Ku u takove me kumbarën Ivica Daçiq, në Beograd, apo në shtëpinë tuaj...?

Ku u takove me kumbarën Ivica Daçiq, në Beograd, apo në shtëpinë tuaj...?
  • 02 December 2018 - 08:11

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

T ashmë një djalë lazdran, Petrit Selimi, edhe pse dihej se ishte servil i Hashimit të Brojës, kam dëgjuar se më duket dikush po i thonë president, nga populli u kap me pelë përdore, duke bërë hyzmetin e tij në rrjetet sociale. Ky kalemxhi, Petrit Selimi, ka marrë përsipër detyrën e tellallit për të kryer argatin e harambashit, që nuk mund të kryente as e shoqja e Hashimit, Lumja. Petrit Selimi ka lehur në emër të Hashim Thaçit, por lehjet e tij nuk kanë qenë ashiqare, por tinëzare dhe hajnisht pa dalë në rrugë për t´ia parë surratin. Tashti, duhet të dijë populli se kjo kope banditësh a kanë të drejtë të bëjnë buxhetin e shtetit rrush e kumbulla, a kanë të drejtë që paratë e taksapaguesve t´i harxhojnë udhë e paudhë. Sa është paguar ky lazdran djalë dhe puthadori i Hashim zezës? Ose në të kundërtën të deklarohet publikisht ndoshta këtë marifet e bën "hangari" dhe pastaj ne kemi muhabet tjetër se si e ka mashtruar dhe gënjyer popullin. Do të ishte më mirë të tregojë vetë se do zbulohen një nga një faqet e historisë të kësaj bande kriminelesh që po e dëmtojnë shtetin dhe po e keqpërdorin paranë e popullit... Bën selfie me kriminelin Ivica Daçiqin Dhe, e dyta, ky kasnec i Hashimit të Brojës, kam dëgjuar se disa bëjnë be se ky është "presednik", po,po, kështu kam dëgjuar, ka ndërsyer këtë tellall të takohet edhe me kriminelet dhe pushkaxhinjtë e gjakut të Dragutin Mihajloviqit, që njihet ndër shqiptarë si Drazh Mihajli, me Ivica Daçicin. Mirëpo, një gjë është shumë interesant dhe duhet vënë në spikamë si ky servil i Hashim zezës ku është takuar më këtë kriminel, Ivica Daçiqin dhe takimi si ishte, në emër të Kosovës apo, u takua në shtëpinë e tij në Beograd, apo është futur me përcjellje në shtëpinë e Petrit Selimit?. Përse po pyes kështu? Sepse tellalli i Hashimit të Brojës bën selfie një foto me Ivica Daçiqin, nipin e Drazh Mihajlit, bile në foto buzët i kanë në yrnek zgërdhimje... Po,ç´ ju desh këtij lazdrani të merrte edhe djalin e tij. Tani, në takimet zyrtare nuk preferohet të shkojë me kalama dhe të puthesh me serbianët!? Po, të ishte takim zyrtar, serish shtrohet pyetja se kush i bëri shpenzimet? Dhe, këtu lindin domosdoshmërisht edhe shumë pyetje të tjera, ta zëmë në cilin hotel në Beograd apo gjetiu kanë bërë DYZEN AHENGU ? Po i keqpërdorin paratë e popullit Në këtë shkrim nuk dua sot të zgjatem shumë, pa dhënë përgjigje lazdrani Petrit Selimi, ky kalemxhi i Hashim të Brojës dhe pastaj të shohim se a është shkelur Kushtetuta e vendit, a janë takime zyrtare apo private, a janë takime sekret antishtetërore, kush e ndërseu dhe kush e autorizoi të bisedojë, sepse populli ka vënë shumë dyshime kohëve të fundit në këtë kope zagarësh, langonjsh e kuislingësh, që hanë e pinë me para të popullit, bëjnë propagandë duke e mashtruar dhe gënjyer popullin, pa ditur "Al padrone" i tipit sicilian e kolumbian si të ishte Pablo Escobari. Pra, ky rrjet duhet kapur dhe zbuluar se si po e keqpërdorin paranë e popullit dhe tinëzisht prapa krahëve të popullit shesin tokat si te ishin plaçkë dhe malli i babës se tij dhe shumë e shumë keqpërdorime tjera. Dhe, krejt në fund fare,ama vetëm për sot, se do e zbulojmë këtë tradhti dhe hajni që bëni me nipat e Drazh Mihajlit, ju kopeja e tradhtarëve të dalë nga stanet e Shumadisë, prapa kurrizit duke i rënë kambanave të mortit kundër shqiptarëve, duke i rënë sakicë e hanxhar kësaj toke që na e ka lënë ZOTI HISE. Për këtë që po ju çoj fjalë, ju pres të dilni në pazar dhe t´i lidhim kijet, që të na gjykojnë lexuesit e populli se ju keni marrë udhën e tradhtisë. E di që nuk kemi luajtur me ashik bashkë, po ju pres në përgjigje. Atë pashain merre me veti se kam për t´i thënë shumë tradhti. Se ai po leh kundër meje, por, po mundohet të kafshojë hajnisht. Ka për të ardhur dita se nga më çon fjalë, bashkë me Kadri topuzin, që më ironi më përshëndet me dorën e tij, kinse ta di unë që jam në dijeni. Pushka ju beftë top se unë e kam hedhur kokën në torbë dhe pesë para nuk i jap për ta! Por, nga anët tona me origjinë nga vij unë, nga Zhuri i krahinë së Lumës thuhet:"QENI LEH NË ATA NJERËZ QË NUK I NJEH...". More vesh, mora thuaj! Mos mendoni se toka sillet vetëm rreth jush...! Të fala nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI. Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)