Luftojeni hajninë!

Luftojeni hajninë!
  • 05 March 2018 - 09:02

Evropa foli në Kosovë  

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

I pyes harambashët e Qeverisë, kur i keni rrogat e ulëta, atëherë si i ndërtuat shtëpitë më të shtrenjta se presidentët amerikanë? Si i bletë veturat me të shtrenjta, kurse populli po jeton me më pak se një dollar në ditë? 

T ë mërkurën e javës së kaluar në Prishtinë, zbarkoi delegacioni më i lartë i Bashkimit Evropian, i cili ishte në vazhdën e vizitave të Ballkanit Perëndimor. Këtij delegacioni i printe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, do të thotë se vendin që e vizitoi është e para e këtij niveli të lartë. Këta folën shumë qartë dhe drejtpërdrejt për kriteret që ndërlidhen me heqjen e regjimit të vizave në Kosovë, duke i dhënë detyrë shtëpie Kosovës, që duhet patjetër t´i përfundojnë për të lëvizur qytetarët e Kosovës së lirë si gjithë qytetarët e tjerë të botës; çështja e Demarkacionit me shtetin fqinj Malin e Zi, që kishin nënshkruar këtu e tre vjet me parë, Hashimi i Brojës dhe Isa Mustafa,kopili i Titos dhe lufta kundër korrupsionit, kritere të domosdoshme me sa kuptova unë. Pra, na la të kuptojmë se në Kosovë duhet luftuar hajnia. Por, hajnia është bërë pa më të voglin dyshim që nga majat e larta të shtetit, Qeverisë kuislinge, Kuvendit kukull, banditëve dhe kryebanditëve të bandave politike. Pra, këta janë shkaktarët që na qitën hije të zezë si shqiptarë në botën e qytetëruar. Të thoshte ndonjë qytetar i thjeshtë nuk do t'ia zinin për të madhe këta dallkaukë dhe bashibozukë, por midis Prishtinës folën Komisioni më i lartë i Bashkimit Evropian.

Dëmtojnë buxhetin e shtetit

Hajnia jep të kuptojmë se tashmë ka kaluar Kosovën dhe Ballkanin në përgjithësi,por ka mbërri edhe në Bruksel. Ja se çfarë sherri na bënë banditët e kryebanditët e bandave politike. Sherrin është duke ia parë vendi dhe qytetarët e saj. Kështu është kur përfaqësuesit e Kosovës nuk dolën nga vota e lirë e popullit, ndonëse janë mbajtur zgjedhje dhe zgjidhje të parakohshme. Të gjithë këta dolën me vota të vjedhura të blera, të mashtruara, me pazare të kanaleve të nëntokës kriminale, duke formuar banda mafio-oligarkësh, për të pasuruar paligjshëm dhe hajnisht e mos e gëzofshin! E vodhën Kosovën deri në palcë, e kapën shtetin për fyti, vunë monopole, shkatërruan për vdekje ekonomitë e vogla, kapën sistemin gjyqësor të kalbur dhe e bënë zap dhe e futën në rrjetin e merimangës dhe në vallen e hajnisë....Keni dëgjuar dhe keni parë ju që është dënuar dikush për korrupsion në Kosovë? Asnjëri prej tyre. Janë dënuar ata që kanë vjedhur një gomar dru në pyll për t´i ngrohur me zjarr fëmijët. Asnjë bandë mafiooligarkësh nuk është dënuar, sepse këta bëjnë së bashku dyzen ahengu dhe sallamadi. Këta banditë mafiooligarkësh, natyrisht të mbështetur nga majat e larta shtetërore, e drejtojnë shtetin dhe vjedhin sa të munden. Dëmtojnë doganat dhe buxhetin e shtetit qindra- miliona, nuk paguajnë tatime si rasti i bandës serbiane Devolli dhe askush që pyet për ta, bile jo që nuk janë burgosur,por ata akoma zhvillojnë aktivitetin e tyre nëpër Serbi si të shkojnë nga Peja në Prishtinë, bile nëpër Serbi i marrin "TEMENA". Fusin mallra të skaduara, të mykura, me insekte, me simptome kancerogjene dhe as që qajnë kokën, sepse ia kanë zënë frymën me para të majme. Ne i njohim në Kosovën e vogël, se deri dje këta vagabondë nuk kishin as brekë e çorap për të veshur, kurse për një kohë të shkurtër jo që u bënë milionerë, por u bënë multi-milionerë. Si, me rrogë? Kurrën e kurrës, tashmë kjo doli në dritë, por nuk janë në gjendje të kuptojnë këta cuba se si e nxorën vetë nga goja hajnin, por, gjuha e tyre foli para mendjes. Ata hajna thanë se nuk na mjaftojnë rrogat. Në rregull! Po si i ndërtuat shtëpitë më të mira se presidentët amerikanë dhe që nuk kishit fare tokë në zemër të Prishtinës? Pra, kjo le të kuptojmë se këta kokëpalarë, që deri dje kishin jetuar në fshatrat e thella, që edhe shejtani nuk bënte ve dhe u fut me zor e me pushkë, në tokat e huaja që nuk ua kishte lënë baba hise.

Populli i shkretë ikën nëpër kufi e nëpër rreziqe

Pra, këta banditë shkuar banditëve kanë formuar banda kriminale të mafio-oligarkëve për të shkatërruar Kosovën nëpërmjet kanaleve të nëntokës kriminale dhe kjo ka bërë që ne të jemi si delja e zezë në Evropë. Lëvizin edhe kriminelët serbë dhe vetëm ne jemi ngujuar me fajin e këtyre matrapazëve, të cilët, përpos kësaj, këta kanë bërë edhe tradhti kombëtare dhe ndaj qytetarëve, kanë siguruar viza jo vetëm për vete, po edhe për anëtarët e familjeve të tyre, vetëm nuk e di akoma a kanë siguruar edhe për teze e baxhanakesha. Kurse populli i shkretë ikën nëpër kufij këmbë, natën me rreziqe me acar dhe vdesin rrugës, si rasti që shqiptari vdiq në tokën hungareze... Për të mos e zgjatur më tej muhabetin, Evropa tha në Prishtinë:luftojeni hajninë po deshët të lëvizin qytetarët e saj të lirë si gjithë qytetarët e botës. Për të kapur hajnat dhe për të ecur Kosova përpara, ne u themi Brukselit se adresa e hajnave, banditëve dhe kryebanditëve, vagabondëve dhe mafio-oligarkëve është që nga majat e larta të shtetit, në qeverinë e harambashëve, Kuvendin kukull, banditët e kryebanditët të bandave politike, në sistemin e kalbur gjyqësor, ata që i kanë shërbyer qenit plak Titos e kasapit të Evropës, Slobodan Milosheviqit. Trokitni në derën e tyre, aty janë pa më të voglin dyshim. Hajna në popull nuk ka. Këtë e keni pa merak fare!

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike

(Kosova Sot)