Një femër në krye të CIA-s

Një femër në krye të CIA-s
  • 16 May 2018 - 09:44

Shkruan: Bryan Dean Wright 

Haspel do të ishte e gatshme që të luftonte për Amerikën që nga fillimi

Me të vërtetë, Haspel ka pasur një karrierë të gjatë e të suksesshme duke luftuar armiqtë tradicionalë të Amerikës, sidomos rusët, bashkë me rreziqet më të fundit, sikur që është ISIS dhe organizatat e tjera që përfshihen në terrorizmin e islamizmit radikal

E emëruara e presidentit Trump për ta udhëhequr CIA-n, Gina Haspel, ballafaqohet me një betejë të vështirë këtë javë, derisa senatorët demokratikë kundërshtojnë konfirmimin e saj në rolin e kryespiunes amerikane. Senatorët demokratikë Dianne Feinstein nga Kalifornia dhe Ron Wyden nga Oregon, e kanë akuzuar Haspelin, e cila tërë karrierën e saj e ka kaluar në CIA, për sjellje të keqe në lidhje me mbështetjen ndaj programeve hetuese të kësaj agjencie, që përfshinin operativët e dyshimtë të Al Kaidës në fillim të viteve 2000. Derisa përfshirja e Haspelit meriton kritikat adekuate, nuk ka diskutim se ajo mbetet mirë e kualifikuar për punën e drejtorit të CIA-s. Me të vërtetë, Haspel ka pasur një karrierë të gjatë e të suksesshme duke luftuar armiqtë tradicionalë të Amerikës, sidomos rusët, bashkë me rreziqet më të fundit, sikur që është ISIS dhe organizatat e tjera që përfshihen në terrorizmin e islamizmit radikal. Ajo po ashtu ka fituar një mbështetje të gjerë, dypartiake nga ish-profesionistët e inteligjencës, të cilët kuptojnë si këmbënguljen, po ashtu edhe intelektin e saj. Thënë shkurt, Haspel do të ishte e gatshme që të luftonte për Amerikën që nga fillimi.

Kultura e hakmarrjes

Megjithatë, për të rëndomtit në CIA, Haspel përfaqëson edhe diçka të rëndësisë personale: një kolege të besueshme e cila ka përparuar në një kulturë e cila nuk i pranon femrat aq lehtë. Në fakt, Haspel është shansi më i mirë i kësaj agjencie që ta ndryshojëtraditën dhe ta ndërtojë një shërbim të ndryshëm të spiunimit, që është gjithmonë një hap para armiqve të Amerikës. Ja pse kjo ka rëndësi. Në vitin 2013, CIA lëshoi një raport të brendshëm që ofroi një pamje të zymtë për operativët femra në agjenci. Vetëm 19 për qind e udhëheqësve më të lartë ishin gra. Arsyet zyrtare ishin të ndryshme - mungesa e mentorimit, zhvlerësimi i disa rrugëve të karrierës dhe një orar pune jo fleksibël. Sidoqoftë, ajo që mbetej e pathënë, ishin anekdotat e shumta të ngacmimeve seksuale që dëgjova nga oficerët femra gjatë karrierës sime në CIA. Konsideroni historinë e një gruaje që unë do të thërras "Lauren" për ta mbajtur identitetin e saj të pazbuluar. Lauren ishte një analiste e përqendruar në pengimin e shteteve mashtruese që të bëheshin me armë bërthamore, kimike dhe biologjike. Herët në karrierën e Laurenit, një mbikëqyrës - unë do ta quaj atë "Jim" - në mënyrë eksplicite i tha asaj se ai mund t'i ndihmonte asaj që të përparonte më shpejt në karrierë, nëse ajo do të pranonte të bënte marrëdhënie seksuale me të. Nëse, megjithatë, ajo do të refuzonte, Jim e paralajmëroi atë se karriera e saj do të ngecte. Kur e pyeta Lauren nëse ajo e kishte raportuar Jim tek autoritetet e agjencisë, ajo tha se nuk e kishte bërë një gjë të tillë. Ajo shpjegoi se kishte një kulturë hakmarrjeje për oficerët të cilët pohonin ngacmime seksuale dhe ajo theksoi Jimin si një shembull. "Ai ngacmonte një grua disa vjet më parë dhe ajo e raportoi atë, ashtu siç duhej," tha Lauren. "Por ju e dini se çfarë kanë bërë Burimet Njerëzore?" Lauren mori frymë thellë dhe më tha: "Ata e pyetën nëse ajo kishte veshur veshje provokative". Me sa duket, Jim e kishte ofruar këtë si arsyetim për sjelljen e tij. Për fat të keq, ai shpëtoi pa u ndëshkuar. Dhe gruaja që u ankua? Karriera e saj u fundos. "Askush nuk e donte atë," tha Lauren në mënyrë të pandërgjegjshme. "Ajo u etiketua si një 'shqetësuese'.

