Korbi i zi serb, Ramiz Kelmendi kërcen degë në degë nëpër partitë politike në Kosovë

Korbi i zi serb, Ramiz Kelmendi kërcen degë në degë nëpër partitë politike në Kosovë
  • 20 November 2018 - 08:31

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

Në gazetën lidere në Ballkan nga lexuesit shqip, që quhet "KOSOVA SOT", Reshat Badallaj-Zhuriani me kohë dhe shpeshherë ka shkruar dhe fatmirësisht po vërtetohet dhe nuk mund ta luajë as topi, kur ka shkruar mos u besoni kryetarëve të partive politike, qoftë të pozitës, qoftë të opozitës, se janë të njëjtët hajna, banditë shkuar banditëve. Se kryekapotë e partive politike pa dallim vetëm se e mashtrojnë popullin dhe vrapojnë pas hajnisë si zagarët pas kockave, akoma më fuqishëm mbetem partizan i asaj se kryekapotë e bandave politike, qofshin të pozitës apo opozitës, para kamerave televizive lehin si qentë pas hënës. Të gjithë pa dallim janë hajdutë, kurrë nuk kam shkruar se janë hajna të rëndomtë, por kam shkruar se janë hajnat më të fortë jo në Ballkan, por në Evropë. Këta kryebanditë janë hajna që janë pasuruar për dhjetë-njëzetë breza,që para luftës nuk kishin as brekë për të veshur, rrospive të tyre u kanë blerë xhipa pis, si të Mata Harit... Do t'i analizojmë një nga një me fakte Ramiz Kelmendi, ky korb shëtitës, i porositur nga qarqet shoviniste serbe, kërcente degë në degë dhe është ulur në çdo bandë mafioze politike (dikush i quan parti politike, gabim!). Afrimi me Behgjet Pacollin askënd nuk e habit në Kosovë, sepse të dy ishin proserbë , prorusë, pro kasapit Slobodan Milosheviq, në fund të fundit edhe vetë e kanë thënë publikisht se "KOSOVO NE MOZE BEZ SRBIJE" DHE TAKIMIN ME MILOSHIN... Behgjet, e faqja zezë, deri këtu a jemi në rregull? Argati serbo-çetnik arriti të futet edhe në LDK. Një pjesë e LDK-së ishte e dalë nga ishjugosllavët dhe a ka ndonjë që mund të demantojë këtë. Ndoshta ka ndonjë nip i Drazh Mihajlit, se shqiptari që ka gjak shqiptari e di këtë punë. Të gjithë ata që kanë pasur librezën LKJ-së (Savez Komunisticke Jugoslavije) kanë qenë spiunë, tradhtarë, zagarë të pushtuesit, kopilë të Titos, që kanë dënuar dhe etiketuar shqiptarët, duke mbrojtur frymën patriotike të Serbosllavisë dhe këtu pyesim a ka ndonjë të thotë se nuk është e vërtetë... Këta spiunë e tradhtarë të kombit thoshin edhe këtë me besoni "TA RUAJMË VËLLAZËRIMBASHKIMIN SI DRITA E SYVE"! A është e vërtetë kjo apo shpifje?! Eh, këndonin edhe lehnin edhe këtë:"DRUZHE TITO MI TI SE KUNEMO DA SA TVOGA PUTA NE SKRENEMO"! A është e vërtetë kjo apo shpifje!? Kam gjetur nga shumë sosh që kam publikuar më herët edhe këtë se një zagar paska thënë në vitin 1981"...shtëpia e Reshat Badallajt është çerdhe e nacionalizmit dhe as lopët nuk duhet me ia marrë çobani e duhet me ia pre rrymën në shtyllë, t'i lënë në terr ose të ikin në Shqipëri..." procesverbal origjinal i shkruar me dorë, në vitin 1981, në lokalet e shkollës fillore në Zhur, në vitin 1981... Do të publikohet si të gjithë faksimilet që kam publikuar deri më tani. Pa