BE-ja dhe Hashim Thaçi janë shkaktarët e tërheqjes së njohjeve ndaj shtetit të Kosovës

BE-ja dhe Hashim Thaçi janë shkaktarët e tërheqjes së njohjeve ndaj shtetit të Kosovës
  • 06 December 2018 - 08:17

SHKRUAN: MUHAMET KELMENDI

Në kuadër të luftës së ashpër kundër konsolidimit dhe njohjes së Republikës, aq sa po ndikon armiku shekullor, Serbia neofashiste, po aq ka ndikuar edhe BE-ja dhe z. Thaçi. Qëndrimet e BE-së se do të ecet në rrugën e marrëveshjes "historike" midis shqiptarëve dhe serbëve ne Ballkan, teori e inkorporuar në politiken e jashtme të vendit tonë, të kryesuar nga z. Thaçi dhe z. Pacolli, ka krijuar një çrregullim të ashpër në kuadër të shteteve dhe të organizmave ndërkombëtarë. Kosova është dëshmitare se as në Interpol nuk u pranua si rezultat kryesisht të planit të BE-së dhe e Thaçit për marrëveshje. Shumë shtete votuan kundër ose abstenuan, duke u mbështetur në deklaratën për realizimin e Marrëveshjes gjithëpërfshirëse të Kosovës dhe Serbisë. Politika nënshtruese Ideologët e kësaj marrëveshjeje, Moska, Beogradi dhe Parisi, kanë arritur të bindin faktorin ndërkombëtar, shumë organizata dhe shtete, që të mos veprojnë pa arritjen e kësaj marrëveshjeje. Kështu shumë shtete i tërhoqën njohjet e tyre. Në kuadër të arsyetimit përmendet: "Tërhiqet njohja ndaj Republikës së Kosovës me qëllim që të priten rezultatet përfundimtare të bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë". Ky arsyetim mjafton për të caktuar dhe për të përcaktuar faktin, se tërheqjet e njohjeve, mospranimi në Interpol, si dhe në organizata të tjera janë kryesisht nga politika nënshtruese e BEsë dhe pikërisht e z. Thaçi kundruall Rusisë dhe Francës. Në planin ballkanik ka një vit që z. Thaçi bërtet dhe digjet për marrëveshje. Këtë betim po e përkrah edhe BE-ja. Serbia duhet të njohë shtetin e Kosovës E baza e bërtimës vjen nga plani rusofrancezo-serb për gjoja korrigjim të kufijve. Ky fakt tregon se shkaku i tërheqjeve të njohjeve dhe i dështimeve në organizmat ndërkombëtarë e ka bazën te BE-ja dhe te z. Hashim Thaçi. Natyrisht se kësaj i paraprin plani ruso-francez për ndarjen e Kosovës me korrigjim të kufijve. E gjetur para këtij presioni, BE-ja po e rrezikon sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës, me qëllim që ky plan të realizohet në praktikë. Por, kjo nuk bëhet. Kosova është një vend shumë nevralgjik dhe strategjik. Shteti i Kosovës nuk mund të lejojë këto lojëra të rrezikshme dhe shumë të dëmshme për shqiptarët në Ballkan. Kosova nuk ka çka të japë më. Ka dhënë mbi 15 mijë KM katrorë. Ato janë sot të serbizuara. Kjo i kalon tërë kufijtë dhe asnjë pëllëmbë të tokës nuk e shkëmben. Kudo ky vend është i rrethuar me troje shqiptare. I takon Serbisë të veprojë. Serbia duhet të njohë shtetin e Kosovës. BE-ja duhet të thellojë presionin ndaj Beogradit. Këtu është e ardhmja e paqes dhe e prosperitetit në Ballkan. Këtu është baza e lirisë.

(Kosova Sot)