Ana "hibride" e shefave të politikës ?

Ana
  • 15 February 2018 - 08:17

Nuk i takojnë epokës së demokracisë

SHKRUAN: SKËNDER MULLIQ

Sindroma për përfitime personale bëri që këta ta humbin së pari njerzillëkun, t'i humbin meritat, ta humbin edhe besimin e popullit. U shndërruan në persona negativë, u bën njerëz të cilët nuk kanë dert ta ofendojnë as Zotin!U shndërruan në despotë

Bajat, të plogësht, të tjetërsuar nga populli dhe të larguar nga realiteti. Kjo është fotografia e shkurtër e njerëzve në krye të partive aktuale politike dhe në krye të shtetit që 18 vjet me radhë. Edhe nëse ndonjëri prej tyre nuk ka qenë i tillë derisa ka luftuar për pushtet, kur e morën pushtetin treguan fytyrën e tyre të vërtetë. Sindroma për përfitime personale bëri që këta ta humbin së pari njerzillëkun, t'i humbin meritat , ta humbin edhe besimin e popullit. U shndërruan në persona negativ, u bën njerëz të cilët nuk kanë dert ta ofendojnë as Zotin!U shndërruan në despotë. U deformuan sa nuk ka më keq. Predisponimi i tyre është narcisoid karshi shikimit të botës, karshi shtetit të vet, duke i shikuar ato si arenë ku mund të arrihet fama dhe pushteti absolut. 

Shoqëria po i vuan pasojat

Këto pushtete të pasluftës nuk punuan që problemet t'i zgjedhin në mënyrë pragmatike. U interesuan që të pasurohen më shumë në mënyrë të paligjshme... -Veprimet dhe sjelljet e kësaj kaste politike janë bërë për çdo kritikë. -Imazhi u ka zbritur në pikën zero. -Po e identifikojnë figurën e tyre me shtetin, ku perspektivën e vet dhe të shtetit po i konsiderojnë të njëjta! - Janë kritikë ndaj çdo gjëje tjetër, veç karshi veprimeve të veta jo! -Dëshirojnë që të gjithë tjerët të japin llogari dhe përgjegjësi, veç këta të ikin nga përgjegjësia. -Po e konsiderojnë vetën si shumë të ditur, e për këtë nuk e kanë hiç takatin. -E kanë humbur lidhjen me realitetin, duke e izoluar keq shtetin dhe popullin. Pa dyshim se të gjitha këto e shumë të tjera të patheksuara në një shkrim të vetëm, kanë bërë që shoqëria jonë t'i vuajë pasojat për teket e individëve të caktuar , të cilat teke kanë lënë gjurmë të pashlyera në shëndetin fizik dhe në shëndetin mendor të njeriut tonë. Shteti dhe pushteti po konsiderohen si mall, i cili mund të blihet si në barnatore.

Nuk janë për funksione të larta politike

Kjo udhëheqësve tanë është duke ua shkatërruar edhe trurin! Sjelljet dhe veprimet e tyre po janë traumatike, impulsive , duke mos parashikuar shkallën e rrezikshmërisë. Nuk janë të vetëdijshëm për pasojat që mund t'i kemi nga veprimet e tilla të pamatura dhe hazardeske. Të gjithë ata politikanë, të cilët i kanë humbur aftësitë dhe besimin për t'i përfaqësuar interesat e popullit, pa dyshim se një ditë do të pësojnë shumë keq. Shumë shefa të politikës po na paraqesin anën e tyre 'hibride' , simptome këto më shumë të retardimit psikik. Natyrisht këtu nuk bëhet fjalë për të gjithë, por për një shumicë sigurisht se po. Kjo tregon se nuk janë për funksione të larta politike. Historia mban mend shumë udhëheqës shtetërorë të botës, të cilët kanë qenë më simptoma të sëmundjeve psikike, kanë qenë njerëz, të cilët kanë pasur probleme në të paraqitur, në të folur, të pakoncentruar , të predisponuar për keqpërdorime të pozitës, jo të zotët për ta definuar situatën politike në momente delikate, ekstremisht të papërmbajtur, me perceptime politike shumë të gabuara, me përdorim të alkoolit dhe drogave, sjelljeve agresive deri në shkallë të papërmbajtjes… E, kur bëhet fjalë për politikën dhe njerëzit tanë krejt amator, vijnë në shprehje edhe shumë vese të tjera. Për këtë klasë politike duket se nuk ka terapi adekuate…Këta shumë pak i takojnë epokës së demokracisë , sistemit shumëpartiakë pluralist, funksionimit të rendit dhe ligjit, medieve të pavarësuara , shkurtimit të mandatit për të udhëhequr me partinë dhe me shtetin …

SHTETI DHE PUSHTETI PO KONSIDEROHEN SI MALL, I CILI MUND TË BLIHET SI NË BARNATORE

(Kosova Sot)