A ËSHTË RUGOVIZMI SEKT PA DOGMË SEKTARE - PRANDAJ NË ZHDUKJE?!

A ËSHTË RUGOVIZMI SEKT PA DOGMË SEKTARE - PRANDAJ NË ZHDUKJE?!
  • 18 November 2018 - 12:57

Shkruan:Ibrahim Kelmendi

 

Dje u befasova nga sinjalizimi për (ri)afishim në fcb nga Shefqet Dibrani. Kur e pash, ishte një recension që kishte shkruar Xhemal Ahmeti (alias Jon Leka), për librin “11 MINUTA PARA ORËS ’00 – ose mirazhi i suksesit të LDK-së”, i autorit Shefqet Dibrani, botuar në Prishtinë në vitin 2011. Ai recension ishte publikuar në portalin: http://www.fjala.info/…/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-…/…

Me intrigoj titulli (“Shefqet Dibrani si «Homo sacer»*) dhe ana vizuale e recensionit, që ngjante me qenë i karakterit akademik, prandaj zura ta lexojë. Hyrja ishte pikante, meqë e kishte filluar me ndodhitë dhe angazhimet e Emil Zolës (1898). U bëra kureshtar, cilën ngjashmëri duhet të kishte ish-funksionari partiak i LDK-së, Shefqet Dibrani, me EMIL ZOLËN.
E lexova deri të kapitulli V.1 dhe nga irritimi që më shkaktoi, e ndërpreva. Në fakt, me frymë të fundit, mezi i lexova edhe kapitullin V.2., që ta ndërpres për fare leximin. Aty shkruante e zeza në të bardhë: “«Filozofia e durimit» që praktikonte Rugova për vite me radhë bëri që sallonet e diplomacisë ndërkombëtare të fillojnë të korrigjojnë strategjitë e tyre rreth ardhmërisë së Kosovës. Çka edhe më në fund u finalizua me intervenimin e shteteve qendrore të Perëndimit – shumë vite para se të ndodhë akti final – për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur.”

Në kulmin e mllefit dje reagova:

“E lexova vetëm deri të V.2. U nervozova, e lash.
Dëgjoja moti të thuhej për një nuse, që paskësh qenë e bukur edhe pse e verbër, sepse gjatë nusrimit, nuk dallohej, meqë rëndom nuseve, kur ua heqnin duvakun për t'i pa dasmorët, ato detyroheshin të ulnin sytë. Por dikush e hetoi dhe thirri: "Nusja e bukur, por qorre."
Të madhërohet e glorifikohet IR, është injorancë në katror, meqë ai ishte një kuisling, i komanduar nga shërbimet për të simuluar liderin, që të nënshtronte "pacifikisht" rrebleimin aktiv të shqiptarëve, në mënyrë të kontrolluar, me sa më pak dhunë e viktima. 
Do ta vlerësoja librin nëse Shefqet Dibrani do të kishte kurrajë për të reflektuar, se ishte i mashtruar si hindusi që adhuron lopën për shenjtëri.
Përndryshe, duhet rivlerësuar Sllobodan Millosheviqin, nga krimineli në demokrat, që jo vetëm e toleroi "presidentin" IR, por edhe e sponsorizoi dhe e privilegjoi, si ta kishte ministër në kabinetin qeveritar serb...
Deri tani vetëm Mehmet Kraja, po rezulton të ketë pas kulturë qytetare për katasis, duke i diskualifikuar vitet që ishte rreshtuar pas IR si "vite të humbura" (për çka pat bërë edhe libër, po me këtë titull).”

Pak më vonë (mbrëmë) m’u “përgjigj” Shefqet Dibrani:

“STALINIZMI SI KONCEPT IDEOLOGJIK
Kam pas lexuar një anekdotë për Stalinizmin që më ka mbetur në mendje. Në atë kohë të famshme?! (Nga e ka frymëzimin ideologjia e Ibrahim – djallit (dreqit), se tashmë shenjtërimin e paska përvetësuar Ibrahim Rugova). Fobi e tmerrshme apo jo?!...
- Në qeverisjen e tij Stalini kishte pas urdhëruar që të shiten këpucët me numër të njëjtë vetëm në një qytet, kurse numri vijues i paska rastisur shorti rrafsh 1000 km larg në qytetin tjetër. Shteti që predikonte njëmendësi dhe dëshironte numër të njëjtë të këpucëve, ua sharronin këmbën për formatin që ua kishte përcaktuar ideologjia në atë qytet?!... Në kundërshtim me këtë anekdotë sigurisht bënë me shkruar e menduar ndryshe nga ajo që kujton Ibrahim Kelmendi?!
2. Ibrahim Kelmendi nuk e ka lexuar fare librin “11 MINUTA PARA ORËS ‘00, ose mirazhi i suksesit të LDK-së”, dhe për fat të keq nuk i paska rënë deri në fund shkrimit të Xh.A., prandaj ky është ndëshkim stalinist. Sa i përket për “glorifikim e shenjtërim”, janë insinuata dhe paragjykime të ulëta, pasi Xh.A. askund nuk ka përmendur “shenjtin, shenjtërimin, she as profetin”, ndërsa në librin me 570 faqe vetëm një herë përmendet “shenjti” dhe askund profeti, kurse në dy tre raste mënyra profetike. Kaq!
3. Shumë pak kam komentuar në statutet e të tjerëve, por këta Kelmendasit “Ibrahimi e Qerimi”, çka po iu vlon në bark, që prekin kështu privatësinë time?!
4. Shkrimin në fjalë e ripublikova bashkë me atë të Z.A. për të sensibilizuar opinionin për promovimin që do të ndodh të dielën, për Trilogjinë publicistike në gjashtë vëllime. 1. Demokracia e imituar 1+2; 2. Demokracia diktatoriale 1+2 dhe 3. Demokracia e kontestuar 1+2, me gjithsejtë 2892 faqe, formati B5. Hapja e debatit vetëm para se t’ia heqim duvakun Trilogjisë, më duket botëkuptim i tejkaluar sepse dashti apo jo Ibrahim Kelmendi, po i bashkohet korit të Titizmit e Stalinizmit, që nuk duan ta dëgjojnë zërin e Shefqet Dibranit! 
Faleminderit Ibrahim, sigurisht jo ai i shenjti!”