merak fare! Eh, në fakt mund të thonë jo kopilët e Titos e të Rrahmanzinjve! Përse? Kam gjurmuar spiunët dhe tradhtarët e kombit që nga Daltonët, Skifonët, që nga Luigji i 14-të, Kmerët e Kuq të Pol Potitit, të Nikolai Çausheskut...,por më të poshtër, më gjakpirës, më spiunë, më tradhtarë, më zagarë që e kanë bërë horë edhe nënën e vet janë UDBASHËT. Ah,UDBA-ja FAMËKEQE SA SHQIPTARË I KA VRARË DHE I KA HUMBUR PA SHENJË E PA DOK, SA HERË I KANË DËNUAR DHE RRAHUR SHQIPTARËT. Fajin assesi nuk duhet lënë popullit, sepse populli nuk i votoi këta banditë, oligarkë,hajna...,këta dolën me anë të pazareve. Vraponin pas pushtetit, jo vendit dhe popullit, gjashtë muaj e lanë vendin pa institucione. Kanaleve të nëntokës nuk ranë në ujdi për pazaret se si të vidhet, jo për diçka tjetër, më vonë u bënë bashkë SHIK-u DHE LDK-ja. Në fushatën parazgjedhore u shan në rrënjë e në degë, bile edhe në gra shtrati,por, kur i ndanë pazaret se si të vidhet Kosova hajnisht, i harruan sharjet, tradhtuan ata që kishin lehur nëpër tubime si qentë e Karagjorgjit, u bënë bashkë dhe nuk kanë të ndalur vjedhjet nga kjo bandë POZITË E OPOZITË PA DALLIM. Eh, këtu dikush mund të pyet: Jo, Albin Kurti nuk është hajn! Po, aty a dini ju se aty rrotull Albinit ka hajna më të fortë në Evropë, por pasurinë haram e ka në emrin e vëllezërve të vet. Po, a e dini se Albini u puth gjashtë muaj me ISA MUSTAFËN. A e dini këtë? Po a dini ju se D. A. Është aty milici që ka bashkëpunuar me Serbinë? Tani kam ca pyetje për Dardan Sejdiun e PSD-së A keni punuar te Ekrem Lluka? Çfarë keni punuar aty? A e keni ditur se Ekrem Lluka ka bashkëpunuar me Dragolub Kariqin, bankierin e Milosheviqit? A keni ditur se Ekremi ka hise edhe me kompanitë serbe për t´ia shtuar ymrin Serbisë dhe për të shkatërruar Kosovën? Kam edhe njëmijë e një pyetje të tjera, por kësaj radhe po e lë me kaq, qëllimisht, por jam i detyruar t´i përkujtoj ca gjëra ty dhe popullit. Argati i Serbosllavisë me tradita të moçme të kumbarës Dragolub Kariq ishte i ndërsyer nga qarqet shoviniste serbo-çetnike, të futet në partinë e Ramush Haradinajt, që quhet AAK, që kurrë në jetën e saj, që nga themelimi, nuk mori përqindje të lakmueshme, por nejse morën pozita të larta shtetërore me anë të pazareve dhe e presin Ramizin e Serbosllavisë si të ishte krajl Karagjorgjeviqi, lëvdata për njeri- tjetrin deri në kupë të qiellit. Bile, merreni me mend AAK-ja, RAMIZIN, MIKUN E BANKIERIT TË MILOSHEVIQIT, KRUSHKUN E "POKRET SNAGA SERBIJE-BOGULJUB KARIC" lëre që e presin krahëhapur,por e avancojnë brenda natës, duke propozuar DEPUTET NË NUMRIN 56. A është kjo e vërtetë, apo shpifje? Flisni pse nuk flisni? Kush është burrë le të dalë në pazar dhe të thotë jo! Eh, një kryekungull gjakovar sa i gëzuar ishte kur hyri një argat serbian në gjirin e tyre. Po, Ramushi sa i gëzuar ishte, ecshin bashkë me fodullëk, me kollare... Bile, argati serb, Ramiz Kelmendi, kishte dhënë 400.000 euro për Rambon kur ishte në Gjykatën e Hagës. A është kjo e vërtetë, apo shpifje? Flisni, pse