Si hyri "Facebook"-u në telashe dhe pse nuk mund të dalë nga to?

Si hyri
  • 16 April 2018 - 10:48

Mark Zuckerberg do të bëhet paçavure para Kongresit këtë javë. Ai do të kërkojë falje, por kompania e tij nuk di si ta ndryshojë llojin e saj të 'kapitalizmit përgjues'

Shkruan: John Naughton

A nalizojeni këtë dhe... vajtoni. SHBA-ja, e cila në teori është një demokraci me përvojë me 327 milionë banorë, sundohet nga një narcis jo stabil 71- vjeçar, me shprehi serioze ndaj medieve sociale. Dhe, ligjvënësit e kësaj republike kanë marrë për të vendosur para tyre një mashkull 34- vjeçar të racës së bardhë, një Mark Elliot Zuckerberg, sundimtarin e vetëm dhe të pathyeshëm të një vendi virtual me rreth 2.2 miliardë njerëz, i cili akuzohet se, pa dashje, ka ndihmuar në zgjedhjen e narcisit të përmendur, duke lejuar agjentët rusë dhe të këqijtë e tjerë, që të shfrytëzonin aparatin përgjues të shtetit virtual të Zuckerbergut. Si ndodhi që të gjendemi në një situatë të këtillë? Përgjigja ndaj kësaj pyetje kërkon një kuptim (ndër të tjera) të natyrës së veçantë të teknologjisë digjitale, ideologjisë së Luginës së Silikonit, naivitetin e habitshëm politik të Zuckerbergut, vizionin e tunelit etik të inxhinierëve të softuerit dhe - më e rëndësishmja - mode

Në tregun social-rrjetor FB u bë fituesi që i mori të gjitha Një faktor kyç ishte kapaciteti habitës i efekteve të rrjetit për të lehtësuar rezultatet monopoliste. "Facebook" është një platformë private e mbyllur që ishte ndërtuar në një platformë publike - www - e cila, në anën e vet, ishte ndërtuar mbi një internet të hapur, një strukturë publike të krijuar nga paratë e taksapaguesve. Ajo u krijua nga Zuckerberg si një aplikacion softuerik që ua mundësoi njerëzve të lidhen me njëri-tjetrin dhe të ndajnë informacione personale. Për shkak se arkitektura themelore - uebi - ekzistonte tashmë dhe për shkak se shërbimi që ai ofroi ishte falas, ai u përhap si zjarri. Dhe edhe pse nuk ishte aplikacioni i parë i rrjeteve shoqërore, ai ishte më i përpiktë dhe i fuqishëm se sa të tjerët, si 'MySpace' dhe përfundimisht i fshiu ato. Ndërsa u rrit, efekti i rrjetit filloi të rritej - deri në atë pikë ku, nëse një adoleshent dëshironte të bënte seks, thjesht duhej të ishte në Facebook. Pra, në tregun social-rrjetor FB u bë fituesi që i mori të gjitha. Në fillim, "Facebook" nuk kishte një model të vërtetë biznesi. Por për shkak se ofrimi i shërbimeve falas kushton para, ato nevojiten urgjentisht. Kjo domosdoshmëri u bë nëna e shpikjes: megjithëse në fillim Zuckerberg (si dy bashkëthemeluesit e kompanisë 'Google', me sa duket) përbuzte reklamat, por në fund - sikur ata - ai u përball me realitetin e hidhur dhe "Facebook" u bë një kompani reklamuese. Duke qenë se përdoruesit e tij ishin bujarisht duke ofruar të gjitha llojet e informacionit për veten e tyre (çfarë u pëlqen, cilat shkolla kanë ndjekur, çfarë kanë bërë për të jetuar etj.), ishte e lehtë të mblidhej një profil i detajuar i secilit prej tyre. Dhe, ky informacion mund të përdoret për t'ua mundësuar klientëve të paguar (të ashtuquajturit reklamues) që të synojnë mesazhe komerciale në to. Në këtë mënyrë, "Facebook" u bë kapitalist i përgjimit - duke nxjerrë të ardhura nga mbikëqyrja e përdoruesve të tij. Dhe, sa më shumë që ata ishin të "angazhuar" me të - sa më shumë kohë ata kaluan në faqe - më shumë të dhëna "të shitshme" ata gjeneronin. Kjo doli të jetë një licencë për të shtypur para dhe e bëri "Facebook"-un kompaninë e gjashtë më të vlefshme në botë në një kohë. Programuesit e Zuckerbergut ndërtuan një sistem të automatizuar të jashtëzakonshëm për të ndihmuar reklamuesit në zgjedhjen e audiencave të veçanta dhe rafinimin e mesazheve të tyre - dhe në këtë proces rritën vlerën neto të shefit të tyre në 62 miliardë dollarë. Ndoshta aspekti më i habitshëm i të gjitha këtyre është se Zuckerberg dhe kolegët e tij me sa duket nuk kishin idenë që sistemi i tyre i automatizuar mund të përdoret gjithashtu nga konsumatorët e motivuar politikisht për të drejtuar mesazhe politike apo ideologjike deri te përdoruesit e "Facebook"-ut.