Sot u përcaktova ta lexoj deri në fund recensionin e Xhemal Ahmetit.

Në vazhdim të citimit nga V.2., Xhemal Ahmeti, paskësh bërë kualifikimin:

“Këto dy teza të Dibranit (Po sipas Xhemalit, Dibrani paskësh edhe një “tezë” në kapitullin V.1.: “TEZA E PARË ose esenca e librit: Shefqet Dibrani thotë se Ibrahim Rugova kishte një vizion: Ta bëj Kosovën shtet të pavarur...”) rreth rolit të personalitetit të Ibrahim Rugovës në favor të kësaj Kosove që kemi sot, pra kësaj Kosove si shtet të pavarur nuk besoj se mund t’i kontestoj kush. Dhe me sa di unë nuk ekziston ndonjë teori serioze diku që do të mundej të demantoj rëndësinë e filozofisë rugoviane në këtë drejtim.”

Pyetje për Shefqetin dhe Xhemalit: Vërtet, e kishte IR vizion “ta bëj Kosovën shtet të pavarur” dhe a ishte i pari ky që paskësh pas këtë vizion, apo e kishin para tij mijëra veta që u angazhuan për ta realizuar, për çka i burgosi dhe i vrau pushteti, fuksionar aktive e të cilit ishte edhe IR, sekretar i Lidhjes Komuniste e cila ushtronte pushtet monist, diktatorial e pushtues?!

Kurse konstatimi i Xhemalit, se këto dy “teza” të IR nuk mund t’i kontestoj askush, është konstatim i një tifozi politik, në mos e një agjitpropi e rugovizmit, i cili, në fakt, nuk kishte platformë dogmatike as ideopolitike, por vetëm ishte një skenar i një kolaboracionizmi virtual për ta shtyp “pacifikisht” rrebelimin aktiv të shqiptarëve në Kosovë, në fund të viteve të 80-ta të shekullit të kaluar.

Për keqardhje, nga Xhemali po prisja një recension profesional, kritik, por jo propagandistik, rugovist!

Ndërsa sa i përket madhërimit propagandistik që i paskësh bërë Shefqet Dibrani “filozofisë së durimit” të IR, e cila gjoja “bëri që sallonet e diplomacisë ndërkombëtare të fillojnë të korrigjojnë strategjitë e tyre rreth ardhmërisë së Kosovës”, për momentin mjafton të ofroj konkretizimin krahasues: afirmimi i atëhershëm “filozofisë” se IR dhe vet atij si “pacifist”, nga Beogradi neofashist dhe serbofilët francezë, amerikanë, gjermanë, britanikë..., ngjan me afirmimin që po i bëhet tani “idesë” për “korrigjim të kufijve”, gjoja të autorit H.Th., dhe vet “hashimit”, prapë nga strukturat e Beogradit neofashist dhe politikanëve serbofilë rusë, francezë, amerikanë, austriakë... (meqë edhe serbofilët neofashistë aktual po i puç platforma me neofashistët serbë)...

Reagimi që Shefqet Dibrani i ka vënë titullin “bombastik” “STALINIZMI SI KONCEPT IDEOLOGJIK”, nuk meriton më shumë se sa injorimin!

[vijon]

_____________________
* Homo sacer paskësh qenë term latin i të Drejtës Romake për “aventurier të shenjt”...

*****

Meqë Shefqet Dibrani më 10 nëntor ka afishuar edhe informimin për promovim të kompletit të veprave të tij (në 6 vëllime), për të dielën (18 nëntor), në Zvicër, por që ia paskëshin pëlqyer deri tani vetëm 15 veta, por e ofroj këtë informim edhe këtu, me shpresë se do të ketë të interesuar ta frekuentojnë atë promovim, të shoqëruar edhe me program muzikor:

https://www.fjala.info/shkshz-promovone-kolonen-publicist…/…

 

 

(Kosova Sot)