Cuba, go home !

Cuba, go home !
  • 22 November 2018 - 07:58

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Nuk i përkas atyre njerëzve që shohin vetëm zi për vendin e tyre. Po ashtu, nuk i përkas as atyre bandave politike që u gëzohen dështimeve të bandave të tjera politike, kjo dëshmon se kurrë në jetën time nuk kam qenë në asnjë bandë politike. Kurrë nuk ka qenë më larg BASHKIMI I KOMBIT GJATË SUMDIMIT TË KËTYRE BANDAVE, prandaj edhe kam refuzuar disa oferta. Mirëpo, cilit i ka vajtur mendja se pasi të çlirohemi nga shteti më gjakatar në botë, Serbia fashiste që vrau, preu, humbi pa shenjë e pa dokë mijëra trupa njerëzish, dogji dhe dhunoi mijëra femra shqiptare dhe do të bjerë vendi në dorën e bandave me banditë shumë të rrezikshëm që do të formojnë klane mafioze të sojit kolumbian, sicilian, të Zemunpoljes që do e vjedhin deri në palcë dhe nuk do të ngopen. Kujt i ka vajtur mendja se vendi do të bjerë në dorën e hajnave të gjakut serb të "Rognerit" dhe këta shqipfolës do të bëhen brenda natës supermilionerë me djersën e bashkatdhetarëve, cilit i ka vajtur mendja se sërish Kosova do të bjerë në dorën e ish- titistëve, farës më të ndyrë të kombit dhe po këta ish udbashë do të qeverisin vendin...

U bënë bashkë dhe i harruan vrasjet

Këta të "Rognerit" dhe kopilët e Titos gjatë luftës vriteshin për asgjë tjetër pos se kush do ta marrë pushtetin. Dhe, a është e vërtetë se është kështu? Atëherë, cila bandë e çoi deri në fund mandatin? Asnjëra! Kjo dëshmon më së miri se te qeveritë bandite hynin pameritueshëm dhe lufta për pushtet tregoi më së miri se u zgjodhën me pazare të kanaleve të nëntokës kriminale. Pra, jemi dëshmitarë të kohës se këta të "Rognerit" dhe ish-jugosllavët apo kopilët e Titos u bënë bashkë dhe i harruan vrasjet dhe gjithmonë sipas tyre shkuan si "qeni n' rrush" dhe këta merrnin pushtetin dhe bile këta langonj zgërdhiheshin si qentë e Miloradit!!! Pra, kësaj radhe për t'i mos i ra muhabetit rrotull, gjatë qeverisjes së pazareve, aferave, skandaleve, hajnisë dhe kurvërisë, bota fillo të na shohë me syrin tjetër, ngecën në njohje. Na njohën falë Amerikës dhe disa shteteve mike. Shikoni tani Qeverinë banditësh, me kopukë, hajna, mangupësh se sa e dëmtojnë buxhetin e shtetit dhe bile këta mangupë pa fije turpi flasin edhe për merita. Pra, shikoni sa të pafytyrë janë. 

Fajet i ka "Merimanga e Zezë"

Shikojeni Kuvendin rrugaçësh e vagabondësh, që shkojnë vetëm për të nënshkruar dhe marrin rrogat... Shikojeni mangupin e Brojës që ha e pi me VUÇËN E DRAZH MIHALIT, në hotelet më të shtrenjta të botës. A dini ju se sa është dëmtuar buxheti i shtetit nga kjo kope kuislingësh, bile ky mangup po e shet edhe vendin si plaçkë. A e dini se ky çarrata është duke bashkëpunuar me udbashin më të rrezikshëm, këlyshin e Jovica Stanishiqit, BATON HAXHIUN... Për të gjitha këto mynxyra të kësaj merimange të zezë fajet i ka kopili i Titos, Isa Mustafa dhe komplet ish-jugosllavëtudbashët që quhen LDK, se këtë despotë, këta e prunë në fron dhe këta titistët nuk kanë të drejtë morale të flasin. Ky soj nuk ka moral. Shikojeni kopilin tjetër të vogël të Titos, por që u bë hajni më i madh, Shpend Jahtin, që populli po e quan Shpend hajni, se çka i bëri Prishtinës, masakër me bandën Devolli dhe këlyshët mafiooligarkësh me lloj-lloj Ramiza, Kariqa. Pra, kjo bandë me mospunë që të mos na pranojnë në UNESCO, në Interpol dhe... Pra, është koha e duhur dhe për të mirën e vendit, që kësaj kopeje banditësh,hajnash, që nuk punuan për interesa të vendit dhe qytetarëve të saj, por vodhën pa mëshirë dhe shitën vendin t' i thuhet: cuba, merrni bandat tuaja dhe go home e mos u kthefshi kurrë...! Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

 

(Kosova Sot)