Turpi i Lutfi Hazirit

Turpi i Lutfi Hazirit
  • 23 July 2018 - 08:01
SHKRUAN: MUHAMET KELMENDI

Lutfi Haziri thotë: "(...) dialogu me Serbinë ka qenë i suksesshëm(...)." " (...)LDK-ja është parti shtetndërtuese (...). Janë këto dy sihariqe tejet analfabetike të Lutfi Hazirit...! Natyrisht se kuptohet pse thotë se "LDK-ja është shtetndërtuese". Kjo vjen nga fakti se është nënkryetar i kësaj partie dhe në pozitë të tillë i takon kështu të deklarojë. Por, ajo që nuk i falet, pa qenë njeriu thjesht kundër Republikës, është e thëna: "(...)Kemi suksese në dialog me shtetin serb"(...). Ky është turpi i Lutfi Hazirit! Dialogu ka qenë çdo herë në interes të shtetit serb. Shikoni komunat serbe të formuara me marrëveshjen e bërë gjoja në Vjenë nga Lutfi Haziri. Ka vazhduar kjo me ndarjen e Kosovës. Në çfarëdo marrëveshje kemi thellim të ndarjes. Shih për këtë pushtetin në Veri, administratën, policinë, prokurorinë dhe gjykatën. Në fakt i tërë pushteti në Veri organizohet dhe udhëhiqet nga Beogradi nëpërmjet Listës Serbe. Tash do të krijojnë edhe Asociacionin serb në Kosovë, kuptohet me marrëveshje, të cilën kryetari i LDKsë Isa Mustafa e pati nënshkruar në vitin 2015. A ka gjë më armiqësore kundruall shtetit të Kosovës se kjo marrëveshje dhe deklarata e Hazirit. Jo. Faktet flasin se kemi të bëjmë me një njeri antishtetëror dhe me një parti që ka mbetur në duar të elementeve antikombëtare dhe ka kohë që vetëm dëme janë duke sjellë në çështjen e përgjithshme kombëtare. Kjo rrugë po vazhdon me marifet nga LDK-ja. Dhe, në këtë marifet antikombëtar, është bashkëveprues Lutfi Haziri i Gjilanit, hipiku i lokaleve të natës.

(Kosova Sot)