Këta janë rrenacakët dhe të pafytyrët...!

Këta janë rrenacakët dhe të pafytyrët...!
  • 05 December 2018 - 08:11

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

osovë, urime vizat! Kështu këta hajna, mashtrues, rrenacakë, e mashtronin popullin e shumëvuajtur, që dha shumë gjak për këtë liri. Ndërkaq, këta jo vetëm që kanë viza për veti, por edhe për familjarë dhe bredhin me para të buxhetit të shtetit nëpër hotelet më luksoze të botës dhe bile duke i cakërruar gotat me nipat e Drazh Mihajlit, e populli bredh nëpër kosha të plehrave për bukën e gojës. Do të zbardhim se çka thoshin për vizat Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa, Shpend Ahmeti, Baton Haxhiu, Behgjet Pacolli, banda serbe Devolli, kumbara i Sreten Lukiqit, Ramiz Kelmendi, dhe përse nuk u bë liberalizimi i vizave Shkrimin sot po e nis me një vaki:"Një hajn ishte futur për të vjedhur sanë në livadhin e huaj dhe papritmas vjen i zoti i livadhit dhe e sheh hajnin dhe i thotë: Mua po më vjen marre që po të shoh ty që ke hyrë me vjedh dhe ty nuk të ka ardhur marre me hy me vjedh..." Dhe, me besoni se mua më vjen turp për këta faqezi, të pafytyrë, rrenacakë, hajna, që kanë mbërri në skajshmëri me idiotizmin e tyre. Por, për një gjë jam shumë krenar, se vite të tëra në gazetën më të lexuar dhe të pakonkurrencë fare, që quhet "KOSOVA SOT", vazhdimisht kam thënë se askush të mos u besojë këtyre mafio-oligarkëve që vrapojnë pas hajnisë tamam si zagarët e uritur pas mërsinave dhe si e dini shpeshherë kam thënë se jam i gatshëm të përballem me këta idiotë edhe para sistemit të kalbur gjyqësor, të instaluar kryekëput nga Biligradi, edhe pse ky rrjet mafio-oligarkësh të kanaleve të nëntokës e kanë bërë zap dhe nuk guxojnë të bëjnë as gëk e as mëk. Para se të futem në detaje dua të bëj një pyetje: Përpos hallexhinjve, a ka pasur ndonjë naiv, idiot dhe vagabond që vërtet u ka besuar këtyre hajnave dhe matrapazëve? Nga anët tona të origjinës nga vij unë, Zhuri i krahinës së Lumës, thuhet:"Në qoftë se është ngrënë pitja, tepsia është në vend", pra kërkoni, në këtë gazetë kam thënë se mos u besoni këtyre vagabondëve, rrenacakëve, matrapazëve, tyxharëve, se vetëm ju mashtrojnë në pikë të ditës se kinse do të bëhen vizat për Bajram, Krishtlindje... dhe si doli? Cilat janë faktet: Ajo është ditur se në Kosovë vlon krimi i organizuar i nëntokës kriminale, janë formuar klane mafioze të stilit sicilian, kolumbian dhe bile shumë më të rrezikshëm se klani i Zemunpoljes së Legias që quhej PRONTO, pastaj KORRUPCIONI më i lartë dhe me i rrezikshmi jo vetëm në Ballkan, por në Evropë, për të cilin çdo ambasador dhe funksionar i lartë që vinte në Kosovë thoshte luftojeni korrupsionin dhe ky grup mafiozësh as që vriste mendje, sepse këta banditë ishin të pajisur me viza dhe atë jo vetëm për veti, por komplet për tërë familjen e tyre dhe bredhin me rrospitë e tyre duke bërë sallamadi dhe dyzen ahengu nëpër hotelet me të shtrenjta të botës dhe shoqëroheshin me kriminelët serbo-çetnikë, nipa të Drazh Mihajlit, që vranë e prenë, dogjën e dhunuan, mijëra femra shqiptare dhe ky soj banditësh i harruan të gjitha. Në maje të shtetit janë hajnat Adresën e pata treguar publikisht se hajnat dhe vagabondët të mos kërkohen askund pos nga majat e shtetit, si; presidenca, qeveria e hajnave e kuislinge, kuvendi rrugaçësh dhe