Kur do të ikin hajnat e Kosovës?

Kur do të ikin hajnat e Kosovës?
  • 16 November 2018 - 08:02

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ

T 'i thuash hajn dikujt pa fakte dihet se mund të përgjigjesh me ligj. Dhe, thonë banditët e organeve që e kanë kapur shtetin se paska në Kosovë shtet ligjor. Në rregull, atëherë lirisht mund të më ndjekin po qe se them ndonjë fjalë të pavërtetë apo shpifje. Pra, hajnat që e vodhën djersën e bashkatdhetarëve në diasporë, që nga Amerika deri në Gjevgjeli dhe hajnat që e vodhën Kosovën deri në palcë, e kanë këtë adresë: Fondi i 3% dhe në Fondi "Vendlindja thërret", jashtë trungut, pra jashtë vendit. Ndërkaq, hajnat brenda vendit janë që nga organet e larta shtetërore, që nga Presidenca, Qeveria, Kuvendi dhe në bandat politike që ndonjë mjeran po i quan parti politike. Pra, hajnat, banditët, vagabondët, që e kanë vjedhur shtetin deri në palcë janë këtu. Këta banditë dhe hajna gjatë luftës dhe pas luftës janë hajnat që e kanë shkatërruar shtetin shumë më zi se ata çetnikët e Drazh Mihajlit. Konkurrencë kush po vjedh më shumë Kosova ka më pak banorë sesa që ka vetëm një rrokaqiell në Nju Jork, pra dua të them njihemi të gjithë dhe ia dimë secilit se sa lugë i ka brenda. Këta vagabondë, hajna dhe banditë, para lufte i njohim se nuk kanë pasur bukë për të ngrënë, nuk kanë pasur as çorape e as brekë dhe pikërisht këta u bënë supermilionerë dhe jo vetëm kaq, por idiotët duke bashkëpunuar edhe me serbë. Kanë siguruar pasuri jo më pak se për 20 breza. Këta qen, langonj e zagarë, duke vrapuar si zagarët pas mërsinave e përhapën hajnin si vaji në lakra në çdo dikaster dhe atë në nivelin qendror dhe lokal. Banditët vidh në asfalt dhe prapë shiko kualitetin e asfaltit e trash sa një petull, vidh në arsim dhe shiko ku jemi prapa me arsim, vidh në tenderë, duke dhënë leje me para kesh e me thasë. Nuk lanë gjë e ku pa vjedhur, duke bërë konkurrencë kush po vjedh më shumë, duke formuar klane që kishin marrë yrnek klanin e Zemunpoljes. Si llavë qensh e kafshuan helmueshëm vendin që e sollën në derexhe të vdekjes. Ky rrjet kriminal i kanaleve të nëntokës kriminale vodhën edhe në ndihmat që dha bota për Kosovën dhe aq më turpshëm këta banditë dhe hajna, që populli ua pa sherrin, aq të pafytyrë ishin që vodhën pamëshirshëm edhe në gjakun e dëshmorëve të kombit. U tallën me gjakun e heronjve Eh, lidhur më këtë, dje, një mikeshë e FB më dërgoi një barsoletë shume interesante: "Një grua kishte dalë pa e pyetur burrin dhe ishte vonuar. Kur kthehet burri me nervozizëm e pyet pak si sertë: ku ishe që u vonove? Isha të regjistrohem që më kanë dhunuar në luftë! Burri i zgogurllon sytë dhe i thotë nuk ka mundësi, kjo është rrenë se t'i gjatë gjithë kohës ke qenë me mua. Gruaja me ironi i përgjigjet: o qyqan edhe ti gjatë gjithë kohës ke qenë duke u fshehur llugave dhe po merr PARA SI VETERAN LUFTE...". Pra, shikoni se çfarë gojëhapur kanë dhënë këta banditë për t'u tallur me gjakun e heronjve për vendim dhe këta bëjnë sallamadi dhe dyzen ahengu. Shkrimin po e mbyll në fund fare me porosinë e fuqishme të zonjës së hekurt, Angela Merkel "... në qoftë se doni në Evropë mbyllni hajnat...". Hajni Gruevski iku në Hungari, po kur do të ikin hajnat, banditët e Kosovës, që nga Presidenca, Qeveria kuislinge, Kuvendi rrugaçësh dhe kryebanditët e bandave politike. Kjo herët a vonë do t'i gjejë, sepse fati i tyre kështu është i shkruar

(Kosova Sot)