" Marrëveshja problematike me Iranin

Përvoja e Laurenit dhe përgjigja anemike e agjencisë nuk ishin raste të izoluara. Gjatë kohës sime në CIA kam biseduar me gratë nëpër departamentet e agjencisë dhe në faza të ndryshme në karrierën e tyre. Shumë transmetuan histori të ngjashme të dhimbshme. Ndërsa disa zgjodhën për të duruar në heshtje, të tjerat thjesht u larguan. Mund të jetë joshëse për t'i etiketuar përvojat e këtyre grave si të zakonshme, edhe pse kaq të tmerrshme. Megjithatë, këto histori janë shumë më tepër se kaq. Ato janë çështje të sigurisë kombëtare. Kur Amerika dëmton ose humbet spiunët e saj femra, vendi ka më pak oficerë klandestinë për të na mbajtur të sigurt. Kjo përfshin gjigandët operacionalë si Virginia Hall, një spiune legjendare që punoi pas linjave armike në Luftën e Dytë Botërore për të organizuar rrjete agjente dhe për të ndihmuar të burgosurit e luftës. Më vonë, kur perandoria sovjetike u rrit, ajo ndihmoi në udhëheqjen e lëvizjeve të rezistencës kundër forcave komuniste në Evropën Lindore dhe Qendrore. Apo ta marrim shembullin e Jennifer Matthews, një oficere këmbëngulëse kundër terrorizmit dhe nënë e tre fëmijëve, e cila u vra kur një agjent i trefishtë ndezi një jelek të fshehur vetëvrasës në Afganistan në vitin 2009. Vdekja e Matthews ishte thellë- sisht personale për shumë oficerë të rinj, përfshirë edhe mua. Ajo ishte një nga menaxherët dhe drejtuesit e mi të parë në një projekt të veçantë që synonte një rrjet terrorist, menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Ngritja e Gina Haspel si drejtoreshë e CIA-s do të ishte një arritje e rëndësishme për agjencinë dhe një shpagim për gratë si Lauren, Virxhinia dhe Jennifer. Do të sinjalizonte që këto oficere të guximshme - dhe të gjithë ata që mbeten në shërbim të heshtur - nuk janë të dytat pas askujt. Në të vërtetë, sakrificat e tyre nuk janë më pak të dukshme ose të lavdërueshme sesa ato të homologëve të tyre meshkuj.Dhe, çka sa iu përket atyre njerëzve grabitqarë dhe mbrojtësve të tyre që ende raportojnë për detyrë në agjenci? Marrja e postit të drejtorit të CIA-s nga Haspel do ta vinte në dukje se një ditë e re ka filluar. Pasojat presin. Megjithatë, nuk janë vetëm ata në CIA, që do të përfitonin nga një nxitje në moralin dhe frymëzimin. Bërja e një gruaje të kualifikuar drejtoreshë të CIAs gjithashtu do të ishte një nxitje e rëndësishme për vendin. Amerika ka nevojë për të gjithë ne - gra dhe burra njësoj - për të shërbyer dhe për të mbrojtur kombin tonë të madh. Me në krye një drejtor femër të kualifikuar, kjo do të ishte një kujtesë krenare që ka një vend në tryezën e Amerikës për këdo që është i gatshëm të përkushtohet për një shkak më të lartë. Pra, le t'i bëjnë senatorët tanë Haspelit pyetje të vështira. Por le të kujtojmë gjithashtu se në këto kohëra të turbullta - nga marrëveshja problematike me Iranin e deri te bisedimet e paqes me Koresë së Veriut, për të mos përmendur agresionin rus dhe kinez - një drejtor i CIA-s si Haspel do t'i njihte kundërshtarët tanë mirë. Ajo dhe ish-kolegët e mi do të përdornin përvojën dhe forcën e tyre për t'i thyer ata. Duke vepruar kështu, Gina Haspel do të thyejë një nga tavanet e qelqit (pengesat gjinore) të fundit dhe më të durueshëm të Amerikës. Pavarësisht nga partia juaj politike, ky do të ishte një moment me vlerë për të festuar.

(Bryan Dean Wright ishte oficer i CIA-s dhe anëtar i Partisë Demokratike nga Oregoni)

(Kosova Sot)