vagabondësh dhe në kryebanditët e bandave politike e deri që kërkoja të futet VETTING-u në sistemin e kalbur gjyqësor ku ka me bollëk langonj e zagarë që i kanë shërbyer qenit plak Titos, kasapit të Slobodan Millosheviqit e deri të kryetradhtari Rrahman zeza, që njihet si epoka e Rrahmanzinjve, që jo vetëm që kishin bërë argatin e kriminelëve sllavojogorëve ortodoks, duke i dënuar shqiptarët me montime politike dhe jo vetëm kaq, por këta langonj dhe zagarë kanë shkuar gjurmëve të atdhetarëve dhe kanë dëgjuar edhe frymëmarrjen e tyre dhe pos që i kanë dënuar edhe i kanë etiketuar si komb me lloj-lloj epitetesh dhe këta langonj dhe zagarë kurrë asnjë serbian nuk e dënuan... Po si mund të luftohej korrupsioni kur në majat e shtetit janë hajnat dhe banditët. T´u referohemi edhe këtu vetëm fakteve: Jemi dëshmitarë të kohës se ne i njohim po këta banditë, më duket se dikush i quan politikanë, para luftës nuk kishin as çorapë e as brekë dhe kah u bënë supermilionerë dhe të sigurojnë pasuri për dhjetë-njëzet breza, po rrospitë e tyre me çanta dore nga 8 mijë e ca euro, po shtëpitë me pishina që para luftës kanë fjetur si në kolibe qensh, po veturat më të shtrenjta se të Bill Clintonit... Ky soj banditësh vodhën buxhetin e shtetit, vodhën në arsim, vodhën në asfalt, vodhën djersen e bashkatdhetarëve që derdhën MILIARDA në Fondin e 3% dhe atë "Vendlindja Thërret", ha e pi në "ROGNER" dhe në hotelet me pesë yje të botës. Po a e dini se këta nuk kishin para për një kafe para luftës. Pastaj bashkëpuno me udbashë të sojit të këlyshit të UDB-së me librezë zyrtare që lokalet e UDB-së në Beligrad i ka shëtitur më shumë se dhomat e tij, langoin e Jovica Stanishiqit, BATON FAZLI HAXHIUN, bashkëpuno me bandën serbiane që quhet DEVOLLI që synim kishte vrasjen e shqiptarëve me krunde qensh e derrash të stallave serbe, bashkëpuno me kumbarën e Boguljub e Sreten Kariqit, harambashin Ramiz Kelmendi, bashkëpuno me hajnin dhe kopilin Shpend Ahmeti, që u kap ky bandit dhe vagabond në ujërat e Serbosllavisë në jahtin luksos më i shtrenjtë se i Abramoviqit, fluturo me avion privat duke mashtruar popullatën e Prishtinës dhe shit bandave serbe toka në zemër të Prishtinës, bashkëpuno me proserb dhe prorusin, Behgjet Pacolli që këmbëngulte se Kosova nuk bën dhe nuk mund të jetojë pa Serbinë dhe të mos i numërojë një nga një dhe t´i zbardhë hajnitë dhe tradhtitë e kësaj kopeje hajnash dhe banditësh. T'i zbardhim rrenat dhe tradhtitë e kopilëve A e dini ju se ky grup i rrezikshëm banditësh e kanë lëshuar rrjetin tamam si të merimangës, si në nivelin qendror, lokal dhe në çdo dikaster dhe atë si vaji në lakra. Dhe, ju mendoni se Evropa nuk i di këto gjëra, kur sot edhe një qytetar i thjeshtë, që ka katër vjet shkollë, i di dhe bën me gisht se kjo pasuri është e filan hajnit e fistek banditit, ndërkaq populli mbledh bukë nga koshat e plehrave, shikoni si janë spitalet jo vetëm që nuk kanë barëra, por një i sëmurë duhet të marrë nga shtëpia dyshek e jorgan. More ju a shihni se në çfarë mjerimi kemi ardhur, jemi hallakatur e katandisur duke luftuar për pushtet dhe jo për shtet ose për interesin e qytetarëve, por për interesa të tyre personale dhe ky soj banditësh që në fushata parazgjedhore shaheshin jo vetëm nga nëna e nga baba, por edhe në gra shtrati dhe atë tej e përtej dhe kur vinte puna për të kapur