Pse hesht spiuni serb, Fisnik Ismaili? - Opinione - Kosova Sot
Pse hesht spiuni serb, Fisnik Ismaili?

Pse hesht spiuni serb, Fisnik Ismaili?

Banditët e bandave politike

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

• Më herët spiunonin për të mbyllur në burg Behgjet Pacollin, për 62 milionë dollarë dhe për shumëçka tjetër, i quanin proverbë, prorusë, spiunë, tradhtarë, kur e patën punën pisk, Shpend Jahti, Fisnik Ismaili dhe cubat e tjerë, u bënë bashkë për interesa personale dhe kundër popullit, duke i dhënë para tri dite tender vëllait të Behgjet Pacollit 1.3 milion euro dhe do shohim se a do të publikojnë zyrtarisht këtë marifet...

• *Behgjet Pacolli ishte në dijeni për këtë spiunim dhe kishte kërkuar të bisedojë me burimin tim shumë të sigurt, por burimi ynë nuk pranon, na beson neve që të botojmë në gazetën që është në anën e popullit, "KOSOVA SOT".

• Publikisht ftojmë PROKURURINË E SHTETIT të merret në pyetje ky dabiç dhe banditët tjerë edhe për tentimin për luftë qytetare...

Spiunit serb, Fisnik Ismailit, ditë më parë ia hodha dorashkën si burrat, edhe pse nuk kam luajtur me ashik bashkë me këtë, në gazetën më të lexuar në Ballkan, që quhet " KOSOVA SOT", me titull: "Spiun i kujt është Fisnik Ismaili?, më datën 27 fror 2018 dhe në shkrim e luta dhe i thashë që ky ka dy rrugë; të reagojë kundër shkrimit tim, ose të ngrejë padi penale për atë që kam shkruar dhe ta vërtetojnë ekspertët se a është dërguar nga shtëpia e tij. Ky dylber dhe karafil serbo-rus, Fisnik Ismaili, ishte me një grup banditësh në Mal të Zi dhe në të kthyer nga atje ky dabiç, me kollare si dikur, kur i shponim qentë nga tërbimi i varshim medalje, publikon në faqen e tij, nga salltanetet dhe dyzen ahengun që kishin bërë atje. Një lexuese imja, e përhershme, në koment ia poston shkrimin që kisha shkruar dhe ky dilenxhi, pyet kush është ky? Po sa e lexova dhe i bëra një koment edhe pse nuk merrem me komente në 'Facebook' u hallakat, por posa iu drejtova: Mbaje gojën se t´i je një hiq, për të cilën po e ripërsëris publikisht, pos kësaj i tregova se t´i je mësuar me zorraxhi, se mos mendo se e frikëson zhurianin se ne nuk i jemi frikësuar edhe pushtetit gjakatar serb. Fisnik Ismaili shkon rrugës së babait të tij, spiunë të përbetuar të Serbosllavisë, në rast nuk e dini ky është i biri i Muharrem Ismailit, mikut të ngushtë të kasapit të shqiptarëve, që vrau mijëra shqiptarë të pafajshëm, dhunoi mijëra femra dhe dogji çdo gjë të gjallë në tokën e Kosovës, Slobodan Milosheviqit. Muharrem Ismaili ishte drejtor i Bankës Popullore të Kosovës, të viteve 80-ta, që të njëjtin zanat e kishte edhe Slobodan Milosheviqi dhe këta të dy janë takuar shpeshherë nëpër metropole të botës. Sllobodan Milosheviqi, ky kriminel që ishte në bankë të zezë, në HAGË, si kriminel lufte në luftërat e përgjakshme në ish-Jugosllavi, lufta më e përgjakshme që nuk njeh bota e qytetëruar, publikisht kishte thënë dhe kishte pyetur për babanë e Fisnik Ismailit, Muharremin se a e njeh dhe a kishte dërguar për të biseduar me të Mahmut Bakalli. Ky i fundit kishte thënë se e njeh Muharremin, por Mahmuti nuk kishte kërkuar që të takohej më të... Ky spiun interesohet për të burgosur Behgjet Pacollin si prorus dhe flitet për 62 milionë dollarë dhe shumë argatë spiunazhi, për të cilat ne do t´i publikojmë origjinal dhe ftojmë prokurorinë që të merret në pyetje dhe në të kundërtën ne jemi të gatshëm të afrojmë edhe fakte që të gjitha këto janë nisur nga shtëpia e tij...

Plani për luftë qytetare 

Kam marrë lejen edhe nga burimi që t´i publikojmë të gjitha dhe jemi të gatshëm të përgjigjemi penalisht dhe juridikisht dhe në qoftë se nuk merret në pyetje ky spiun, atëherë prokuroria që ka dhënë betimin për të mbrojtur Kushtetutën e vendit, interesat e shtetërore dhe qytetarëve të saj, atëherë do të vjen koha që edhe këta do të akuzohen për fshehje të veprave kundërshtetërore. Ndërkaq, herëve tjera se si ky Fisnik Ismaili dhe cubi tjetër, Dardan Molliqaj, kanë bërë planin për luftë qytetare. Të gjitha do të zbardhen një nga një, veprat kriminale kundër vendit tonë. Kosova nuk është pa burra e djem që të mos i dalin zot dhe të mbrohen nga banditët, spiunët, tradhtarët dhe qarqet shoviniste nga okupatorët...

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.
 

(Kosova Sot)

 

12 orë e 3 minuta më parë
17/12/18