heshtni? Tashti, për të mos e zgjatur muhabetin më tej, pyesim: Krerët e AAK-së, a e kanë njohur RAMIZ KELMENDIN, BASHKËPUNËTORIN E KRUSHKUT TË SLOBODAN MILOSHEVIQIT QË VRAU MIJËRA SHQIPTARË? A e kanë kuptuar hallin e tij se përse vraponte të futej në bandat politike që t´i shtohet ymri Serbisë, të pasurohet me mallra helmuese serbe, mish të kalbur e të mykur... Flisni mos gaboni t´i bëni bisht pyetjes! Po e kanë ditur të gjithë, por IA KA ZËNË GABZHERRIN ME PARA SERBE DHE PUNË E MADHE SE VDESIN SHQIPTARËT. PO SI E KANDIDUAT PËR DEPUTET, MORE FAQEZINJ, MORE TRADHTARË... Duke parë se ky bishtdredhur serbian; Ramiz Kelmendi, nuk po ia arrin qëllimit me këtë parti, që ishte e përhapur deri në Junik, vendos t´i tradhtojë,t´ia kthejë shpinën dhe të ikë... Bishtdredhuri serb, Ramiz Kelmendi, ikën te gjarpri nën gjethe, Hashimi i Brojës Karafili i Serbisë, Ramiz Kelmendi, ikën dhe shkon te Hashimi i Brojës. Hasha, për faqe të zezë, e premtoi për post të madh në PASHALLËK. Por, Hashimi ishte më bishtdredhur dhe i hoqi tërvjelë këtij derdimeni dhe shushunjës së Kariqit, Ramiz Kelmendit. Ia dha hamamin e Hyrës, por para se të ndajnë martesën nuk ikën për asgjë, TË DY VODHËN MILIONA ME "FAMIPËN" E PRIZRENIT. Këta matrapazë; njëri me para serbe dhe tjetri ia kishte zënë frymën pushtetit me oligarkë, kishte zaptuar sistemin gjyqësor dhe vidhnin sa të donin, se banda e ka në dorë shtetin... Pasi e mbushin kupën dhe nuk i dha Hashimi i Brojës më shumë, këtij bishtdredhuri serb, Ramiz Kelmendit, ky korb shëtitës i hëngri fjalët që kishte thënë për pashain e madh, filloi të shajë si rrugaç dhe e ndajnë martesën. Tashti, Hashimi i Brojës dhe SHIK-u a kanë ditur se ky është argati serb, që ortak kishte kriminelin Bogulub Kariq, a e kanë ditur se ky ishte miku i varrmihësit të Kosovës, Slobodan Milosheviq? A e kanë ditur Hashimi i Drenicës dhe SHIK-u se Ramiz Zeza bashkëpunonte me Dobrica Çosiqin dhe Tomislav Nikoliqin. Folni, banditë shkuar banditëve! A është shpifje, a është e vërtetë? Tregoni popullit për dredhitë dhe tradhtitë kombëtare, për vjedhje që më zi se shkijet po e vidhni Kosovën, i latë pa bukë në sofër jetimët e dëshmorëve të kombit. Do ta paguani te Zoti, pa merak fare! Se pasuria haram shkon si e keni fituar me haram. Ju nuk keni ecur drejt. Dhe tani, ky argati i Sretenit, hajnit që iku në Rusi doli kundër idesë tënde, se Kosova nuk ka nevojë për ushtri!!! Deri kur këta kopilë të Serbosllavisë do t'u bien kambanave të mortit kundër kombi tonë? Kosova e përvëluar nuk e meriton të udhëhiqet nga kopilët e ish-Jugosllavisë,nga udbashët, oligarkët e kriminelët e dëshmuar ekonomikë dhe njerëzorë... Kosovës i duhen ndryshime rrënjësore që punojnë për të mirën e vendi, kombit, që interesat kombëtare i vënë mbi interesat personale, hajnave dhe bandave që nuk dinë se kur është boll duke vjedhur, e haram e paçin për jetë të jetëve! Këta matrapazë dhe antikombëtarë as hoxha nuk i lanë dhe xhenazet e tyre t´i shtrijnë në tabut, por as prifti nuk do t'i fusë në arkivol