Ku i ke fjalët, Kadri Topuzi?

Ku i ke fjalët, Kadri Topuzi?
  • 14 September 2018 - 08:30
SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

Kadri Topuzi është kryeplak i mezlishtit, që dikush e quan Kuvend i Kosovës, që në fakt unë e quaj kuvend kukull, kuvend rrugaçësh e vagabondësh që na morën fytyrën në botën e qytetëruar. Ky kuvend është i mbushur me plot e përplot me banditë, vagabondë, rrenacakë, matrapazë..., që shumica e tyre vijnë vetëm për të nënshkruar dhe ikin tamam si ata qentë me bishtin ndër vegë. Kushtu që si i thonë fjalës vijnë vetëm sa për të vjedhur taksapaguesit dhe pastaj vrapojnë si zagarët pas kockave, këta vrapojnë pas hajnisë e bëhen kinse po punojnë për popull. Ehu, mo zot më keq! Po ju rrogën nga ky popull,nga këta taksapagues e merrni e haram e paçi! Kur ishin në fushatën parazgjedhore ky mezlisht banditësh e vagabondësh ia vunë drynin dhe e lanë vendin pa institucione duke u endur fshat në fshat, qytet në qytet për bandat e tyre politike, sa për ta mashtruar popullin dhe më pas për ta kapur pushtetin. Mashtronin me fjalë boshe, vidhnin dhe blinin vota dhe pastaj i tradhtonin elektoratin dhe popullin përbuznin dhe talleshin me të duke i nënçmuar tej mase. Doli se kjo bandë mafioze të kanaleve të nëntokës kriminale, përmes rrjetit të klaneve, vodhën edhe në emër të gjakut të dëshmorëve të kombit, duke i shpallur veteran lufte, vetëm në votim. Në ndërkohë dëmtohej buxheti i shtetit me miliona.

Kjo kastë banditësh që e ka kapur shtetin
Gjatë parafushatës sheshin në degë e në rrënjë, në babë e në nënë, bile edhe në gra shtrati dhe atë tej e përtej që nuk e ka zakon burri. E të mos flasim për etiketime tradhtarë, spiunë, hajna, udbashë... dhe kur vlente ndarja e tortës, ndarja e pushteti i harronin të gjitha dhe bëheshin bashkë vetëm e vetëm për ta vjedhur dhe për t´iu turrur Kosovës si hiena të tërbuara dhe shpeshherë rrihnin gjoks për patriotizëm kinse ne jemi zot shtëpie në Kosovë! Ju them një gjë publikisht se kjo kastë banditësh që e kanë kapur shtetin nuk janë asgjë tjetër pos kukulla dhe frerët e kësaj bande kopilësh e ka në dorë Brukseli dhe shtetet e fuqishme në Botës, përndryshe po të ishim në dorën e kësaj kopeje hajdutësh na kishte marrë lumi. Aq te pafytyrë, rrenacak dhe banditë janë sa që lehin pa fije turpi se Kosova ka sovranitetin, integritetin dhe ka njerëzit që e qeverisin vendin. Por, ky vend i ka kuptuar se kush janë. Ditë më parë krimineli i luftës serbiane, Aleksandër Vuçiqi, e poshtëroi shumë keq Hashimin e Brojës, në Bruksel nuk u takua fare dhe ky edepsëzi i Kosovës mbeti me gisht në gojë dhe vetëm që shpenzoi buxhetin e shtetit. Ndërkaq, në Kosovë KADRI TOPUZI, kryeplak i mezlishtit të Kosovës, ku u bë arenë banditësh, me fjalor rrugaçësh e vagabondësh lehu sert:"Aleksandër Vuçiqi s´ka se çka kërkon në Gazivodë - UJMAN DHE BILE NË NJË KANAL TELEVIZIV QË FINANCOHET NGA SORROSI DHE DREJTOHET NGA DJALI I NJË ISH-PROKURORI SERBIAN, SHQIPFOLËS THOTË: "KUSH ËSHTË ALEKSANDËR VUÇIQI? Dhe, ç´ndodhi? Lëre që ky erdhi në Kosovë dhe vizitoi të gjitha vendet që i kishte premtuar matrapazi i Brojës, Hashim zeza, por e poshtëroi aq shumë këta banditë shkuar banditëve; këta hajna shkuar hajnave, këta vagabondë shkuar vagabondëve që shpalosën edhe flamurin gjigand serbian në Ujman. Ku je Kadri Topuzi, ku i ke fjalët ore? Na morët fytyrën, na poshtëruat ore pusht...

Nuk japin dorëheqje se janë të pafytyrë
Dhe, një gjë ju garantoj dhe të bindeni se vërtet janë të pafytyrë, janë hajna të klaneve mafioze të kanaleve të nëntokës kriminale dhe të lidhura ngushtë me klanet e qarqeve shoveniste serbiane, prandaj edhe nuk japin dorëheqje! Dhe mbajeni në mend apo del kjo! Dhe, po të kishin dy gishta fytyrë, të kishin gjakun e Arbërit ndër dej, do të kërkonin falje dhe do të dorëhiqeshin. Unë dhashë një garanci publike që thashë se janë të pafytyrë, të pamoralë, janë hajna që vrapojnë pas hajnisë si qentë pas mercinave dhe kjo është arsye që nuk japin dorëheqje. Atëherë do të shohim se apo del kështu si them unë: "Nuk japin dorëheqje se janë të pafytyrë, të pamoralë, janë hajna dhe vagabondë. Po e bënë këta njërën unë do të kërkoj falje për tokë e për qiell. Unë mendoj kështu, po nuk e di se ju a besoni se kjo kastë banditësh a do ta bëjnë këtë. Nuk e bëjnë se ky grup banditësh nuk e dinë se çka është fjala e dhënë. Këta sot pështyjnë dhe nesër e lëpijnë me lezet dhe jo vetëm kaq, por edhe zgërdhihen... Fol, ku i ke fjalët, Kadri Topuzi? A ke fytyrë nesër të dalësh para popullit? Të garantoj unë, flas në emrin tënd, se ti je i pafytyrë dhe nuk jep dorëheqje dhe jo vetëm kaq, por aq i pafytyrë je që edhe do të zgërdhihesh...

(Kosova Sot)