Zuckerbergu mundohet ta fshehë sekretin Si mund ta shpjegojmë ndryshe pamjen naive të Zuckerbergut, kur filluan të dilnin dëshmitë në vitin 2017, se mu kjo kishte ndodhur gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe, pas pranimit me hezitim, të së vërtetës të hidhur rreth përfshirjes së aktiviteteve të "Cambridge Analytica" në dëmtimin e privatësisë së 87 milionë përdoruesve të "Facebook"-ut? "Nuk ishim përqendruar mjaft te parandalimi i abuzimit dhe rreth asaj se si njerëzit mund të përdornin këto mjete për të bërë dëm", tha ai përfundimisht javën e kaluar. "Kjo përfshin lajmet e rreme, përzierjen e huaj në zgjedhje, fjalimet e urrejtjes, përpos zhvilluesve dhe privatësisë së të dhënave. Nuk kishim bërë analiza mjaft të gjera rreth përgjegjësisë tonë dhe, ky ishte gabim i madh. Ky ishte gabimi im". Para se të rrëmbehemi nga kjo valë e re e pendimit, ia vlen të kujtojmë se kjo është normale për kursin Zuckerberg. Ka pasur - sipas një llogaritjeje - së paku se 11 skandale të mëparshme që përfshinin "Facebook"-un, dhe në shumë prej tyre djali-çudi, shefi ekzekutiv i kësaj kompanie, ia ka dalë që të shpëtojë pa pasoja. Kjo ka arritur deri në atë nivel, sa që është bërë e parashikueshme. Kjo shkon kështu: sigurisht ne e kemi bërë bërllok; ne jemi të vendosur të veprojmë më mirë në të ardhmen; por, hej, "jeta ka të bëjë me të mësuarit nga gabimet dhe duke zbuluar se çfarë duhet të bësh për të ecur përpara". Sikur që theksuan Nils Pratley nga 'Guardian' disa ditë më parë, "Kjo filozofia 'do të bëj më mirë herën tjetër' do të kishte kuptim sikur të ofrohej nga ndonjë nxënës shkolle, i cili ka dështuar në provim. Por, Zuckerberg drejton kompaninë e tetë më të madhe në botë dhe 50 miliardë dollarë sapo janë larguar nga vlera e tregut të kësaj kompanie, në një skandal që, përveç ngritjes së pyetjeve të thella rreth privatësisë personale dhe ndikimit të mediave sociale në demokraci, mund të provokojë një reagim rregullator". Kenneth Tynan tash vonë përkufizoi një neurozë si "një sekret që nuk e dini që e mbani". Problemi me Zuckerbergun është që ai mundohet ta fshehë sekretin që duhet ta dijë se e mbanë - domethënë rrënja e problemeve të kompanisë dhe arsyeja që nuk mund të rregullohet është modeli i saj i biznesit abuziv. "Facebook" nxjerr informacionet personale dhe shtigjet e të dhënave të përdoruesve të tij për të pikturuar objektiva virtuale në kurriz të tyre. Dhe, ajo duhet të vazhdojë ta rritë angazhimin e përdoruesve për të justifikuar vlerësimin e tregut të aksioneve (dhe për të ruajtur vlerën neto të Zuckerbergut). Si një ekzekutiv i lartë i një kompanie, Andrew Bosworth, e kishte vënë atë në një memo të brendshme të bërë publike: "E vërteta e shëmtuar është se ne besojmë në lidhjen e njerëzve aq thellë saqë çdo gjë që na lejon të lidhemi me më shumë njerëz, më shpesh, është de facto mirë. Kjo është ndoshta e vetmja fushë ku matjet tregojnë historinë e vërtetë për sa jemi të shqetësuar ... Kjo është arsyeja pse gjithë puna që bëjmë në rritje është e justifikuar. Të gjitha praktikat e dyshimta të importimit të kontakteve. E gjithë gjuha delikate që i ndihmon njerëzit të qëndrojnë të kërkueshëm nga miqtë. Të gjithë punën që bëjmë për të sjellë më shumë komunikim. Puna që do të duhet të bëjmë një ditë në Kinë. Të gjithë këtë.