pushtetin këta zgërdhiheshin. Besoj se e dini se çka është fjala kopil, ndaj nuk do mundohem ta zbërthej. Hashimi Thaçi, djali i Haxhiut të Brojës, që deri dje ka kullotur buallicat nëpër arat e Brojës dhe ka ngrënë sapunin për djathë, Ramush Gjoko Haradinaj, djali i të ndjerit Hilmi, që ka qenë burrë shumë i mirë, i thoshin dikur Rambo se shumë ushtrime kishte bërë në mulli, duke ngritur pesha të rënda, thasët me miell, dhe kopili i Titos, hajni i Diasporës, argati i Rrahman Zezës, Isa MUSTAFA, proserb dhe ndër dej u buron gjaku i titizmit (ju garantoj), aq shumë argatë ka bërë për fashizmin titist sa që tërë kraharorin dhe deri në kërthizë u dekorua me "znaçka" dhe bile edhe sot Shesheli e merr si biçim Isën se si duhet me punuar për Serbinë UNIKE, ndoshta e dini përse po them unike, pyesni Isën, e morën vendin në dorë, natyrisht me pazare të kanaleve të nëntokës kriminale. Dhe, kjo bandë e rrezikshme pas veti secili kishte pas vetes bandat dhe klanet e tyre mafioze dhe rrotull vetes plot e përplot udbashë të dëshmuar me tradita të moçme proserbe. Dhe, këta dylberë e karafila kurrë dhe asnjëherë nuk fituan votën e popullit, por u bashkuan me pazare. Shitën toka malazezve Hashimi dhe Isa Zeza, Ramushi i Gjokës kundërshtonte dhe hyri me hu në Kuvendin rrugaçësh, duke i shtyrë edhe policët, ndërkaq me vonë ia gjeti ilaçin Hashim edepsëzi e bëri dhe naçallnik dhe jo vetëm se u bë si pulë, por pasi u ul në shkamb berberi ishte në gjendje të jepte jo vetëm Kullën e Zhlebin, por deri edhe gështenjat e Deçanit. Kanë marrë para me thasë Besëprerët janë në pazare duke thënë edhe TREPÇËN, UJMANIN dhe shumë të zeza dhe për t´i hedhur pluhur syve popullit shkonin e vinin herë në Bruksel, herë në Amerikë, herë në Nish me vetura, herë me jahte luksoze, por këta faqezinj, kush nuk e di, të gjithë kanë marrë para me thasë nga bashkëpunëtorët, udbashët, hajnat dhe argatët e Drazh Mihajlit. Nga kush ndoshta do të pyet ndonjë i shkretë? Banda serbe që quhet Devolli, denbabaden serbe, i lidhur me klanin mafioz të Zemunpoljes që quhet "Pronto", se nga këtu kanë marrë yrnek harambashi i Elektricki Teknicki Center (ETC), Ramiz Kelmendi, kumbara i Draguljub dhe Sreten Karicit, ata që nuk e dinë këta kanë pasur edhe "pokret dhe znaga srbije" dhe prorusi dhe proserbi, Behgjet Pacolli, i kanë mbajtur gjallë këta minj të xherizit. Le të guxojë të dalë dikush prej tyre dhe t´i lidhin kijet me mua dhe të thotë se nuk është e vërtetë. Dhe, ç´mendoni ju, se këta të pafytyrë nuk e kanë ditur nga e kanë burimin paratë e pista të këtyre bandave dhe argatëve të Drazh Mihajlit? Pra, këta e kapën pushtetin dhe për të humbur gjurmët e hajnisë dhe tradhtisë pikërisht ky soj kopukësh për të mashtruar popullin, pa fije turpi këta mangup thanë disa herë:"Kosovë, urime vizat!". Flisni. Përse nuk kishin turp për popullin? Peshku në det, e tigani në zjarr. Bile pa fije turpi langonjtë gjakprishur festonin edhe me shampanjë franceze. Këtë e hapi një hasjan, që kur i thua: mbrëmë ka fluturuar një qen, nuk thotë nuk fluturon qeni, por pyet ka shkon? Pra, shikoni se në çfarë gjendje kemi ardhur, që nuk e meriton një popull i masakruar të kapet nga një grusht hajnash dhe me sherrin e tyre populli u mbyll si në kavaz. Ky soj kot e ka që mundohet t´ia lërë popullit kopilin në derë se vetë janë kopilë...! 

(Kosova Sot)