN PA GJYNAH MBI GJAKUN E DËSHMORËVE

T ë gjitha bandat e dala që nga pas lufta e deri më sot, që erdhën në pushtet,erdhën pa votën e lirë të popullit, por erdhën me anë të pazareve të nëntokës kriminale. Kurrë nuk më ka vajtur mendja se pas luftës sërish do të vijnë në pushtet ish-jugosllavët, udbashët që quhen LDK, sepse ky soj i ndyrë dhe i poshtër jo vetëm që sabotoi luftën që në asnjë vend te botës, nuk ka që kur kris lufta nuk ka politikë,por të gjithë rreshtohen në luftë kundër armikut. Por, kjo nuk ndodhi në Kosovë, mjerisht si ndodhi në Kroaci me Franjo Tuxhmanin dhe Alija Izetbegoviqin, që veshën uniformën dhe çizmet dhe bashkë me popullin morën dyfekun krahut kundër bandave serbo-çetnike që ishte rrezik për popujt në shfarosje. Në Kosovë, nuk ndodhi, përkundrazi njerëzit që iu kishin shitur falas UDB-së serbe, njerëzit që kishin dënuar shqiptarët vetëm që ishin shqiptarë dhe jo vetëm kaq, por këta zagarë shkuar zagarëve, kanë etiketuar tërë kombin si nacionalist, irredentist, shovinist e llojlloj epitete të tjera të ndyra, jo vetëm që ishin regjistruar në Beograd te Vlado Kambovski, por formuan komisione kundër UÇK-së dhe i dërguan në Beograd, UNMIK dhe nëpër shumë kancelari botërore. Dhe, mendoja si është e mundur kjo? Dhe, po ashtu, mendoja vetëm t´i jepet një rast të qeverisin vendin ata krerë qe e udhëhoqën luftën. Erdhi momenti dhe u gëzova shume. Por, nuk ma mori mendja, se këta do jenë më të zinj, më të poshtër, më hajna, më të rrezikshëm se nipat e Drazh Mihajlit, që do ta shkatërrojnë Kosovën më keq se Aleksandër Rankoviqi. 

Banda shkatërruese "Pronto"

Nuk ma mori mendja se mendoja kur njeri e merr manzerën e del në luftë, përpos që nuk e di se a do të kthehej gjallë, ata rrezikuan edhe familjet e tyre. Mendoja se këta që vendosën të japin edhe më të shtrenjtën- jetën, do ta çojnë Kosovën përpara dhe do ta bëjnë më të fortë se Zvicra. Dhe, kujt i ka vajtur mendja se këta banditë shkuar banditëve do t'i tradhtojnë shokët e luftës, se do të shkelin pa gjynah fare në gjakun e tyre, kujt i ka vajtur mendja se i harrojnë ofshamat e nënave dhe gjymtyrët e atyre që i lanë nëpër bjeshkë të thepisura kundër Serbisë fashiste që zotëronte makinerinë më moderne të luftës dhe mercenarëve rusë. Nuk më ka vajtur mendja se do të formojnë bandën më të zezë dhe më shkatërruese se banda e ZEMUNPOLJES QË QUHET KLANI Famëzi E Fatzi QË QUHET "PRONTO", që do të vjedhin kudo në asfalt, në arsim, në çdo dikaster dhe në çdo cep të Kosovës, kujt i ka vajtur mendja se do punësohen të gjithë anë- tarët e familjes të këtij klani idiotësh dhe jo vetëm kaq, por këta vagabondë dhe tradhtarë kishte një njeri pesë vende pune, kurse mijëra familje nuk kishin asnjë anëtar të punësuar dhe vuanin për bukën e gojës, mblidhnin ushqim nëpër kosh të plehrave, kujt i ka vuajtur mendja se këta banditë shkuar banditëve do të bashkëpunojnë edhe me serbianë për shitje të tokave shtetërore dhe duke u pasuruar hajnisht, kujt i ka vajtur mendja se këta hajna shkuar hajnave do të uzurpojnë prona shtetërore dhe në ato prona do të ndërtojnë shtëpi dhjetëkatëshe dhe do ndërtojnë hotele që nuk ke as në Amerikë...

E tradhtuan vendin

Kurrë as për një qime floku nuk më ka vajtur mendja se këta vagabondë dhe banditë do të vjedhin paratë e popullit dhe do të pasurohen për dhjetë -njëzet breza dhe do të bëjnë vetëvrasje 50 ushtarë të UÇK-së dhe nuk do të kenë para as për ilaçe e as për bukë e kripë t´u shtrojnë fëmijëve në sofër... Kujt i ka vajtur mendja që do të bëhen bashkë spiunët, tradhtarët, udbashët, titistët, që quhet LDK me banditët, vagabondët, hajnat dhe kriminelët që quhet PDK dhe formuan KLANIN SHKATËRRUES TË GJAKUT TË DRAZH MIHAJLIT. Deri dje këta dy grupe idiotësh janë sharë në nënë e në babë tej e përtej edhe në gra shtrati dhe për interesa të tyre do të bëhen bashkë dhe do t'i tradhtojnë shokët dhe varret e tyre. Më të kënaqur nuk janë as pro-rusët dhe proserbët e Pacolloviqëve, as tyxharët e Rambos, që bashkëpunuan me milionerët serbianë dhe as axhamitë e sexklubit, bashkëpunëtorët më të ngushtë me serbët, Devollët, Haxhiqët, që quhet VV. E këta mund të thuash se ia kalojnë edhe klanit "Pronto" dhe Zemunpoljes, spiuni Shpend Jahti u kap në ujëra të Malit të Zi natën duke bashkëpunuar me ta... Shumë e dëmtuan Kosovën dhe popullatën e saj, këto banda kriminelësh e shkatërruan deri në themel edhe sistemin e kalbur gjyqësor, duke e instaluar komplet gjykatën serbe në Kosovë, i ulën të gjithë langonjtë dhe zagaret e qenit plak Tito, që mbanin nëpër mure të odave që kishin përzier edhe gjakun e tyre me serbët që kurrë nuk ishte zakon ndër shqiptarë. Ulën edhe gjakun e Rrahmanzinjve. Këta që deri dje mbanin edhe trobojnicën e Aleksandër Rankoviqit... Nuk ma ka marrë mendja se pas luftës nuk do të mbushemi mend e të lejojmë që banda serbo-çetnike Devolli dhe ETC e Sreten dhe Boguljub Kariqit, që udhëhiqet nga Ramiz Kelmendi, të helmojnë Kosovën dhe të trashin buxhetin e Serbisë dhe kush e ka menduar se akoma do të flasë lirë dhe kundër shqiptarëve spiuni i UDB-së serbe me librezë zyrtare, këlyshi i Jovica Stanishiqit, BATON FAZLI HAXHIU dhe jo vetë që shëtit lirshëm dhe nuk burgoset për krimet kundër shqiptarëve, por idiotët, vagabondët, hajnat e bënin edhe këshilltar të tyre... Kësaj radhe po e mbylli me kaq, për të vazhduar me të zezat e këtyre banditëve që tradhtuan vendin,kombin, nga ky soj i dalë nga hiri i zeznjajes së kopesë të dala nga stanet e Shumadisë, mjerisht shqipfolës. Do të vazhdojmë t´i zbardhim të gjitha të zezat e këtyre banditëve që deri dje kanë dëgjuar edhe frymëmarrjen e atdhetarëve dhe i kanë rënë kambanave të mortit kundër kombit tonë e për interesat e gjakësorëve dhe pushkagjinjve serbo-çetnikë të racës së Sveti Savës e Car Dushanit... 

(Kosova Sot)