Të pafytyrët dhe rrenacakët - Opinione - Kosova Sot
Të pafytyrët dhe rrenacakët

Të pafytyrët dhe rrenacakët

Populli i damkosi si tradhtarë të vendit!

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Kopeja e këtyre banditëve e rrenacakëve, idiotëve dhe vagabondëve, e tradhtuan popullin, se ata personalisht dhe familjarët të tyre siguruan viza dhe bredhin në cilindo shtet të botës

Ka tri vite që banditët, pa një grimë fytyre që nga majat e shtetit, Qeverisë kuislinge, Kuvendit kukull i marrës së zezë, deri të banditët e kryebanditët e bandave politike, maltretojnë, rrejnë, mashtrojnë popullin e shkretë në Kosovë lidhur me Demarkacionin. Populli i besoi dhe ia dha votën kësaj bande mafioze, ata që i dhanë, por shumë prej tyre bandave dhe banditëve, kanë mashtruar popullin duke i blerë votat me para 50 euro, manipuluar dhe vjedhur. Shih për këtë, banditët e kryebanditët, pasi u futën në pazare për interesa personale të tyre, u ranë sakicë e hanxhar prapa kurrizit votuesve dhe i tradhtuan pa fije turpi. Me fajin e një matrapazi, Hashimit të Brojës dhe kopilit të Titos, hajnit të Diasporës dhe argati i bandës se rrahmanzinjve, Isa Mustafa, kishin nënshkruar për t´ia dhënë, ose kush e di, shitur një pjesë të tokës së Kosovës që na la Zoti hise Malit të Zi dhe jo më pak se 8200 hektarë. E shiten ky soj i Esat Pashë Toptanit dhe i Ahmet Zogollit, akoma pa e thënë fjalën e tyre ekspertët. Por, kjo bandë e dha sallamadi që nga ajo ditë deri më sot populli i Kosovës kurrë nuk u bë rehat duke qëndruar gjithmonë i trazuar, që i bie dy hajvanë i gjuajtën dy gurë në det dhe një popull i tërë nuk mund t'i nxjerrë. 

Pazare për interesa personale

U bë luftë e madhe nga banditët dhe kryebanditët për të kapur shtetin, për pushtet, kush po bëhet bajraktar, për fotele dhe asgjë për të mirën e POPULLIT. Kjo garniturë banditësh e dalë nga hiri i kësaj zeznaje vetëm mashtronin popullin, duke gënjyer paturpësisht se vizat do t'i marrim në këtë muaj, në këtë vit, vizat janë gati dhe asgjë nuk u bë, pos gënjeshtrave të kësaj bande të dalë nga stanet e mafiooligarkëve për të shpëtuar lëkuren e tyre. Por, populli i DAMKOSI SI TRADHTARË TË VENDIT! Tradhtarët dhe rrenacaket, idiotët dhe vagabondët, e tradhtuan popullin se ata personalisht dhe familjarëve të tyre i siguruan viza dhe bredhin në secilin shtet të botës, kurse këta hajna, rrenacakë, vazhdojnë të mashtrojnë popullin, të maltretojnë deri në skajshmëri. Po shihet se është mbushur kupa dhe populli ka filluar të humbë durimin dhe të trazohet nga këto fëlliqësira. Ç´është e vërteta, populli po ashtu ka faj, fjalën e kam për ata që kanë votuar dhe jo për ata që ia kanë vjedhur votën, ose kanë shitur, se ndoshta përkon ajo fjala:"fukarallëku të çon në derën e hasmit". Në të ardhmen, populli duhet të mendojë mirë dhe sa ta shohë ME SY emrin e këtyre banditëve në listë e të mos i votojë. Sepse këta vagabondë e tradhtuan elektoratin dhe në fund të fundit vota e tyre as që vendosi gjë, por u futën në pazare për interesa personale për ndarjen e tortës.

E mashtruan dhe gënjyen popullin e shkretë

U futën në pazare edhe me ata që u kujtohet dhe jemi dëshmitarë të kohës, se në fushatat parazgjedhore janë grindur dhe sharë idiotët, kanë etiketuar bandat mes veti si tradhtarë, kriminelë, hajna dhe sërish këta vagabondë shkuar vagabondëve bëheshin bashkë dhe vraponin si zagarët pas hajnisë për t'u pasuruar dhe brenda natës kur u gdhinë në mëngjes dolën super-milionerë... Më datën 28 fror 2018 sërish dështuan me demarkacionin dhe u bënë horë para delegacionit të Bashkimit Evropian. Lëre që i mashtruan ata por serish mashtronin që nga mëngjesi deri në darkë kur pyeteshin nga gazetarët: a i kini votat? Vagabondët dhe idiotët pa fije turpi thoshin po do të kalojë dhe pa grimë turpi vagabondët zgërdhiheshin duke e mashtruar dhe gënjyer popullin e shkretë. Këta janë të pafytyrë, janë rrenacakë dhe nuk kanë fare dert se e mashtrojnë dhe maltretojnë popullin për të cilin ua kanë dhënë votën. Dhe, ç´ndodhi më pas, dështuan turpshëm dhe në fund disa rrenacakë pranuan dhe thanë se ishim të pasuksesshëm dhe sërish për ironi të popullit zgërdhihesh si qentë e Zhivoradit. Merreni me mend ranë aq poshtë saqë shkonin e lusnin LISTËN SERBE. Mirëpo këta kopukë a e mendojnë se çfarë pasoja pastaj do të kenë nga Lista Serbe, a mendojnë këta kopukë e primitivë se çka do të kërkojnë në këmbim të kësaj. Këtyre nuk u intereson kjo. U intereson vetëm kapja e shtetit, hajnia dhe bajraktarizmi. Siç po shihet, edhe kjo pari që e drejton Rambo nuk e ka ymrin e gjatë... Dhe, për të mos e zgjatur më shumë, turp ju qoftë more jezitë dhe edepsëz, që nuk keni gjynah fare se si e mashtroni, rreni, popullin e shkretë. Haram ju qoftë djersa e tyre që e vidhni. Maskarenj jeni dhe jeni dëshmuar. TURP, TURP DHE VETËM TURP JU QOFTË!

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike

(Kosova Sot)

 

56 minuta më parë
13/12/18