në shtratin e vdekjes dhe as nuk do t'i tymosë me tymnajën e fenerit. "Analistët","gazetarët" dhe puthadorët e ishSerbosllavisë paguhen nga kjo bandë mafioze. EMËRIMET NË POSTE TË LARTA emërimet në Qeverinë kuislinge me argatët e Serbisë. Kësaj radhe, Isa Mustafa emëroi Ramiz Kelmendin, një person që fut mallra të dyshimta nga Serbia në Kosovë, që quhet Ramiz Kelmendi. Kelmendi u emërua zëvendës i Isa Mustafës. Vlen të theksohet se Ramiz Kelmendi për interesa të veta personale, për të ardhur deri te ky post, ndërroi disa parti. Ramiz Kelmendi është nga Peja, biznesmen, që fare nuk i intereson çështja kombëtare, por vetëm për të trashur xhepin e tij, fut mallra të ndryshme nga shteti gjakatar Serbia. Disa herë i është tërhequr vërejtja me mallra të skaduara, por ja që këta matrapazë nuk kanë hallin e popullit. Ramiz Kelmendi tamam si banda tjetër "DEVOLLI" akoma pa u tharë gjaku i shqiptarëve të derdhur lumë, filluan allishverishet me nipat e Drazh Mihajlit, sikur të mos kishte ndodhur asgjë në Kosovë nga kasapi i Evropës, Slobodan Milosheviqi. Dikur Ramiz Kelmendi lavdëronte Ramush Haradinajn deri në kupë të qiellit Isa Mustafa harroi se Ramiz Kelmendi, kur iu bashkua Hashimit të Brojës, ishte kritikuesi më i ashpër i tij. Kelmendi lehu shumë sertë kundër Isa Mustafës, se Kosova është në krizë të thellë ekonomike, kurse dje ky halabak dhe njeri i harlisur tha për Isa Mustafën se është ekonomist i mirë. Dikur Ramiz Kelmendi lavdëronte Ramush Haradinajn deri në kupë të qiellit, pastaj ia ktheu kurrizin dhe iu ngjit si shushunja Hashimit të Brojës, duke lavdëruar deri në zenit, shtronte tepih të kuq dhe i grishte të parët e partive, të Qeverisë kuislinge për t'u ulur në odën e tij, tamam si Mareshal Tita dikur. Nuk i shkonte kush. Kot dilte te fundi i shkallëve për t'i pritur. I thoshte dy-tri fjalë për TV Klan Kosovën, proserb dhe i financuar nga banda serbiane që quhet "DEVOLLI" dhe futej brenda i turpëruar. Më fal, po ku di ky se çka është turpi. Rrugëtimi i Ramiz KELMENDIT për t'u bërë krahu i djathtë i kryeministrit Isa Mustafa është i paparë. Dhe krejt në fund fare, për t´i mos rënë muhabetit më tej rrotull, Qeveria kuislinge e Kosovës, e dalë me pazare të nëntokës kriminale, e jo me votën e lirë të popullit u mbush me hajna, matrapazë, titistë, UDB-ashë dhe argatë të Serbisë gjakatare. Një gjë dihet se kjo Qeveri nuk e ka rrugën e gjatë, i ka orët e numëruara, është duke dhënë shpirt. Kjo bandë mafioze kot e ka se strehon të tillët. Populli do t´i zgjedhë së shpejti të merituarit që punojnë për interesa të qytetarëve, të vendit dhe assesi matrapazët për interesa personale e karrieriste, jo vetëm që japin dhe shesin vendin, por japin gjithçka. Tashmë kjo u vërtetua në ditën me diell. Populli duhet të çohet dhe të thuhet "STOP" njëherë e përgjithmonë. Mjaft u bë me hajdutët dhe matrapazët e kanaleve të nëntokës, të udhëhequr nga bandat mafioze. Kosova nuk e meriton një gjë të tillë. Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike. 

(Kosova Sot)