Evropa, presion shqiptarëve me Demarkacionin, ashtu siç i kërcënoi më 1880-ën për Ulqinin - Opinione - Kosova Sot
Evropa, presion shqiptarëve me Demarkacionin, ashtu siç i kërcënoi më 1880-ën për Ulqinin

Evropa, presion shqiptarëve me Demarkacionin, ashtu siç i kërcënoi më 1880-ën për Ulqinin

Autorja e paturpësisë, që i rrudhosi trojet shqiptare

Ti Evropë vazhdon të sillesh akoma edhe sot si antishqiptare, dhe u bën presion shqiptarëve që të falin përsëri trojet e tyre, presioni mbi shqiptarët sot me Demarkacionin që t'ia japin Malit të Zi edhe 8000 hektarë tokë, dhe madje u vë kushtin shqiptarëve se pa Demarkacionin nuk ka për ju liberalizim vizash. Kjo ishte dhe kjo mbetet Evropa për shqiptarët, gjithnjë e pabesë dhe antishqiptare

SHKRUAN: SKËNDER S.KAPITI

Evropa e pafytyrë ; Evropë , pse mbete antishqiptare gjithmonë kur shqiptarët janë më të hershmit e Evropës? Evropa, armik i madh i shqiptarëve, e cila ua copëtoi trojet, e ndau dhe e përdori Shqipërinë etnike si mall tregu duke ua falur dhe dhuruar trojet e saj shovinizmit ardhacak sllav e grek. A nuk u ngope Evropë me zullume dhe me padrejtësi që u bëre gjithmonë shqiptarëve? Pse, e nuk je Ti Evropë që e krijove Malin e Zi si shtet me trojet shqiptare? A nuk je Ti Evropë ajo kur në vitin 1880 demonstrove dhe kërcënove me flotën detare tënde pankristiane dhe prosllavo-ortodokse me anije franceze, britanike, gjermane, ruse, italiane dhe austro-hungareze kundër shqiptarëve e që bëre të mundur dorëzimin e Ulqinit krejtësisht shqiptar Malit të ZI,duke i mashtruar shqiptarët se do të "shpërbleheshin" me të drejta autonomiste, dhe përfundimisht a nuk je Ti Evropë që në kancelaritë e tua bëre pazaret, tradhëtinë dhe tragjedinë mbi shqiptarët. Ti je autorja e paturpësisë që i rrudhose trojet shqiptare dhe Shqiptarët në 1/3 e tokave të tyre, Ti lejove gjenocidin sllavo-grek 160- vjeçar mbi shqiptarët. Ti Evropë, edhe atë Shqipëri të cunguar që t'i e njohe ,por që edhe atë gjithnjë deshe haptazi por edhe me Konferenca të Fshehta edhe ta zhdukësh nga harta. Ja se si Ti Evropë vazhdon të sillesh akoma edhe sot si antishqiptare, dhe u bën presion shqiptarëve që të falin përsëri trojet e tyre, presioni mbi shqiptarët sot me Demarkacionin që t'ia japin Malit të Zi edhe 8000 hektarë tokë, dhe madje u vë kushtin shqiptarëve se pa Demarkacionin nuk ka për ju liberalizim vizash. Kjo ishte dhe kjo mbetet Evropa për Shqiptarët, gjithnjë e pabesë dhe antishqiptare. Sikur të mos mjaftonte vetëm ky presion i Evropës mbi politikën dhe shqiptarët e Kosovës, vjen edhe "leksioni " i Kryeministrit të Shqipërisë, E.Rama në Ditën e Pavarësisë së Kosovës se: Demarkacioni ishte shpikje e politikës, pra për Kryeministrin e Shqipërisë rezistenca, dinjiteti e patriotizmi për mbrojtjen e trojeve shqiptare qenka "shpikje politike", por realisht falja dhe pazaret e politikës shqiptare ne dem te integritetit territorial është dhe shënohet si tradhti kombëtare. Këtë mos ta harrojë politika aktuale e Kosovës.

(Kosova Sot)

20 orë e 33 minuta më parë
17/12/18